26 Gusht 2023, 15:27
Nga f.i.
Valdis Dombrovskis
RUSI- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që të rinovojë marrëveshjen për drithërat, në mënyrë që të mundësohet eksporti i sigurt i drithërave ukrainase përmes porteve të Detit të Zi.
Muajin e kaluar, Rusia u tërhoq nga kjo marrëveshje.
Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se kufizimet ruse në eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi po krijojnë probleme jo vetëm për Kievin, por edhe për shumë shtete në zhvillim.
Rusia po i përdor “drithërat si armë”, tha Dombrovskis, i cili është në Indi, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë të grupit të 20 shteteve më të industrializuara (G20).
“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, të Turqisë, për nismën e drithërave të Detit të Zi”, tha ai për gazetarët, duke shtuar se blloku evropian po fron rrugën alternative tregtare – që ndryshe po quhen edhe si rrugë të solidaritetit – të cilat Ukraina po i përdor për të eksportuar drithëra dhe produkte të tjera.
Turqia është duke tentuar që ta bindë Moskën që të kthehet në marrëveshje, e cila u ndërmjetësua nga Ankaraja dhe OKB-ja vitin e kaluar. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha më herët gjatë javës sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, se Rusia do të kthehet në marrëveshje vetëm nëse Perëndimi përmbushë obligimet e tij ndaj Moskës.
Që nga skadimi i marrëveshjes, rreth 45 milionë tonë drithëra, farëra vajore dhe produkte të tjera bujqësore janë eksportuar përmes rrugëve alternative përmes Polonisë dhe Rumanisë, duke i ofruar ndihmë jetime për Ukrainën, tha Dombrovskis.
BE-ja po e mbështet Ukrainën me ndihma të mbrojtjes, ndihma financiare dhe asistencë tjetër. Kjo ndihmë, sipas Dombrovskis, synon që të shtyjë “trupat ruse përtej kufijve ndërkombëtar të Ukrainës”.
Marrë nga REL
marreveshja ukraine-rusi
Bota
26 Gusht 2023, 15:19
a.l
Foto ilustruese
Në një zhvillim të kohëve të fundit që ka ndezur intriga në komunitetin shkencor, shkencëtarja...
Bota
26 Gusht 2023, 13:51
a.l
Belgorod
UKRAINË- Ukraina po vazhdon valën e saj të fundit të sulmeve me dronë në tokën ruse, pasi një t...
Bota
26 Gusht 2023, 13:07
a.l
Përdhunimi i 19-vjeçares në Itali
ITALI- Hetimet për përdhunimin e 19-vjeçares nga 7 të rinj në Palermo, vijojn...
Bota
26 Gusht 2023, 13:31
A.B
Ali Sabandzi
GREQI- Presidenti i kompanisë që zotëron linjën ajrore turke me kosto të ulët Pegasus Airlines, Ali Sabandz...
Bota
26 Gusht 2023, 13:24
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos nga bombardimet ruse në fshatin Podoli , a...
Bota
26 Gusht 2023, 13:12
f.i
foto ilustruese
GREQI- Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve grekë arrestuan dy burra të shtunën, pasi dyshohet se ki...
Bota
26 Gusht 2023, 13:01
a.l
Emigrantë
LIBI- Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 emigrantë në vështirësi në Mesdhe gjat&eu...
Bota
26 Gusht 2023, 12:20
a.l
Gabriel Escobar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Maqedonin...
Bota
26 Gusht 2023, 12:05
f.i
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkroi një dekret të ri që kërkon nga grupet mercenare, ...
Bota
26 Gusht 2023, 12:02
a.l
Saida Mirziyoev
UZBEKISTAN- Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev ka emëruar vajzën e tij të madhe Saida Mirziyoyeva si ndihm&eu...