LIVE UPDATES
Bota

DW: Izraeli hedh poshtë akuzat për gjenocid në Gaza

Dy ditë rresht Gjykata Ndërkombëtare në Hagë dëgjoi akuzat për gjenocid të ngritur nga Afrika Jugore dhe refuzimin e plotë të tyre nga Izraeli. Vendimi i parë pritet brenda pak javësh.

13 Janar 2024, 12:38 Nga I.A
DW: Izraeli hedh poshtë akuzat për gjenocid në Gaza
Gjykata Ndërkombëtare

IZRAEL- Nuk ndodh shpesh që një procedurë ligjore e Gjykatës Ndërkombëtare, gjykatë e Kombeve të Bashkuara të ndodhet kaq shumë në qendër të vëmendjes mediale. Por në Hagë këtë javë u ngritën akuza të rënda. Afrika Jugore akuzon Izraelin, se ka shkelur konventën e OKB-së për gjenocidin. Në dhjetor ky vend dorëzoi aktakuzën në Gjykatën Ndërkombëtare. Akuza: Izraeli kryen aksione në Rripin e Gazës dhe ndaj palestinezëve që "në karakterin e tyre janë gjenocidale". Edhe para gjykatës ky proces grumbulloi qindra demonstrues si ata që mbrojnë palën palestineze, edhe ata që mbështesin Izraelin.

Afrika Jugore akuzon Izraelin për shkelje të konventës së gjenocidit

Në sallën e gjyqit të mbushur plot në Pallatin e Paqes ka më shumë qetësi. Afrika Jugore akuzon Izraelin, për veprime që përfshihen në konceptin e gjenocidit, tha përfaqësuesja Adila Hassim. "Këto veprime tregojnë një model sistematik, nga i cili mund të dalë si rrjedhojë gjenocidi". Hassim renditi bombardimet nga toka, deti dhe ajri si edhe rrezikun që palestinezët të vuajnë nga uria, etja apo të vdesin nga ndonjë sëmundje. Të gjitha këto janë pasojë e sjelljes së Izraelit, "një sjellje që e bën të pamundur të arrish atë që është e nevojshmë për jetesë".

Bazë e procedurës ligjore është konventa e gjenocidit nga viti 1948. Nënshkruesit e saj, ku renditen edhe Izraeli dhe Afrika Jugore, marrin përsipër detyrimin të mos kryejnë gjenocid dhe ta ndëshkojnë atë. Gjenocid sipas konventës ndërkombëtare quhen "veprime që bëhen me qëllimin për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar."

Për të paraqitur se ka një qëllim, Afrika Jugore mbështetet ndër të tjera edhe tek deklaratat publike të funksionarëve izraelitë, si thirrja e disa politikanëve të ekstremit të djathtë, që "Rripi e Gazës të shuhet", apo një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Yoev Gallant", se Izraeli në Gaza lufton "kundër njerëzve kafshë". Këtu përfaqësuesja e Afrikës Jugore shikon deklarata të "dehumanizimit sistematik të palestinezëve".

Izraeli bën fjalë për "shtrembërime të rënda"

Izraeli është mbrojtur me forcë kundër akuzave për gjenocid të Afrikës Jugore dhe kërkon që padia të hiqet. Ka shumë shtrembërime në akuzat e afrikanojugorëve, tha përfaqësuesi i Izraelit, Tal Becker të premten. Por shtrembërimi më i madh, është që këto parashtrime nuk merren me atë se ka një konflikt të armatosur dhe se Hamasi përbën rrezik për Izraelin. Hamasi, organizata militant-islamiste e palestinezëve kategorizohet nga BE, SHBA, Gjermania e vende të tjera si organizatë terrosriste. "Izraeli ndodhet në një luftë mbrojtëse kundër Hamasit, jo kundër palestinezëve", tha Becker. Nuk ka një akuzë më të gabuar dhe më të keqe, se të akuzosh Izraelin për gjenocid.

Në masakrën e Izraelit më 7 tetor, sipas të dhënave izraelite u vranë më shumë se 1.110 vetë dhe u morën peng më shumë se 250 vetë. Pas kësaj Izraeli i shpalli Hamasit luftë dhe bombardon masivisht që atëherë Rripin e Gazës. Në këto luftime, janë vrarë më shumë se 23.000 vetë e janë plagosur rreth 59.000 vetë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, të dhëna që nuk mund të kontrollohen në mënyrë të pavarur.

Edhe jashtë sallës së gjyqit akuzat kundër Izraelit hidhen poshtë. Presidenti izraelit, Itzhak Herzog deklaroi në një takim me ministrin e Jashtëm amerikan, Antony Blinken, se "nuk ka gjë më të neveritshme dhe absurde se ky pretendim. E vërteta është që armiqtë tanë, Hamasi kërkojnë në manifestin e tyre shkatërrimin dhe shuarjen e shtetit të Izraelit, të vetmit shtet kombëtar të popullit hebre." "Konventa për gjenocidin u vendos nga bashkësia ndërkombëtare pas akteve më mizore të njerëzimit, Shoah-s, Holokaustit, që u drejtua posaçërisht kundër hebrenjve për të eliminuar popullin hebre." Në kujtesë të Shoah-s, Tal Becker apeloi ndaj gjykatës të justufikonte rolin e vet si mbrojtës i premtimit që del nga konventa kundër gjenocidit, premtim i dhënë me zë të lartë për një "kurrë më".

Vendimi i parë brenda pak javësh?

Në seancën dëgjimore këtë javë nuk bëhej fjalë për të vendosur, nëse është shkelur vërtet konventa për gjenocidin, por për masa mbrojtëse të përkohshme. Një sërë masash të tilla Afrika Jugore ndërkohë i ka paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare. Ndër të tjera ky vend kërkon që Izraeli të ndalë të gjitha veprimet ushtarake në Rripin e Gazës, por edhe të mos bllokojë ndihmën humanitare për Rripin e Gazës. Izraeli e refuzon një vendim për ndalimin e operacioneve ushtarake, sepse kjo nuk është e detyrueshme për Hamasin, dhe çon aty që milicia terroriste të vazhdojë sulmet e saj. Izraeli i ka kërkuar gjykatës të refuzojë vendosjen e masave të përkohshme dhe të trajtojë rastin në tërësinë e tij.

Qeveria gjermane deklaroi të premten se për shkak të "historisë gjermane dhe krimeve më të rënda të njerëzimit të Shoah-s" ndjehet veçanërisht e lidhur me konvetën për gjenocidin. Por është kundër instrumentalizimit politik të saj dhe se e hedh poshtë qartësisht akuzën drejtuar kundër Izraelit, deklaroi qeveria gjermane. Në seancën kryesore, Gjermania do të marrë pjesë si palë e tretë.

Pa seancave dëgjimore, gjykata bëri të ditur, se do të marrë një vendim mbi masat e përkohshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ky pritet në javët e ardhshme. Deri në një vendim për akuzën kryesore, çështjen e shkeljes së konventës për gjenocidin nga Izraeli, mund të duhen vite.

Marrë nga DW

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet