LIVE UPDATES
Bota

Ekonomia gjermane në stanjacion në tremujorin e dytë

Megjithatë, pavarësisht mungesës së rritjes, Gjermania ka dalë zyrtarisht nga recesioni në të cilin hyri pas dy tremujorësh radhazi tkurrjeje ekonomike.

26 Gusht 2023, 16:08 Nga a.l
Ekonomia gjermane në stanjacion në tremujorin e dytë
Foto ilustruese

GJERMANI- Ekonomia gjermane ishte në stanjacion në tremujorin e dytë të vitit 2023, njoftoi të premten Zyra Federale e Statistikave (Destatis). Megjithatë, pavarësisht mungesës së rritjes, Gjermania ka dalë zyrtarisht nga recesioni në të cilin hyri pas dy tremujorësh radhazi tkurrjeje ekonomike.

Shifrat e publikuara nga Destatis tregojnë se ekonomia më e madhe e Evropës pëtjetoi rritje zero nga prilli në qershor në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Në tremujorin e katërt të vitit 2022, prodhimi ekonomik kishte rënë me 0.4% dhe në tremujorin e parë 2023 me 0.1% krahasuar me tremujorët e mëparshëm.

"Pas rënieve të lehta në dy tremujorët e mëparshëm, ekonomia gjermane u stabilizua në pranverë,” tha Ruth Brand, presidente e Destatis. Eksportet, të rëndësishme për ekonominë gjermane, ranë pak në tremujorin e dytë të 2023 Nga prilli në qershor, ekonomia gjermane shënoi rritje zero krahasuar me tremujorin e mëparshëm. 

Konsumi dhe investimet rriten

Ekonomia u mbështet nga përmirësimi i konsumit dhe rritja e investimeve. Pas dy rënieve të njëpasnjëshme, shpenzimet e konsumatorëve u rritën me 0.1% në tremujorin e dytë të 2023 krahasuar me tremujorin e parë të 2023.
Pas zhvillimit pozitiv të tremujorit të mëparshëm, investimet janë rritur edhe në tremujorin e dytë të 2023. Për shembull, investimet në pajisje (makina dhe vetura) u rritën me 0.6% krahasuar me tremujorin paraardhës. Sipas Destatis, eksportet, të cilat janë të rëndësishme për Produktin e Brendshëm Bruto të Gjermanisë megjithatë ranë lehtë (-1,6%) krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në të njëjtën periudhë, importet ranë edhe më shumë (-1.8%).

A do të vazhdojë stanjacioni?

Krahasuar me ekonomitë e tjera të mëdha perëndimore, vetëm Italia performoi më keq (-0.3%) se Gjermania në tremujorin e dytë. Sipas Destatis, SHBA shënuan rritje prej 0.6%, Franca 0.5% dhe Eurozona në tërësi prej 0.3%.

Në fillim të kësaj jave, Banka Qendrore e Gjermanisë, Deutsche Bundesbank parashikoi se ekonomia "pa shkëlqim" gjermane do të vazhdojë të jetë në stanjacion në tremujorin e tretë. Ajo "po përjeton ende një periudhë dobësie", tha Banka në raportin e saj mujor.

FMN parashikon se Gjermania do të jetë e vetmja ekonomi e madhe e zhvilluar që do të tkurret këtë vit. Norma vjetore e inflacionit në Gjermani u ngadalësua në 6.2% në korrik, kryesisht për shkak të çmimeve më të ulëta të energjisë, por ajo mbetet shumë mbi objektivin prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane. /DW/

gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet