LIVE UPDATES
Bota

A mund të ndalet spiralja globale e dhunës?

Po ashtu në Afrikë janë përhapur në masë grushtet e shtetit të kryera njësitë ushtarake; zona e Sahelit po zhytet gjithnjë e më shumë në anarki; ndërsa vazhdon pa ndërprerje lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

25 Nëntor 2023, 08:35 Nga Stefan Lehne
A mund të ndalet spiralja globale e dhunës?
Ushtare

Nga Stefan Lehne “Carnegie Europe”

Vetëm gjatë muajve të fundit, në Sudan ka shpërthyer një luftë e përgjakshme civile; Azerbajxhani ka pushtuar Nagorno-Karabakun e populluar në shumicë nga armenët, ndërsa një milici serbe është përpjekur të destabilizojë veriun e Kosovës.

Po ashtu në Afrikë janë përhapur në masë grushtet e shtetit të kryera njësitë ushtarake; zona e Sahelit po zhytet gjithnjë e më shumë në anarki; ndërsa vazhdon pa ndërprerje lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërkaq, shpërthimi i fundit i dhunës, sulmi terrorist i Hamasit në Izraelin Jugor, i pasuar nga hakmarrja izraelite në Rripin e Gazës, mund të përshkallëzohet ende në një konflikt më të gjerë me pasoja shkatërruese në të gjithë Lindjen e Mesme.

Deri vonë, fillim-shekulli XXI ishte vlerësuar si një nga periudhat më të paqta të historisë njerëzore. Atëherë pse jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi të tillë të dhunës? Çfarë ka shkuar keq? Një nga faktorët më të rëndësishëm që nxit zbehjen e sigurisë, është rritja e aktivitetit gjeopolitik në të gjithë globin.

Shpresa për një rend botëror të bazuar tek demokracia dhe sundimi i ligjit, ende e gjallë në fillim të këtij shekulli, tani kryesisht është zhdukur. E përçarë nga brenda dhe duke harxhuar energji në shumë fronte jashtë vendit, Shtetet e Bashkuara e kanë dobësuar udhëheqjen e tyre globale, ndonëse tani me vonesë po përpiqen që të rikthehen në skenë.

Rusia ka nisur tashmë një kurs që synon rindërtimin e perandorisë së saj të dikurshme. Në Kinë, rritja ekonomike nuk solli konvergjencën ideologjike me Perëndimin që prisnin shumë analistë, por më shumë ambicien për të sfiduar epërsinë e Perëndimit dhe për t’u bërë fuqia dominuese në rajonin e Indo-Paqësorit.

Dhe “virusi” tejet ngjitës i politikës së pushtetit, ka infektuar gjithashtu edhe fuqitë e mesme

si Turqia, Irani, Arabia Saudite dhe Etiopia, duke çuar në një sërë betejash për hegjemoni rajonale. Njëkohësisht, u bënë më pak efektive kundërmasat ndaj përdorimit të dhunës të marra nga komuniteti ndërkombëtar gjatë dekadave të fundit.

Meqenëse mbështetja ndërkombëtare ndaj tyre është bërë më e paqartë dhe e dobët, Kombet e Bashkuara, Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe organizata të tjera globale dhe rajonale, nuk mund t’i kundërvihen dinamikës së paepur të gjeopolitikës. Kësaj duhet t’i shtojmë edhe rënien relative të fuqisë së Perëndimit.

G7, platforma e saj kryesore e koordinimit, përfaqësonte rreth 70 për qind të PBB-së

botërore në vitin 1989, por vetëm 40 për qind në vitin 2023. Ndikimi diplomatik i vendeve perëndimore, ka rënë së bashku me peshën e tyre ekonomike.

Sanksionet ekonomike - instrumenti i preferuar i Perëndimit prej shumë kohësh - po e humbasin efektivitetin e tyre, sepse shumë vende po fitojnë shumë para duke i anashkaluar ato. Ndërsa po bie dominimi i Evropës dhe i Shteteve të Bashkuara, ka dalë më në pah pakënaqësia e madhe në vendet e Jugut Global ndaj ish-hegjemonëve të dikurshëm.

Refuzimi i shumicës së vendeve në zhvillim, për t’iu bashkuar Perëndimit në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, e pasqyron shumë qartë këtë gjë. Konflikti aktual në Lindjen e Mesme do ta thellojë akoma më tej këtë ndarje, sepse solidariteti perëndimor ndaj Izraelin, bie në kontrast me mbështetjen e gjerë për palestinezët në Jugun Global.

Pesëmbëdhjetë vjet rënie e demokracisë në nivel global, e ka dobësuar ndjeshëm sigurinë  ndërkombëtare. Sipas Freedom House, rreth 38 për qind e popullsisë globale jeton aktualisht në vende që nuk janë “të lira”, krahasuar me vetëm 20 për qind që jetojnë në vende “të lira”. Shumë studime kanë treguar se regjimet autoritare, janë më të prirura për t’iu drejtuar dhunës sesa demokracitë, dhe këtë e vërteton përvoja e kohëve të fundit. Së fundmi, më shumë se kurrë më parë, dhuna po ushqehet veten.

Mediat sociale, të tejmbushura me urrejtje dhe informacione të rreme, ushqejnë dhe përhapin vazhdimisht tensionet. Megjithatë, paradoksalisht përhapja e krizave, ka gjithashtu edhe një efekt mpirës. Aftësia jonë për të përpunuar dhe përballur me sfida të shumta paralele, është e kufizuar.

Konfliktet e reja priren që t’i zhvendosin ato ekzistuese nga vetëdija jonë kolektive. E kush po mendon ende për tmerret e luftës civile në Sudan, apo mbi vuajtjet e armenëve që humbën shtëpitë e tyre? Me përhapjen e trazirave në mbarë globin, kufizohet kapaciteti për një reagim kuptimplotë ndaj krizave të veçanta.

Pritshmëria për mosndëshkimin e përgjegjësve po i inkurajon agresorët e mundshëm. A përfaqëson spiralja aktuale e dhunës, vetëm një pengesë të përkohshme, apo bota po rrëshqet sërish tek logjika arkaike e agresionit dhe pushtimit, të cilën ne besuam se e kishim lënë pas? Ekonomitë moderne kanë nevojë për një kornizë të qëndrueshme, që të lehtësojë nivelet e larta të bashkëpunimit ndërkombëtar. Prandaj, shumica e qeverive mbështesin ende sot një sistem ndërkombëtar, në të cilin konfliktet e interesit zgjidhen me mjete paqësore. Por për fat të keq shumica e tyre mbeten shumë pasive përballë sfidave në rritje të sigurisë.

Palët e interesuara mbi stabilitetin global, duhet të kufizojnë në një mënyrë më efektive agresorët aktualë dhe ata të ardhshëm. Vërtetimi se përdorimi i forcës nuk ka efekt, është deri tani mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e dhunës së re. Prandaj, asgjë nuk është më urgjente sesa parandalimi i përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme dhe forcimi i mbështetjes për Ukrainën.

Edhe qeveritë duhet të angazhohen sërish përmes instrumenteve të menaxhimit ndërkombëtar të krizave, dhe t’i përdorin ato në mënyrë që t’i përgjigjet më mirë krizave të ardhshme. Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka të drejtë kur thotë:”Ne gjendemi në një pikë kthese në histori”.

A mos po rikthehemi tek një botë ku dominojnë politikat e pushtetit, dhe ku “të drejtën e dikton forca”, apo mund të sigurojmë një sistem ndërkombëtar bashkëpunues, ku respektohen rregullat bazë, një sistem që është i aftë të trajtojë sfidat e sotme kryesore transnacionale? Rreziqet që imponon gjendja aktuale, nuk mund të ishin më të larta sesa kaq.

stefan lehne

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë