Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se avionët goditën një kompleks ushtarakë dhe tre objekte të tjera të Hezbollahut në qytetin lindor të Baalbek-ut.
IZRAEL- Izraeli njoftoi se ndërmori sulme ajrore në pjesën lindore të Libanit duke goditur infrastrukturën e Hezbollahut herët të dielën. Më herët grupi i armatosur rrëzoi një dron izraelit ndërsa të dy palët vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr mes tensioneve rajonale në rritje.
Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se avionët goditën një kompleks ushtarakë dhe tre objekte të tjera të Hezbollahut në qytetin lindor të Baalbek-ut.
Izraeli tha se sulmi i fundit ishte në përgjigje të rrëzimit të një avioni pa pilot në hapësirën libaneze nga Hezbollahu që mbështetet nga Irani. Grupi i armatosur tha se kishte rrëzuar një dron të tipit Hermes 900 të prodhuar nga Izraeli.
Hezbollahu njoftoi më vonë se kishte lëshuar dhjetëra raketa të tipit “Katjusha” që goditën një bazë të mbrojtjes ajrore në Lartësitë Golan, të aneksuara nga Izraeli, si hakmarrje ndaj sulmeve të Izraelit në Libanin lindor. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka patur reagime nga ushtria izraelite.
Hezbellahu ka shkëmbyer zjarr me Izraelin përgjatë kufirit jugor të Libanit që nga 8 tetori, një ditë pasi Hamasi palestinez ndërmori një sulm brenda Izraelit duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe marrë peng mbi 200 të tjerë. Sulmi i Hamasit shkaktoi reagimin ushtarak të Izraelit ndaj Gazës, gjë që ka çuar në rritjen e tensioneve rajonale.
Sulmet izraelite kanë vrarë rreth 270 luftëtarë të Hezbollahut dhe afro 50 civilë, sipas burimeve të sigurisë. Ndërkohë, rreth 90,000 njerëz janë shpërngulur në pjesën jugore të Libanit, dhe më shumë se 96,000 izraelitë janë zhvendosur nga pjesa kufitare veriore e vendit, sipas zyrtarëve nga të dyja palët.
SHBA dhe vende të tjera kanë kërkuar një zgjidhje diplomatike të tensioneve mes Hezbollahut dhe Izraelit. Hezbollahu ka thënë se nuk do të ndalojë zjarrin derisa të arrihet një armëpushim në Gazë.
Dy burime i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi i fundit izraelit në Liban kishte në shënjestër një kamp trajnimi që i përkiste Hezbollahut në fshatin Janta pranë kufirit me Sirinë dhe qytetin Safri pranë Baalbek-ut. Nuk ka njoftime për viktima nga sulmet, thanë burimet./VOA
Zlatan Elek KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek në një deklaratë tha sot se kjo parti është kundër re...
John Tinniswood BRITANI- John Tinniswood britaniku 111-vjeçar i cili është njeriu më i vjetër në botë thotë...
sergei lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov viziton Kinën të hënën dhe të martën për të diskutuar...
Ceremonia përkujtimore RUANDË- Presidenti i Ruandës, Paul Kagame fajësoi mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar pë...
v IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është gati të arrijë një marrëveshje pë...
Foto ilustruese KINA- Ushtria e Kinës tha të shtunën se ka kryer patrullime ajrore e detare dhe se të gjitha veprimet “të ci...
Yellen dhe Li Qiang SHBA- Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen dërgoi një mesazh pas takim të dielën me kryemin...
Foto ilustruese IRAN- Një këshilltar ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei paralajmë...
foto ilustruese RUSI- Ujërat u rritën në dy qytete në malet Ural të Rusisë të dielën, pasi lumi i tretë më...
Kurti dhe Osmani KOSOVË- Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për mediat ...