LIVE UPDATES
Bota

Presidenti polak zbut polemikat për ministrat e arrestuar

Ish-ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Wasik u dënuan në shkallë të dytë më 20 dhjetor 2023 me dy vjet burg.

13 Janar 2024, 11:12 Nga M.B
Presidenti polak zbut polemikat për ministrat e arrestuar
Demonstruesit që mbajnë flamuj protestojnë kundër qeverisë përpara Parlamentit në Varshavë

POLONIA- Pas javësh acarimi politik, presidenti polak Andrzej Duda ka hedhur një hap drejt çshkallëzimit. Ai nisi procedurën e faljes për dy ish-politikanë, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës (10.01.2024) në banesën e tij zyrtare dhe u dërguan në burg. Ish-ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Wasik u dënuan në shkallë të dytë më 20 dhjetor 2023 me dy vjet burg. Duda kishte deklaruar gjithmonë se falja që u kishte bërë dy politikanëve pas dënimit të tyre në shkallë të parë, tetë vjet më parë kishte qenë e efektshme dhe se rihapja e procesit gjyqësor si dhe vendimi i gjyqtarit përbënin shkelje të ligjit. Nga ana tjetër, shumica e juristëve si dhe Gjykata e Lartë i kishin vënë pikëpyetje faljes së dhënë nga Duda në vitin 2015, pasi ajo ishte bërë ende para përfundimit të gjykimit. Kaminski dhe Wasiku, të dy nga ish partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS), u dënuan për shpërdorim të pushtetit në 2007, kur drejtonin agjencinë kundër korrupsionit CBA.

Duda bën kthesë

Pas një takimi me bashkëshortet e dy politikanëve të burgosur të enjten (11.01.2024), Duda iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm Adam Bodnar, njëherësh ministër i Drejtësisë, për t'i kërkuar pezullimin e paraburgimit të tyre deri në përfundimin e procedurës së faljes.

"Mariusz Kaminski është miku im, e njoh, është një njeri i sinqertë si kristali”, deklaroi kryetari nacional-konservator i shtetit . Dy politikanët u dënuan sepse i shërbyen shtetit dhe luftuan korrupsionin, "edhe brenda elitës qeverisëse", shtoi ai. "Ata janë të burgosurit e parë politikë që nga viti 1989,” theksoi Duda, duke shtuar se çdo ditë shtesë e kaluar në burg përbënte rrezik për shëndetin e tyre. Kaminski dhe Wasiki filluan një grevë urie të mërkurën (01/10/2023). Bashkëshortet e tyre shprehën shpresën se do t'i shihnin burrat e tyre "sot në shtëpi".

Çshkallëzim apo përshkallëzim?

"Jam i lumtur që presidenti ka hyrë në rrugën e çshkallëzimit," tha kreu i Parlamentit Szymon Holownia për kanalin televiziv privat TVN të premten (01/12/2023). "Kjo është një mënyrë e mirë për të dalë nga kjo krizë ligjore dhe politike," konfirmoi gjithashtu ish-presidenti Aleksander Kvasniewski. "Duda i shpëtoi turpit duke ndihmuar për të zgjidhur atë që mund të ishte bërë shkëndija e një konflikti që mund të hidhte në erë të gjithë politikën polake," shkruan Boguslaw Chrabota, kryeredaktor i së përditshmes Rzeczpospolita.

Rruga e faljes e zgjedhur nga Duda, e cila parashikon ndërhyrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, megjithatë do të thotë se procedura mund të zgjasë disa muaj. Ministri i Drejtësisë, Bodnar konfirmoi në një konferencë shtypi të premten (12.01.2024) në Varshavë, se ka marrë letrën e presidentit për procedurën e faljes. "Procedura ka filluar. Kam kërkuar dokumentet nga gjykata", tha Bodnar, por se nuk e ka marrë një vendim. Detyra e tij, ka vazhduar Bodnar, është të analizojë, nëse është e mundur heqja e burgimit, si e ka kërkuar presidenti. "Ne nuk do të veprojmë me nxitim", tha Bodnar.

Lirimin e të arrestuarve e kërkuan të enjten në mbrëmje edhe pjesëmarrësit në një marshim proteste në Varshavë. Fillimisht, demonstrata, nën sloganin "Marshimi i polakëve të lirë", kishte për qëllim të protestonte kundërristrukturimit të mediave publike, të kontrolluara deri tani nga PiS, të imponuar nga qeveria Tusk. Disa dhjetëra mijëra mbështetës të PiS u mblodhën para ndërtesës së Parlamentit në qendër të qytetit. Autoritetet e Varshavës folën për 35.000 pjesëmarrës, politikanët e PiS për 300.000. Presidenti i PiS Jaroslaw Kaczynski e ka bërë të qartë se ai  mbështet një konfrontim të plotë me qeverinë e re.

Kaczynski sulmon Tuskun dhe Gjermaninë

"Ky pushtet shtetëror nuk është polak. Ne duhet ta zëvendësojmë atë," tha Kaczynski, duke bërë thirrje për një "betejë të madhe" për një Poloni sovrane. Megjithatë, ai theksoi se debati duhet të bëhet "me fletëvotim”. Kreu i PiS paralajmëroi për një "plan gjerman dhe pjesërisht francez", objektivi i të cilit është "eliminimi i atdheut tonë". "Imperializmi gjerman është rikthyer," tha ai. Kaczynski vuri gjithashtu në pikëpyetje zhvillimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. "Si shkuan këto zgjedhje dhe referendumi, askush nuk e di,” tha ai. Pjesëmarrësit në "Marshimin e polakëve të lirë” iu drejtuan selisë së qeverisë. Ata thërrisnin slogane që krahasonin qeverinë e qendrës së majtë të Donald Tusk-ut me regjimin ushtarak komunist të gjeneralit Wojciech Jaruzelski, në fillim të viteve 1980.

"Kaczynski ëndërron të marrë Kapitolin," tha Mariusz Witczak, deputet i koalicionit qeveritar.

Diskutimet për buxhetin nën presion

"Kaczynski po radikalizon partinë e tij për ta mobilizuar atë - veçanërisht bërthamën e fortë - përpara zgjedhjeve të ardhshme komunale dhe evropiane," shpjegon politologia Barbara Brodzinska-Mirowska. "Përkrahësit besnikë të PiS e konsiderojnë Donald Tusk-un si një personazh të zi. Por kjo është një gjë e vogël në krahasim me ndjenjat që ka Jaroslaw Kaczynski ndaj tij. Këtu mund të flasim për urrejtje," komenton gazetarja Zuzanna Dabrowska në Rzeczpospolita.

Falja e politikanëve e zbuti konfliktin, por nuk i dha fund. Dënimi dhe mohimi i të drejtave civile nënkupton automatikisht humbjen e mandateve parlamentare të Kaminskit dhe Wasikut. As të prekurit, as PiS, as Duda nuk duan ta pranojnë këtë. Edhe para arrestimit, Kaminski kishte paralajmëruar se vetëm dhuna fizike mund ta pengonte të merrte pjesë në seancën e Sejmit. Konflikti në Parlament mund të pengojë punën për ligjin e buxhetit 2024. Në këtë drejtim, projekti duhet t'i paraqitet presidentit për nënshkrim jo më vonë se 29 janari. Përndryshe, Duda mund të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja./ DW

 

polonia presidenti ministra arrestime

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë