LIVE UPDATES
Bota

Si mund të lindë nga rrënojat një shtet i palestinezëve

Këta të fundit, argumentojnë se urrejtja e nxitur nga luftimet e javëve të fundit, do ta bënte të pamundur një zgjidhje të tillë. Megjithatë ne mendojmë se pas neutralizimit të Hamasit, Gaza mund të luajë një rol kyç në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të vjetër izraelito-palestinez.

25 Nëntor 2023, 10:23 Nga Saul Zadka
Si mund të lindë nga rrënojat një shtet i palestinezëve
Gaza

Nga Saul Zadka & Yigal Chazan “Geopolitical Monitor”

Është folur shumë ditët e fundit mbi atë që mund të ndodhë pasi Hamasi të eliminohet si forcë ushtarake dhe politike në Gaza. Disa flasin për emergjencën e rikthimit tek një zgjidhje përfundimtare e konfliktit përmes krijimit të 2 shteteve. Të tjerë tallen me këtë ide.

Këta të fundit, argumentojnë se urrejtja e nxitur nga luftimet e javëve të fundit, do ta bënte të pamundur një zgjidhje të tillë. Megjithatë ne mendojmë se pas neutralizimit të Hamasit, Gaza mund të luajë një rol kyç në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të vjetër izraelito-palestinez.

Tani për tani, në Izrael dhe në territoret palestineze, nuk ka ndonjë gatishmëri për dialog mbi  atë që do të ndodhë më pas. Si izraelitët ashtu edhe palestinezët, janë të traumatizuar nga ngjarjet e tmerrshme. Në Izrael, disa njerëz të guximshëm kanë vazhduar të flasin për një zgjidhje me 2 shtete.

Por sulmi i beftë i Hamasit më 7 tetor, ka radikalizuar shumë nga ata që deri dje ishin të moderuar. Sulmi ka përshpejtuar zhvendosjen kryesisht në të djathtë të shumicës së izraelitëve. Nga ana tjetër, pikëpamja e palestinezëve mbi Izraelin si një pushtues mizor dhe i pashpirt, do të jetë tani akoma më e theksuar.

Një sondazh i fundit, tregon se shumica e tyre e shohin konfliktin si një luftë kundër gjithë popullit palestinez, dhe vetëm një pakicë e sheh atë si një luftë midis Izraelit dhe Hamasit. Pra, të dyja palët nuk kanë qenë kurrë në pozicione më të kundërta sesa sot.

Prandaj çdo diskutim në këtë moment mbi atë që do të ndodhë pas shkatërrimit të Hamasit, në kushtet e tragjedisë së jashtëzakonshme njerëzore, do të cilësohej si një budallallëk me brirë. Gjithsesi, kjo s’do të thotë se nuk mund të krijohet terreni për këtë dialog, me synim ndërtimin e kontureve të një shteti të ardhshëm palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Ky proces duhet të fillojë në Gaza, sepse Bregu Perëndimor mbetet i kontestuar dhe shumë

i paqëndrueshëm. Atje ekstremistët hebrenj abuzojnë me palestinezët ndërsa celulat e Hamasit dhe Xhihadit Islamik, shkaktojnë kaos në territor dhe herë pas here edhe në Izrael.

Sapo Hamasi të largohet nga rruga në Gaza, ekziston një shans real për të ndërtuar atë që mund të jetë një model për shtetin e ardhshëm palestinez. Në fillim, Gaza do të qeveriset nga një protektorat i administruar nga ndërkombëtarët ose arabët. Izraeli nuk ka asnjë dëshirë të mbajë atje trupat e tij.

Kur u tërhoq nga Gaza në fillim të viteve 2000, shumë izraelitë morën frymë të lehtësuar. I vetmi shqetësim i vërtetë, ishte se tërheqja do të inkurajonte militantët palestinezë në Bregun Perëndimor. Tani, Izraeli ka të ngjarë të këmbëngulë që Gaza të çmilitarizohet, dhe madje të mbajë një prani të madhe forcash sigurie në kufijtë e saj, të paktën për një fare kohe pas fundit të luftës.

Por thelbi është që këta kufij nuk kontestohen, gjë që heq një pengesë të madhe në diskutimet mbi vetëvendosjen e popullit palestinez. Ashtu siç bashkësia ndërkombëtare mori përsipër menaxhimin e çështjeve civile dhe sigurinë në Kosovë pas luftërave të fundit ballkanike, një lloj i ngjashëm kujdestarie i sanksionuar nga OKB-ja mund të vendoset edhe në Gaza.

Territori mund të drejtohet dhe kontrollohet nga një koalicion shtetesh perëndimore, ose ndoshta më e preferueshme një grupim vendesh arabe, ndoshta i përbërë nga aleatët e rinj të Izraelit në Gjirin Persik dhe Egjipti. Disa izraelitë, kanë folur tashmë për mundësinë që pushtetin ta marrë partia politike palestineze Fatah.

Por kjo do të ishte e parakohshme, sepse Autoriteti Palestinez i udhëhequr nga Fatah në Bregun Perëndimor, shihet nga shumë palestinezë si i korruptuar dhe një nxitës i pushtimit izraelit. Nën një protektorat ndërkombëtar, do të ishte e mundur që Gaza të shndërrohet në një entitet ekonomikisht të qëndrueshëm.

Izraelitët pretendojnë shpesh se pasi u larguan prej andej në vitin 2005, banorët e Gazës patën një mundësi për ta kthyer enklavën e tyre në “Singaporin e Lindjes së Mesme”, por në vend të kësaj zgjodhën të formonin një shtet terrorist.

Është e vërtetë që ata votuan ngjitjen e Hamasit në pushtet 1 vit më vonë, por pakkush e kishte idenë se ai do të bëhej një regjim i dhunshëm, që do të shtypte çdo mendim ndryshe dhe që do ta përdorte Rripin e Gazës si një platformë për lëshimin e raketave kundër Izraelit.

Por me një autoritet përgjegjës në krye, ndihma dhe investimet ndërkombëtare mund të kanalizohen në ndërtimin e infrastrukturës, banesave, objekteve arsimore dhe krijimit të vendeve të punës, pa frikën se fondet do të keqpërdoren apo shpërdorohen.

Banorët e Gazës janë përballur me shumë mjerim vitet e fundit. Një protektorat ndërkombëtar do t’u jepte atyre mundësinë të marrin frymën lirisht, dhe të rikthehen në një farë normaliteti. Ata do të kuptonin se ata që i qeverisnin deri dje, po e bënin këtë vetëm përkohësisht.

Dhe ndoshta do të lehtësohen që ekstremistët në radhët e tyre, nuk do të jenë më në gjendje të rrezikojnë jetën e tyre, siç bëri në shumë raste Hamasi. Ndërsa protektorati do të vazhdojë, Izraeli do të jetë më i prirur të lejojë më shumë banorë të Gazës që të punojnë në Izrael - gati 20.000 po e bënin tashmë këtë në prag të luftës së fundit - dhe të lehtësojë kufizimet e tij për mallrat që lejohen të hyjnë në enklavë.

Ndoshta edhe Egjipti do të bënte të njëjtën gjë. Si Egjipti ashtu edhe Izraeli, mund të lejojnë me kalimin e kohës ndërtimin në Gaza të një porti dhe madje edhe të një aeroporti. Izraeli ka menduar për të dyja këto që një dekadë më parë, edhe pse në formën e një ishulli artificial në brigjet e Gazës.

Gjithçka varet nga ndërtimi i besimit të ndërsjelltë. Nëse fqinjët e mëdhenj të Gazës besojnë se autoritetet e protektoratit po bëjnë gjënë e duhur, dhe që territori nuk përbën kërcënim për ta, atëherë do të jetë në interesin kombëtar të izraelitëve dhe egjiptianëve që të garantojnë funksionimin e kësaj njësie.

Në një moment, ndoshta pas 15 vitesh, do të ndodhë një transferim gradual i pushtetit, ku  protektorati do t’ia lërë vendin Fatah-ut, edhe pse kjo do të kushtëzohej që ky i fundit të tregonte se do të sundojë me përgjegjësi dhe në një mënyrë demokratike.

Fatah do të ishte nën një vëzhgim të fortë ndërkombëtar, por shpresa është që një Gaza e qeverisur me sukses nga Fatah, duhet te jetë më e hapur ndaj sfidave zgjedhore nga partitë politike rivale, dhe do të shërbente më pas si një model për Bregun Perëndimor.

Dhe ndoshta akoma më shumë, nëse një parti e re progresive palestineze do të mundte Fatahun në zgjedhje. Sigurisht, në Bregun Perëndimor ka shumë çështje të pazgjidhura dhe tensione, që do të ishin një pengesë serioze kundër një tranzicioni të tillë.

Dikush mund të thotë që edhe nëse palestinezët atje, do të dëshironin të përsërisnin ringjalljen ekonomike dhe politike të Gazës, ata do të pengoheshin ta bënin këtë nëse do të mbetej në fuqi pushtimi i Izraelit, dhe nëse kolonët izraelitë do të vazhdonin të përbënin një kërcënim.

Por me kalimin e kohës, Izraeli mund të jetë më i prirur për kompromis mbi Bregun Perëndimor, duke u përballur edhe me lëshime të mëdha territoriale. Sidomos, nëse izraelitët

do ta shohin se Gaza është stabilizuar dhe ka ecur përparuar. Mos harroni se në samitin fatkeq të Camp David në vitin 2000, thuhet se negociatorët izraelitë i ofruan palestinezëve mbi 90 për qind të Bregut Perëndimor, së bashku me disa shkëmbime territoresh, një pjesë të Jeruzalemit dhe të gjithë Gazën.

Disa besojnë se bisedimet dështuan për shkak të këmbënguljes së palestinezëve për “të drejtën e kthimit”, për të cilën Izraeli ka frikë se do të çonte përfundimisht në shkatërrimin e tij si shtet. Dhe ishte kjo e fundit dhe jo territori pengesa kryesore për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Por nëse gjatë viteve të ardhshme banorët e Gazës do të gëzojnë frytet e pavarësisë ekonomike dhe pluralitetit politik, dhe palestinezët e Bregut Perëndimor do të vendosin se duan vetëm një pjesë të saj, atëherë mund të funksionojë modeli i Gazës.

gaza lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje