12 Nëntor 2023, 11:41
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Një vajzë 16-vjeçare nga Nebraska u arrestua pasi dyshohet se i preu fytin foshnjës së saj të porsalindur. Oficerët u lajmëruan të hënën e kaluar përmes një telefonatë se një vajzë kishte lindur dhe foshnja nuk po merrte frymë.
Babai i vajzës u tha oficerëve se kishin ardhurshumë vonë, raporton New York Post. Policët hynë në shtëpi dhe gjetën nënën e vajzës duke u ulëritur teksa mbante një foshnjë të mbështjellë me një batanije.
Ajo tha se vajza kishte lënduar foshnjën, ku dhe zbuloi se fyti i ishte prerë në grykë dhe kishte disa plagë me thikë në gjoks, thuhet në deklaratë. Prindërit e vajzës në dëshminë e tyre dyshojnë se adoleshentja mori një thikë nga kuzhina dhe e përdori atë për të vrarë beben e saj të porsalindur.
Më pas sipas tyre e reja i tha nënës së saj se duhej të shkonte në supermarket për të blerë peceta higjienike për shkak të menstruacioneve. Menjëherë pas kësaj, nëna pa gjakun që mbulonte dyshemenë dhe murin e dhomës së gjumit të vajzës. Kur vajza u kthye nga dyqani rreth 15 minuta më vonë, nëna e saj u përball me të dhe dyshohet se ajo pranoi se e kishte vrarë foshnjën. Babai i vajzës e ka gjetur foshnjën brenda një dollapi, sipas dëshmisë në polici.
Ende nuk dihet nëse prindërit e vajzës e dinin se vajza e tyre ishte shtatzënë përpara se të zbulonin skenën e përgjakshme. Adoleshentja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të moshës së saj, u dërgua në Qendrën Mjekësore Rajonale Perëndimore, ku iu nënshtrua një operacioni, sipas Star Herald.
Kur oficerët kontrolluan shtëpinë, ata zbuluan rroba dhe peshqirë me njolla gjaku. Babai i adoleshentes u ka dorëzuar thikën që ka gjetur në dollap dhe besohet se është përdorur në vrasje.
16-vjeçarja, e cila po lufton akuzat për vrasje të shkallës së parë, është lënë në paraburgim dhe do të dalë sërish në gjykatë më 16 nëntor.
vrasje ne shba
Bota
12 Nëntor 2023, 11:16
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Beteja për dominim në Detin e Zi u ndez këtë javë midis Ukrainës dhe Rusisë...
Bota
12 Nëntor 2023, 10:51
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria e Izraelit tha se është e gatshme për t’i evakuuar foshnjat nga spitali më i madh dhe kryesor i R...
Bota
12 Nëntor 2023, 09:15
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të koordinohet me partitë opozitare para se të themelojë A...
Bota
12 Nëntor 2023, 09:06
r.ll
foto ilustruese
ZVICËR- Alpet mbeten një destinacion i spikatur për pushime, por ndryshimet klimatike dhe turizmi masiv kanë sjellë...
Bota
12 Nëntor 2023, 09:01
r.ll
annalena baerbock
GJERMANI- Në sfondin e gjendjes së popullsisë civile në Rripin e Gazës Gjermania do të shtojë ndihm&eu...
Bota
12 Nëntor 2023, 08:39
r.ll
Foto ilustruese
GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte humbur komunikimin me kontaktet e saj në spitalin Al-Shifa ...
Bota
12 Nëntor 2023, 08:00
r.ll
antony blinken dhe mahmoud abbas
GAZA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti kundërshtimin e Washingtonit që Izraeli t...
Bota
12 Nëntor 2023, 07:32
r.ll
foto ilustruese
KINË- Çfarë do të ndodhë me nismën e Kinës “Rruga e Mëndafshit”? Pasi mbushi dhjet&eu...
Bota
11 Nëntor 2023, 21:55
a.l
Luani
ITALI- Momente paniku në Romë! Mediat italiane raportojnë se një luan ka dalë nga kafazi në 'Cirk' dhe është...
Bota
11 Nëntor 2023, 21:47
a.l
Drogë në Serbi
SERBI- Një operacion anti-drogë në Serbi ka çuar në sekuestrimin e mbi 165 kg marijuanë. Aksioni ...