LIVE UPDATES
Bota

DW: Gjermania e shqetësuar nga importet e lira të grurit nga Ukraina, mund të ulin çmimet e tyre

Gruri i lirë i importuar nga Ukraina mund të shkatërrojë tregun gjerman dhe në këtë mënyrë do të shkatërronte edhe fermerët në këtë vend.

10 Gusht 2023, 14:00 Nga k.m.
DW: Gjermania e shqetësuar nga importet e lira të grurit nga Ukraina,
Foto ilustruese

Fermerët gjermanë janë të shqetësuar: importet e lira të grurit nga Ukraina mund të ulin çmimet e tyre. Si do të veprojnë autoritetet? Në Gjermani ka zëra që thonë se gruri në Ukrainë shitet me 70 euro për ton dhe se me këtë çmim mund të arrijë edhe në tregun gjerman. Nëse kjo vërtet ndodh, ky do të ishte një lajm i keq për prodhuesit gjermanë të grurit. Sepse çmimi në bursë aktualisht është rreth 235 euro për një ton. Gruri i lirë i importuar nga Ukraina mund të shkatërrojë tregun gjerman dhe në këtë mënyrë do të shkatërronte edhe fermerët në këtë vend.

Kjo është teoria. Por cili është realiteti?

Nuk ka shifra konkrete – vetëm supozime

Fakt është se shumë fermerë gjermanë janë të shqetësuar, por kur pyeten konkretisht pse, ndonjë përgjigje konkrete nuk ka. Shumë kanë dëgjuar se dikush njeh dikë që i ka thënë dikush se drithërat e lirë nga Ukraina janë futur në tregun gjerman prej muajsh. Ekziston frika se tregtarët dhe mullinjtë do të blejnë mallra të lira – pavarësisht sesa cilësore janë – dhe se fermeri gjerman do të mbetet me grurin e tij cilësor të pashitur.

Por sa drithëra kanë mbërritur vërtet nga Ukraina në Gjermani vitet e fundit dhe sa po vjen tani? Një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Bujqësisë thotë: “Nuk e dimë, nuk kemi shifra të sakta. Drithërat vijnë në Gjermani nga Ukraina, por nuk e dimë sa, nuk bëjmë statistika.” Kur gruri nga Ukraina mbërrin në Poloni, ai është brenda tregut të përbashkët evropian. Aty nuk shënohet se ku shkon malli, përmes cilave rrugë shkon ai dhe ku ndalet.

Nuk ka drithëra nga Ukraina tek mullinjtë gjermanë

Shoqat e Mullinjëve Gjermanë jep sqarime. Tetë milionë tonë grurë përpunohen çdo vit në mullinjtë gjermanë, drithi nga Ukraina është i parëndësishëm, shpjegon drejtori Peter Haarbeck. “Deri më tani janë importuar 50 mijë tonë drithëra ukrainase. Ato nuk përfundojnë në mullinj, por tregtohet më tej ose përfundon si ushqim për bagëtinë”.

Megjithatë, për shkak të situatës aktuale politike, është e mundur që në të ardhmen të vijë edhe pak më shumë grurë nga Ukraina. Megjithatë, këto janë sasi të vogla që nuk mund të tronditin tregun ose të ndikojnë në çmimet e drithërave, tha Haarbeck. Pra, pse kanë frikë fermerët gjermanë?

Eksporti përmes korridorit të solidaritetit në vend të Detit të Zi

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, rrugët e zakonshme tregtare për eksportin e grurit nga Ukraina përmes porteve në Detin e Zi janë bllokuar. Drithërat që u nevojiten njerëzve në Afrikë nuk mund të eksportohen.
Tani janë krijuar të ashtuquajturat “Rrugët e Solidaritetit”, korridoret tokësore të solidaritetit. Që atëherë, drithi ka ardhur nga Ukraina në BE me trena, kamionë ose me anije nëpër lumenj – pa detyrime doganore dhe pa shumë burokraci. Objektivi kryesor janë vendet afrikane. Pasi presidenti rus Vladimir Putin anuloi marrëveshjen për eksportin e drithërave përmes Detit të Zi, këto “rrugë solidariteti” tani duhet të zgjerohen.

Protestat e fermerëve evropianë

Por jo të gjithë janë të kënaqur me këtë ide. Në shkurt, fermerët polakë dolën në barrikada dhe bllokuan pikat kufitare me Ukrainën. Sepse gruri nga Ukraina, i cili në fakt duhej të mbërrinte në portin e Gdańsk në Balltik, nuk mbërriti atje, por mbeti në Poloni, duke shkaktuar një mbiofertë në këtë vend. Çmimet ranë dhe fermerët polakë nuk mund të shisnin më drithërat e tyre.

Protestuan edhe fermerët në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari. Për shkak të kësaj, BE-ja mori një vendim për t’i ndihmuar ata financiarisht nga buxheti i BE-së dhe u vendosën masa mbrojtëse. Drithërat e importuara pa doganë nga Ukraina nuk mund të qëndrojnë në këto vende deri më 15 shtator 2023.

Por, sapo u vendosën këto masa mbrojtëse, në Gjermani u dëgjuan kritika. Fermerët gjermanë kanë frikë se gruri ukrainas nga Polonia do të përfundojë tani në Gjermani. Ministri Federal i Bujqësisë Cem Özdemir theksoi se gruri duhet të përfundojë në Afrikë dhe se problemi nuk duhet të transferohet në Gjermani. Në fund të korrikut në Këshillin për Bujqësi në Bruksel, ai kritikoi faktin se Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria po merrnin masa vetë, pa marrëveshje me të tjerët në BE.

“Kjo i prek të gjithë në BE, Evropa duhet të tregojë solidaritet dhe masat e mbrojtjes për Poloninë dhe vendet e tjera fqinje të Ukrainës nuk duhet të zgjaten pas 15 shtatorit,” tha zëdhënësja e Özdemir. Kur u pyet se kush u dëmtua konkretisht nga sjellja e Polonisë dhe nëse ka të drejtë Özdemir me kërkesën e tij për të mbrojtur fermerët gjermanë, zëdhënësja nuk jep përgjigje.

A bazohen thashethemet në propagandën ruse?

Le të kthehemi tek thashethemet se gruri ukrainas po shitet për 70 euro. Një fermer bavarez me lidhje të mira në Ukrainë thotë se gruri i bukës aktualisht shitet për rreth 130 euro për ton. Ai beson se thashethemet për futjen e grurit ukrainas në këto vende janë pjesë e propagandës dhe strategjisë së Putinit për të krijuar ndjenja anti-ukrainase në Perëndim.

Këtë e konfirmon edhe Dietrich Treis, i cili jeton dhe punon në Ukrainë që nga viti 1990 dhe drejton një fermë prej 4500 hektarësh, 70 kilometra në lindje të Kievit.

Treis beson se Rusia është përfshirë në këtë çështje. Ai thotë se transporti nga ferma e tij pranë Kievit në Gjermani kushton të paktën 150 euro për ton, ata që janë më afër kufirit ndoshta mund të arrijnë një çmim prej 100 euro.

“Shitësit me shumicë e paguajnë vetë rreth 95 euro grurin që e marrin nga ferma. Prandaj pse dikush në Gjermani do ta shesë këtë grurë për 70 euro? Ekonomikisht nuk ka kuptim”.

Firma tregtare bujqësore me bazë në Mynih, BayWa, raporton se tregu për produktet bujqësore si gruri i bukës është shumë transparent, pasi çmimi bazohet në tregun e aksioneve – dhe norma ditore është ishte 238 € për ton në mesin e javës së kaluar. Zëdhënësja Antje Krieger thotë: “Këto thashetheme kanë pak të bëjnë me të vërtetën”.

As Shoqata e Fermerëve të Bavarisë (BBV) nuk beson se çmimet shumë më të ulëta nën nivelet e tregut botëror janë një skenar real. Por sipas zëdhënësit Markus Drexler, “fakt është që fermerët po pyesin se ku do të shkojë drithi ukrainas”. Deri më tani, nuk ka ndryshime të mëdha në treg.

“Në bisedat me tregtarët javën e kaluar, nuk ishte e mundur të përcaktohej ndonjë rritje e ofertës së ndërmjetësve nga ky rajon (Ukraina)”, thonë në shoqatë.

Ata kanë kërkuar në korrik që gruri ukrainas i destinuar për rajone të tjera të botës të mos hidhet në qarkullim në tregun e brendshëm të BE-së./DW

marreveshja e grurit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit