LIVE UPDATES
Bota

DW: Firmat kineze kanë investuar miliarda për të krijuar rezerva, si varësia nga Pekini për litium përbën rrezik për Gjermaninë!

Firmat kineze kanë investuar miliarda në vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës, për të krijuar rezerva. Sipas mendimit të ekspertëve deri në vitin 2025, Kina mund të arrijë të kontrollojë një të tretën e sasisë botërore të litiumit.

21 Qershor 2023, 12:07 Nga k.m.
DW: Firmat kineze kanë investuar miliarda për të krijuar rezerva,
Foto ilustruese

Boom-i i automjeteve elektrike ka rritur nevojën për bateri, kështu që kërkesat për litium janë rritur shumë. Gjermania dhe Europa varen për këtë nga Kina. Çfarë mund të bëjë Gjermania? Kina ka filluar në gjithë botën një fushatë për të siguruar litiumin, gjë që përbën rrezik të madh për Gjermaninë dhe Europën. Me boomin e automjeteve elektrike dhe rritjen e madhe të nevojave për bateri ka filluar edhe një garë globale për sigurimin e metaleve të lehta, që janë të domosdoshme për të ardhmen e transportit elektrik.

Firmat kineze kanë investuar miliarda në vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës, për të krijuar rezerva. Sipas mendimit të ekspertëve deri në vitin 2025, Kina mund të arrijë të kontrollojë një të tretën e sasisë botërore të litiumit.

Fillimin e ofensivës e pati bërë të ditur tre vjet më parë kryetari i shtetit dhe parties, Xi Jinping kur tha: “Ne duhet të forcojmë pavarësinë e Kinës nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe duhet të marrin masa të efektshme që të trembim të huajt, që duan të ndërpresin artificialisht furnizimin e Kinës.”

Kërkohet diversifikim më i madh 

Duke pasur parasysh sjelljen agresive, profesori i ekonomisë nga Kili, Tobias Heidland kërkon difersifikim më të madh të industrisë gjermane.

“Varësia nga Kina për litiumin përbën rrezik të madh për firmat gjermane,” thotë Heidland, drejtor i Qendrës kërkimore ndërkombëtare të zhvillimit në Institutin studimor ekonomik, IfW. “Nëse krijohen tensione të mëdha, firmat gjermane mund të humbasin aksesin tek produktet e ndërmjetme, që janë vendimtare.” 

Edhe Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen paralajmëroi në një fjalim të mbajtur në Kinë në fund të muajit mars për rreziqet e krijimit të varësisë së madhe nga lëndët e para të Kinës, sidomos kur ka grindje politike me Pekinin. Megjithatë BE e merr 97 përqind të litiumit nga Kina. “Bateritë që vënë në lëvizje automjetet elektrike, do të bëjnë që deri në vitin 2050 nevojat për litium të rriten 17 herë,” thotë von der Leyen.

Një avantazh konkurence i investimeve kineze në vende si Amerika e Jugut dhe Afrika, janë kërkesat e ulëta për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e njeriut në krahasim me firma europiane, për shembull. “Qeveritë e dinë se nëpërmjet bashkëpunimit me firmat kineze ato nuk arrijnë të njëjtin nivel cilësie, por firmat kineze shkaktojnë edhe më pak dhimbje koke, me rregullat e pakta, më pak kontrata për mbrojtjen e mjedisit dhe më pak ankesa nga organizatat joqeveritare, thotë Ryan Berg nga qendra amerikane për studimet strategjike dhe ndërkombëtare kur flet për revistën Foreign Policy.

Vendet e Jugut varen nga investimet e huaja. Megjithatë ato nuk duan të përsërisin gabimet e së kaluarës me boomin e lëndëve të para, dhe shitjen e pjesëve më të mëdha të zinxhirit të krijimit të vlerave. Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador dhe kryetari bolivian i shtetit, Luis Arce kanë shprehur shqetësimin për krijimin e një karteli të litumit, të ngjashëm me modelin e Opec-ut.

“Ne duhet të qëndrojmë në treg dhe të prezantohemi me sovranitet, duke vendosur çmime me të cilat mund të përfitojnë ekonomitë tona popullore,” tha Arce.

Shanset për firmat gjermane studiuesi i shkencave ekonomike, Heidland i sheh sidomos në vendet që duan të zbatojnë kërkesat për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. “Prodhimi i litiumit shkakton dëme të mëdha për ambientin, prandaj duhen shumë para për të penguar një gjë të tillë. Kjo shkakton rritjen e çmimeve. Situata është e vështirë për firmat gjermane që duan të angazhohen në vende ku ambienti dhe zhvillimi i qëndrueshëm nuk vlerësohen shumë.

“Në këto vende, sigurisht që nuk mund të konkurrohet me mënyrën kineze të bërjes së biznesit,” thotë Heidland.

“Nga ana tjetër për firmat gjermane krijohen shanse që të marrin pikë në vendet që kërkojnë të bëjnë zhvillim të qëndrueshëm. Firmat gjermane mund të bëjnë oferta interesante me përvojën që kanë në këtë fushë.”

Edhe Afrika është në fokus të përpjekjeve kineze: Simbabwe, Republika Demokratike e Kongos, Gana, Namibia dhe Mali kanë së bashku 4,38 milionë tonë litium, thotë shoqata amerikane e gjeologëve. Deri tani vendet e Afrikës kanë prodhuar 40 mijë tonë në vit, por deri në vitin 2030 pritet të nxirren 500 000 tonë, duke patur si qendër Zimbabven.

Investitorët kinezë kanë vepruar shpejt edhe në Zimbabve: Miniera më e madhe e Zimbabves ku nxirret litium, Bikita, ndodhet në duart e koncernit kinez, Sinomine. Firma kineze Zhejiang Huayou Cobalt ka të drejta kontrolli në minierën e dytë më të madhe të litiumit në Zimbabve, minierën e Arkadias.

Rritje e vlerës së burimeve 

“Investitorët kinezë vlerësohet të kenë investuar ose planifikuar për të investuar tre vitet e fundit dhjetë miliardë dollarë ose më shumë në projektet e litiumit në Zimbabve”, thotë Clinton Pavlovic, analist i firmës së madhe ligjore ndërkombëtare, Hogan Lovells. Zimbabve është shumë interesant për investitorët, sepse përveç litiumit ka rezerva të mëdha edhe të lëndëve të tjera të para që duhen për zhvillimin e automjeteve elektrike si për shembull kobalt, mangan, nikel dhe grafit.

Kjo gjë nuk ndryshon as nga ndalimi i eksportit të litiumit të papërpunuar, që Zimbabve bëri në dhjetor me anë të një ligji, sepse firmat e huaja që ndodhen tashmë atje nuk janë përfshirë në ligj. Ligji është vetëm për firmat e reja.

Vende të tjera të Afrikës duan po ashtu të detyrojnë investitorët që t’i përpunojnë lëndët e para në vendin e burimit, në mënyrë që të mbajnë në vend pjesën më të madhe të fitimit. Kina kontrollon ndërkohë fushën e lojës edhe në Nigeri. Në muajin janar firma Ming Xin Mineral Separation Nig hodhi gurin e parë për ndërtimin e impiantit të parë përpunues të pasurimit të litiumit në këtë vend të Afrikës Perëndimore. Vendimi për t’ia dhënë tenderin firmës kineze, u morr pasi disa muaj më parë Nigeria refuzoi një kërkesë të prodhuesit amerikan të automjeteve, Tesla, që ishte i interesuar vetëm për eksportin e litiumit të papërpunuar./DW

gjermani firmat kineze

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet