LIVE UPDATES
Bota

Gjermania në krizë buxhetore: Çfarë është në rrezik

Gjykata Kushtetuese Gjermane detyroi qeverinë të heqë 60 miliardë euro nga buxheti. Qeveria shpall vit emergjence, Auron Dodi me pasojat.

25 Nëntor 2023, 08:20 Nga Auron Dodi
Gjermania në krizë buxhetore: Çfarë është
Merkel dhe Olaf Scholz

GJERMANI- A do të paguhen dot tani rrogat e nëpunësve dhe pensionet? Kjo pyetje u shfaq në medie pas vendimit të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të bllokuar gjerësisht buxhetin e vendit. Pyetja e ka burimin në paralelizmin me bllokimet e buxhetit në SHBA, ku kundërshtarët politikë bëjnë presion ndaj tjetrit duke mosfirmosur lëvrimin e fondeve.  Në Gjermani pagat e nëpunësve dhe pensionet do të vazhdojnë të paguhen, ato nuk janë në rrezik. Situata e pazakontë është krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi qeveria e kancelarit Scholz e respektoi brenda javës vendimin e Gjykatës prestigjoze gjermane. 

Gjykata Kushtetuese tha se qeveria e kancelarit Scholz kishte shkelur rregullin kushtetues për borxhet. Sepse kishte transferuar kreditë e caktuara për rikuperimin nga pandemia (2021) në fondin për mbrojtjen e klimës dhe transformimin e ekonomisë, pa argumentim bindës. Bëhet fjalë për një shumë gjigande prej 60 miliardë eurosh. 

Gjykatësit thanë edhe se kreditë emergjente, të pakonsumuara, nuk lejohet të ruhen si rezervë e të shfrytëzohen më vonë, siç bëri qeveria. Vendimi i gjykatësve kushtetues ka shkaktuar një krizë buxhetore, me pasoja të mundshme politike. Ai ka tronditur fort barazpeshën e brishtë në radhët e koalicionit të qendrës së majtë ndërmjet socialdemokratëve, të gjelbërve,liberalëvenë Berlin. Të enjten në mbrëmje ministri i Financave, Christian Lindner,  tha se do ta shpallte vitin 2023 një vit emergjence. Me këtë pezullohet rregulli i borxhit dhe shpenzimet fitojnë "bazë të fortë kushtetuese".

Zgjidhje pragmatike - por e përkohshme

Me këtë hap qeveria mund t'i plotësojë premtimet kryesore të bëra për vitin 2023-2024. Presioni i krijuar, ndër të tjera, nga industria e çelikut, nga Banka Gjermane për Rindërtimin, nga Forcat e Armatosura, të prekura nga shkurtimet e pritshme, është i madh. Ndaj liberali Lindner vendosi të enjten goditjen e shpejtë çliruese: të mërkurën e ardhshme, pra, më 29.11.2023, qeveria do të paraqesë në Bundestag kërkesën për të pezulluar për të katërtin vit radhaz rregullin e borxheve.

Ky rregull i fiksuar në kushtetutë ndalon që deficiti publik të kalojë 0,35% të Produktit të Brendshëm Bruto -  me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme. Qeveria pritet të argumentojë se ishte situatë e jashtëzakonshme në fillim të vitit 2023, pasi pasojat e krizës energjetike ishin të dukshme. Me një rezolutë emergjente, do të miratohet një buxhet shtesë për vitin 2023. 

Me këtë jo vetëm do të justifikohen juridikisht shpenzimet tashmë të bëra. Por do të paguhen edhe subvencionet e premtuara për ngrohjen, në shumën 18 miliardë euro; industria e çelikut do të marrë 4 miliardë euro, për të prodhuar çelik me teknologji të gjelbër; kompania e gjysëmpërçuesve Intel në Magdeburg do të marrë 10 miliardë eurot e premtuara e kështu me radhë.

CDU/CSU: koalicioni qeveritar tripartiak nuk di të qeverisë

Marcel Fratzscher, Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkimet Ekonomike flet për një gabim "të ndershëm" të qeverisë me rialokimin e fondeve. Me paratë e rialokuara u subvencionua edhe çmimi i ngrohjes së familjeve gjermane, pra njerëzit vuajtën më pak.

Por për grupin parlamentar të opozitës CDU/CSU gabimi formal është dëshmi e re që koalicioni qeveritar tripartiak në pushtet, thjesht nuk di të qeverisë.

Kriza buxhetore ka pasoja të rënda ekonomike

Pasiguria për atë që mund të shpenzohet apo jo është shumë e dëmshme për ekonominë gjermane. Po të thellohet recesioni i lehtë i ekonomisë gjermane, sepse tani mungon besimi i investorëve, problemet i ndjen i gjithë Bashkimi Evropian.

Për vitin 2024, do të jetë në fuqi vetëm një buxhet provizor, nëse qeveria nuk arrin ta miratojë atë në minutën e fundit, këtë vit. Si në kohë ndërrimi të qeverive, pas zgjedhjeve parlamentare. Janë bllokuar gjerësisht shumë projekte të reja, me shpenzime, që shtrihen në disa vjet. 

Pikëpyetje e madhe për fondet speciale

Situata është e ndërlikuar. Pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese u vë pikëpyetje të gjitha fondeve të jashtëzakonshme të qeverisë, të planifikuara në krizat e fundit. Sipas disa mediave, janë 30 fonde të tilla. Me fondet e jashtëzakonshme qeveria ka anashkaluar rregullin e borxhit, në krizat e njëpasnjëshme, të Covid-19, në krizën energjitike, në krizën e inflacionit.

Frena e borxhit në kushtetutë shkakton probleme

Idetë fillestare për të disiplinuar shpenzimet e qeverisë u shprehën në fillim të viteve 2000. Shpenzimet e ribashkimit, papunësia e lartë i kishin rënduar financat e shtetit. Por në kushtetutë, frena e borxhit u fut në vitin 2009, në qeverinë Merkel.

Ky instrument ndihmoi në stabilitetin financiar të Gjermaninë. Deri në vitin 2019, borxhi ra nën 60% të PBB, nga 81% që ishte një dekadë më parë. Gjermania u kthye në referencë fiskale për Eurozonën, me një dekadë rritje ekonomike të pandërprerë e punësim gati të plotë.

Por situata gjeopolitike atëherë ishte e ndryshme. Gjermania blinte gaz të lirë nga Rusia. Kina nuk shihej si konkurente, por si blerëse e zellshme e Gjermanisë. 

Frena kushtetuese e borxhit solli disiplinë në shpenzimet e shtetit. Por sot shumë ekspertë e shohin atë si instrument jointeligjent, pasi ajo nuk bën dallime në llojin e shpenzimeve që frenon. Frenimi i investimit në arsim sot p.sh. sjell probleme punësimi për të nesërmen.

Problematik ky rrjet sigurie ka rezultuar edhe për landet federale. Detyrimin për t'ju përmbajtur rregullit kushtetues për borxhet e kanë edhe ato. Por edhe landet me kryeministra konservatorë (CDU/CSU) janë përpjekur ta anashkalojnë.

Thirrjet për ta reformuar këtë mekanizëm kushtetues deri tani nuk mbështeten nga CDU. Dhe kushtetuta e Gjermanisë mund të ndryshohet vetëm me një shumicë prej dy të tretash, pra edhe me opozitën.

Pasoja politike të bllokimit të buxhetit?

Probleme politike do të krijohen sapo të diskutohet konkretisht se cilave projekte do t'u hiqet vizë, sepse tani mungojnë 60 miliardë euro. Liberalët kërkojnë të bëhen shkurtime sociale. Por kjo do të prekte fillimisht pensionet, pastaj subvencionet për arsimin, pra do të godiste kohezionin social. Ndaj këtë e kundërshtojnë socialdemokratët e Të Gjelbrit. Nga ana tjetër, Të Gjelbrit kërkojnë taksat më të larta për më të pasurit, por këtë e kundërshtojnë liberalët.

Ka thirrje për bashkëpunim edhe me CDU-në. Por CDU duket se synon ta shtyjë Gjermaninë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo thotë se mund ta hedhë në gjyq tani edhe Fondin për Stabilizimin e Ekonomisë. Prandaj ministri i Financave Lindner e akuzoi opozitën se kërkon ta hedhë në kaos Gjermaninë. Pas dyerve, njëkohësisht ekspertët po punojnë me vrull për të gjetur zgjidhje.

Marrë nga DW

olaf scholz

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës