10 Gusht 2023, 10:46
Nga k.m.
Fatmir Ara
ITALI- Tre autorët e dyshuar të vrasjes së sipërmarrësit Fatmir Ara më 2 Shtator të vitit të kaluar në Itali janë marrë të pandehur. Në Dhjetor do të nisë gjyqi ndaj tyre. Para gjykatës do të dalin Davide Giuseppe Osella Ghena, 31 vjeç, motra e tij Barbara, 45 vjeçe dhe miku i tyre, 31-vjeçari Andrea Fagnoni.
Ai u qëllua për vdekje pasi kishte vonuar rinovimin e një shtëpie ferme në Alba. Tre vrasësit e kontraktorit të ndërtimit me origjinë shqiptare Fatmir Ara të vrarë më 2 shtator të vitit të kaluar në fshatin San Carlo Canavese kanë dalë në gjyq. Para gjykatës do të dalin Davide Giuseppe Osella Ghena, 31 vjeç, motra e tij Barbara, 45 vjeçe dhe miku i tyre, 31-vjeçari Andrea Fagnoni.
Shkak për vrasjen e sipërmarrësit shqiptar u bë një investim që Davide kishte bërë në Alba. Ai kishte blerë një fermë të cilën donte ta rinovonte.
Punën ia kishte besuar 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara. Por punët po shkonin ngadalë dhe për vrasësin e dyshuar kishin nisur të akumuloheshin borxhe dhe probleme ekonomike. Prandaj mendoi që duke eliminuar Arën, ai do të hiqte qafe këto probleme dhe kështu nisi të planifikonte vrasjen. Bashkë me mikun e tij, Andrea Fagnoni, bënë një inspektim në zonën rurale të San Carlo Canavese.
Plani parashikonte që shqiptari të vritej nga Davide me një çifte në pronësi të prindërve të tij. Armën atij ia kishte sjellë e motra, Barbara, e cila e kishte marrë fshehurazi. Ndërsa Fagnoni do të priste në makinë për të lehtësuar arratisjen e vrasësit.
Kështu më 2 Shtator, Davide e mashtroi Arën dhe e dërgoi në San Carlo me pretekstin se do të flisnin për punë. Por sapo arritën në vendin e planifikuar, Davide ka nxjerrë armën nga ku e kishte fshehur dhe ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës.
Pas të shtënës së parë, sipërmarrësi shqiptar ka rënë në tokë, ndërsa autori ka shtënë edhe 4 herë të tjera për t’u siguruar që do të humbte jetën. Më pas shkoi tek bashkëpunëtori që e priste në një distancë të shkurtër. Duke parë dinamikën e ngjarjes, autoritetet dyshuan fillimisht se bëhej fjalë për një ekzekutim i urdhëruar nga organizatat kriminale. Për më pas hetuesit arritën tek Osella Ghena dhe Pagnoni, ndërsa më vonë arrestuan edhe motrën e tij, Barbarën./torinocronaca.it
fatmir ara vritet fatmir ara
Bota
10 Gusht 2023, 10:33
k.m.
Mariusz Blaszczak
Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufi me Bjelloru...
Bota
10 Gusht 2023, 09:52
k.m.
Foto ilustruese
Spanja është duke u përballur me valën e katërt të të nxehtit këtë verë, pasi të m&e...
Bota
10 Gusht 2023, 09:43
f.i
pamje nga vendngjarja
SHBA- Zjarri i nxitur nga erërat e forta ka shkatërruar qytetin historik të Lahaina, në ishullin Maui t...
Bota
10 Gusht 2023, 09:29
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal n&eu...
Bota
10 Gusht 2023, 09:25
f.i
pamje nga vendngjarja
RUSI- Shërbimet e urgjencës ruse njoftuan se në orët e para të mëngjesit, një zjarr kishte sh...
Bota
10 Gusht 2023, 09:20
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Të paktën tre persona u vranë dhe nëntë të tjerë, përfshirë një fë...
Bota
10 Gusht 2023, 09:14
f.i
Kim Jong Un
KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shkarkuar gjeneralin e tij të lartë në...
Bota
10 Gusht 2023, 09:11
k.m.
Joe Biden
SHBA- Joe Biden dha një intervistë për Weather Channel gjatë vizitës së tij në Grand Canyon të martë...
Bota
10 Gusht 2023, 09:03
k.m.
Foto ilustruese
NORVEGJI- Një digë në një lumë norvegjez u shemb pjesërisht dje, me ujë të rrjedhshëm nga nj&e...
Bota
10 Gusht 2023, 08:58
k.m.
Fernando Villavicencio
EKUADOR- Kandidati i qendrës për zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit në Ekuador, Fernando Villavicencio, u q&e...