LIVE UPDATES
Bota

DW: A do të kthehet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani?

Koncepti i Pistorius nuk përfshin rekrutimin e përgjithshëm ushtarak. Fillimisht, kërkesa e vetme është që 18-vjeçarët të plotësojnë një pyetësor. Ky është një detyrim për meshkujt, por jo edhe për gratë. Ata që kontaktohen duhet të shpjegojnë nëse në përgjithësi do të ishin të gatshëm të shërbenin në ushtri.

14 Qershor 2024, 08:59 Nga N.F
DW: A do të kthehet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani?
Boris Pistorius

GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes prezantoi një koncept të ri që duhet të rrisë numrin e ushtarëve të Bundeswehr-it. Cilat janë të rejat e konceptit? Që nga pezullimi i rekrutimit në vitin 2011, Bundeswehr-it i mungojnë ushtarë. Në vend që të punësonte më shumë personel, Bundeswehri filloi të zvoglohet. Në mars, statistikat regjistruan vetëm 181,123 rekrutë. Sipas planeve të ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë SPD), kjo tani duhet të ndryshojë. Premtimi i Gjermanisë për NATO-n: deri në vitin 2031, Bundeswehri duhet të numërojë 203.000 ushtarë, e më vonë ndoshta edhe 240.000.

Ministri i Mbrojtjes Pistorius ka thënë vazhdimisht, se Bundeswehri duhet të bëhet më në fund "gati për luftë". Pistorius flet për një situatë të re kërcënuese. "Rusia po bën luftë," u tha ai gazetarëve në Berlin të mërkurën (13.06.2024). Siç tha ai, Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë një nga anëtarët e NATO-s në vitin 2029. Pistorius kaloi muaj për të përgatitur konceptin e tij për shërbimin e ri ushtarak që tani e prezantoi në Berlin. Megjithatë, nuk flitet më për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: "Ne parashikojmë shërbimin selektiv ushtarak. Për shërbimin ushtarak duhet të zgjidhen më të përgatiturit, më të përshtatshëm dhe më të motivuarit", shpjegon Pistorius.

Problemi: infrastruktura e kufizuar


Koncepti i Pistorius nuk përfshin rekrutimin e përgjithshëm ushtarak. Fillimisht, kërkesa e vetme është që 18-vjeçarët të plotësojnë një pyetësor. Ky është një detyrim për meshkujt, por jo edhe për gratë. Ata që kontaktohen duhet të shpjegojnë nëse në përgjithësi do të ishin të gatshëm të shërbenin në ushtri. Kjo do të zgjaste gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje deri në 23 muaj. Pistorius vlerëson se rreth 400.000 burra do të duhet të plotësojnë pyetësorin çdo vit. Ai shpreson që një e katërta e tyre mund të shfaqin interes. Është planifikuar që rreth 40.000 kandidatë të ftohen për provim, gjegjësisht kontroll të aftësive të tyre fizike dhe mendore. Pjesëmarrja në rast ftese është e detyrueshme. Sigurisht, e drejta për të refuzuar më pas shërbimin ushtarak ekziston ende.

Çështja e kapaciteteve të mjaftueshme për montim dhe trajnim të plotë mbetet e paqartë. "Faktori kufizues”, sipas Pistorius, është infrastruktura e kufizuar. Kjo do të thotë kazerma, instruktorë, pajisje. Vlerësohet se për të arritur objektivin e 5000 rekrutëve shtesë në vit, do të nevojiteshin rreth 1.4 miliardë euro. Pistorius gjithashtu llogarit në një rritje të numrit të të ashtuquajturve rezervistë, kryesisht ata që shërbyen para pezullimit të shërbimit ushtarak në 2011. Ai dëshiron të kontaktojë me ta dhe shpreson të rrisë numrin e rezervistëve me 200.000 njerëz.

Shërbimi ushtarak "gjysmë vullnetar"

Këto plane i bëjnë forcat vullnetare të Bundeswehrit gjithnjë e më pak vullnetare. Për Hans-Peter Bartels, megjithatë, koncepti i Pistorius mund të jetë vetëm hapi i parë. Ai është president i Shoqatës për Politikë të Sigurisë, dhe më parë ka qenë komisioner i mbrojtjes i Bundestagut gjerman. Në një intervistë për DW, Bartels shprehet qartë se vetëm pyetësori "nuk e zgjidh problemin”. "Pyetësori është aty për ta plotësuar. Dhe nëse keni dyshime, plotësoni që të mos ju prekin më. Mund t'i ndryshojë pak gjërat, por si rregull nuk ndryshon asgjë."

Bartels sheh një problem tjetër: parimin e drejtësisë në rekrutim; do të thotë se burrat dhe gratë janë njëlloj përgjegjës. Sipas kushtetutës, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani aktualisht prek vetëm burrat. "Nëse do të donit të arrinit atë që dëshiron ministri, do të duhej të ndryshonit Kushtetutën. Dhe Pistorius e di këtë. Siç është tani, plani i tij nuk funksionon," thotë Bartels.

Me riarmatimin e Republikës Federale të Gjermanisë në mesin e viteve 1950, burrat nga mosha 18 vjeç u rekrutuan në shërbimin ushtarak. Ideja: ushtarët duhet të jenë "qytetarë me uniformë”. Në verën e vitit 2011, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani u pezullua, por nuk u shfuqizua. Në atë kohë, Bundeswehri do të reduktohej. Por në rast të ndonjë tensioni apo nevoje për mbrojtje, rekrutimi mund të aktivizohet sërish. Sot, Bundeswehri është një ushtri vullnetare në të cilën shërbejnë edhe gratë. Që në fillim, Boris Pistorius kritikoi pezullimin e shërbimit ushtarak, madje e quajti atë një "gabim”.

Gjermanët duan rekrutimin

Nëse i pyet gjermanët nëse vendi ka nevojë përsëri për shërbimin ushtarak, shumica është e mendimit: Po! Një sondazh i fundit i institutit të kërkimit të opinionit publik YouGov për të përditshmen "Welt am Sonntag" tregoi se 60 për qind ishin në favor të rekrutimit të përgjithshëm.

Politikanët reaguan mjaft të rezervuar ndaj konceptit të paraqitur të Pistorius. Sidomos në koalicionin qeverisës të SPD, të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP). Politikani i SPD-së Boris Pistorius po përballet edhe me rezistencë brenda partisë së tij. Kancelari Olaf Scholz ishte i rezervuar që në fillim. Kreu i SPD, Lars Klingbeil foli në favor të vazhdimit të mbështetjes në rekrutim vullnetar. Edhe partneri i koalicionit të gjelbër është mjaft skeptik. Kreu i FDP-së, Christian Lindner, shkroi në X: "Në vend të rekrutimit të ri, ne duhet të bëjmë më shumë njerëz të interesuar të shërbejnë në Bundeswehr dhe të forcojmë rezervën." Pistorius mori mbështetje në parim nga radhët e opozitës Kristiandemokrate Unioni CDU/CSU. Megjithatë, Bashkimi do të donte më shumë detyrime dhe më pak vullnetarizëm.

Eksperti i mbrojtjes Hans-Peter Bartels përmbledh situatën për DW: "Koncepti nuk është një goditje e plotë, por fillimi i një ndryshimi që na thotë se kemi nevojë urgjente për më shumë ndryshime." Është e qartë se idetë e Pistorius janë kryesisht vetëm - ide. Tani fillon diskutimi i vërtetë social dhe politik rreth konceptit të Pistorius.

Marre nga DW

gjermani ushtri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë