LIVE UPDATES
Bota

DW: Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

Ministri i Jashtëm, Abbas Araghtschi, deklaroi, se do të hapet Ngushtica e Hormuzit, një korridor detar që luan një rol kyç për ekonominë botërore për shkak të transportit të naftës dhe gazit.

9 Prill 2026, 08:29 Nga D.S

DW: Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

Për çfarë janë dakorduar të dyja palët?
Pak para skadimit të ultimatumit të tij, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se, me kërkesë të Pakistanit, kishte pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin. Nga ana e regjimit iranian, Këshilli Kombëtar i Sigurisë miratoi armëpushimin. Ministri i Jashtëm, Abbas Araghtschi, deklaroi, se do të hapet Ngushtica e Hormuzit, një korridor detar që luan një rol kyç për ekonominë botërore për shkak të transportit të naftës dhe gazit.

Baza e marrëveshjes
Baza e marrëveshjes është një plan me dhjetë pika, i cili i është dorëzuar Uashingtonit nga pala iraniane. Deri më tani, as Republika Islamike e Iranit dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë bërë zyrtarisht publik përmbajtjen e dokumentit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, plani dhjetëpikësh përfshin kërkesën për ndalimin e përhershëm të veprimeve agresive. Iranit do t'i lejohej të ruante kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit dhe të vazhdonte pasurimin e uraniumit. Po ashtu, kërkohet edhe heqja e sanksioneve ndërkombëtare si dhe e masave ndëshkuese të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i OKB‑së.

Luftimet pritet të përfundojnë në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin. Izraeli megjithatë e mohoi këtë pikë, duke theksuar se marrëveshja nuk vlen për luftën kundër milicisë Hezbollah.

Trump fillimisht e cilësoi marrëveshjen si një „bazë të qëndrueshme për negociata". Sipas tij, pothuajse të gjitha pikat e mëparshme të konfliktit ishin zgjidhur. Megjithatë, mbi këtë vlerësim ka dyshime të konsiderueshme.

Sipas raportimeve mediatike, qarkullojnë versione të ndryshme të planit dhjetëpikësh, një në anglisht dhe një në persisht (farsi). Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se në versionin në farsi përmendet „pranimi i pasurimit të uraniumit", ndërsa ky formulim mungon në versionin në anglisht.

Një nga arsyetimet kryesore të Trumpit për ndërmarrjen e sulmeve kundër Iranit ishte ndalimi i programit bërthamor të vendit. Për këtë arsye, duket e pamundur që pala amerikane të pajtohet me këtë pikë në bisedimet e paqes që janë planifikuar aktualisht.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi në një konferencë për shtyp se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për sulme të mëtejshme kundër Iranit, nëse Teherani nuk dorëzon uraniumin e pasuruar. Për më tepër, presidenti amerikan kërcënoi, në një postim në platformën e tij Truth Social, se do të vendosë tarifa doganore ndaj të gjitha vendeve që në të ardhmen furnizojnë Iranin me armë.

Çfarë po ndodh me Ngushticën e Hormuzit?
Megjithëse ministri i Jashtëm i Iranit, Araghtschi, deklaroi se ngushtica detare midis Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit do të rihapej, ai e shoqëroi këtë njoftim me kushtin se një veprim i tillë do të bëhej „në koordinim me forcat e armatosura iraniane dhe duke marrë parasysh kufizimet teknike".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, Irani e ka mbyllur përsëri ngushticën, si shenjë proteste ndaj sulmeve izraelite kundër Hezbollahut në Liban. Sipas këtyre informacioneve, vetëm dy cisterna nafte kanë arritur të kalojnë përmes ngushticës përpara se trafiku detar të pezullohej sërish.

Sipas vlerësimit të udhëheqjes iraniane, Izraeli po shkel armëpushimin e koordinuar me Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve të vazhdueshme kundër Hezbollahut.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, shkroi në platformën X se armëpushimi vlen shprehimisht edhe për Libanin. Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë telefonike për kanalin televiziv PBS, theksoi ndërkaq se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes.

Sipas raportimeve, po diskutohet mundësia që si Irani ashtu edhe Omani të vendosin në të ardhmen tarifa për anijet që kalojnë përmes ngushticës. Nga këndvështrimi i ekspertëve, fakti që Irani mund të ketë në dorë një mjet ndikimi mbi ekonominë botërore konsiderohet i rrezikshëm.

„Vështirë se mund të imagjinohet që Shtetet e Bashkuara dhe bota do të pranonin një situatë në të cilën Irani mban kontrollin mbi një nyje kyçe energjetike për një kohë të pacaktuar. Kjo do të ishte një rezultat dukshëm më i keq sesa situata para luftës", deklaroi Richard Fontaine nga qendra kërkimore me bazë në Uashington Center for a New American Security për gazetën The New York Times.

Sa e qëndrueshme është marrëveshja?
Shumë pika mbeten ende të paqarta, përfshirë edhe pyetjen nëse armëpushimi do të respektohet realisht dhe nëse do të hyjë në fuqi në mënyrë të qëndrueshme.

Shtetet e Gjirit, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, raportuan edhe në mëngjesin pas arritjes së marrëveshjes për sulme të ndërmarra nga Irani. U fol për një valë sulmesh iraniane, gjatë së cilës u interceptuan 28 dronë iranianë. Sulmet u konfirmuan edhe nga televizioni shtetëror iranian, ku u tha se ato ishin një reagim ndaj bombardimeve të mëparshme të objekteve iraniane të naftës në Gjirin Persik.

Armëpushimi i rënë dakord mund të ofrojë një pauzë të përkohshme, por mbetet një gjendje e brishtë, deklaroi Marco Overhaus nga Fondacioni Shkencë dhe Politikë për NDR Info. Sipas tij, gjithçka varet nga fakti nëse Irani do të lejojë tani kalimin e anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit.

E qartë është se të dyja palët e paraqesin marrëveshjen si sukses, ndërsa Irani pritet të jetë ushtarakisht i dobësuar pas më shumë se një muaji lufte. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, megjithatë, nuk mund të flitet ende për një fitore reale të Shteteve të Bashkuara – edhe duke pasur parasysh detajet e deritanishme të planit dhjetëpikësh.

„Ajo që është arritur deri tani duket më tepër si një humbje strategjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha eksperti i sigurisë Carlo Masala për Deutschlandfunk. Në planin dhjetëpikësh, sipas tij, „ka shumë pak lëshime nga ana e Iranit ndaj kërkesave amerikane që nga fillimi".

Si pritet të vijojë më tej procesi?
Bisedimet e para të drejtpërdrejta pritet të zhvillohen që të premten në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit. Kryeministri Shehbaz Sharif ka ftuar delegacione nga të dyja palët për të diskutuar një marrëveshje përfundimtare me synim zgjidhjen e konfliktit. Në këto bisedime mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti.

Edhe krerë shtetesh dhe qeverish nga Evropa synojnë të angazhohen diplomatikisht. Qysh të mërkurën (038.04.2026), kryeministri britanik Keir Starmer u nis drejt rajonit të Gjirit për të zhvilluar bisedime me aleatët rajonalë lidhur me përpjekjet diplomatike për ruajtjen e armëpushimit.

Gjithashtu, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, njoftoi se do të udhëtojë në rajon. Qeveria federale gjermane deklaroi se mbështet përpjekjet diplomatike. Sipas saj, Gjermania është në kontakt të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. "Gjermania do të kontribuojë në mënyrën e duhur për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, thuhet në deklaratë./DW

iran shba izrael

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë