26 Gusht 2023, 15:55
Nga I.A
Kine
KINË- Numri i turistëve që vizitojnë Kinën është vetëm një pjesë e vogël e nivelit që ishte përpara pandemisë së koronavirusit, megjithëse tashmë vendi është hapur plotësisht për vizitorët e huaj që në muajin mars. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, njofton rreth arsyeve përse pushuesit e huaj ngurrojnë të rikthehen në Kinë. Gjatë një transmetimi rishtazi, televizioni shtetëror kinez tha se vendi po përjetonte shifra rekord të turistëve.
Por, ka pak të huaj mes pushuesve në Kinë. Në Shangai, shifrat zyrtare tregojnë se vizitorët e huaj janë vetëm sa një e katërta e nivelit përpara pandemisë në vitin 2019.
Politika e Kinës për tolerancë zero ndaj COVID-it ua kishte ndaluar hyrjen në vend vizitorëve të huaj deri në muajin mars të këtij viti.
“Wendy Wu Tours” është ndër kompanitë kryesore turistike në Londër për udhëtimet drejt Azisë. Themeluesja e kompanisë thotë se kërkesa është në 35% - 40% të nivelit përpara pandemisë.
“Njerëzit mendojnë për pandeminë, masat e rrepta izoluese dhe nëse do t’i mbyllnin brenda. Dhe sigurisht që jo, por njerëzit janë të shqetësuar për këtë. Ndonjëherë janë arsyet politike – qeveritë nuk ndjehen shumë miqësore, marrëdhëniet mes Kinës dhe Perëndimit – kjo ka ndikuar sigurisht tek vendimi i klientëve për të shkuar apo jo”, thotë Wendy Wu.
Por, zonja Wu këmbëngul se turistët do të priten mirë në Kinë.
“Përpara pandemisë, kishte shumë turistë, shumë vizitorë të huaj – ishe vetëm një ndër qindra mijëra. Por tani, ngaqë janë të paktë, u kërkojnë të dalin në fotografi kudo që shkojnë, sikur të jenë persona të famshëm, si 30 vite më parë. Është e pabesueshme”, thotë ajo.
Përpara pandemisë, Kina ishte në krye të listës të turistëve japonezë dhe sipërmarrësve. Por tashmë ka rënë kërkesa edhe nga ky vend ishull, thotë konsulentja për turizmin Yoko Hayano, nga kompania “JTB Tourism Research and Consulting”.
“Që nga pandemia e koronavirusit, nuk janë rikthyer të gjitha udhëtimet e linjave ajrore. Numri i vendeve të disponueshme për udhëtim me avion drejt Kinës është ende në rreth 30% krahasuar me 2019-ën. Pra ka ndikim të madh”, thotë ajo.
Ndërkohë, vetë Japonia ka një rritje të madhe të turistëve të huaj.
“Numri i turistëve që vizitojnë Japoninë nga Kina po rritet me shpejtësi, prandaj janë më pak vende në avionë për personat nga Japonia”, thotë zonja Hayano.
Kina po mundohet të rikthejë turizmin në vend. Pekini dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të dyfishojnë numrin e fluturimeve direkte, në 24 fluturime në javë deri në muajin tetor.
Marrë nga VOA
kine
Bota
26 Gusht 2023, 15:48
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medevedev paralajmëron se kundërshtarët e Rusisë n...
Bota
26 Gusht 2023, 15:42
f.i
pamje nga vendngjarja
SHBA- Sfidat në rrjet dhe përpjekjet për sa më shumë shikime, po bëhen të rrezikshme. Cody Detwile...
Bota
26 Gusht 2023, 15:42
a.l
Marthtin Luter King
SHBA- Dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen të shtunën pranë Memorialit të Presidentit Linc...
Bota
26 Gusht 2023, 15:31
I.A
Francesco Emilio Borrelli
ITALI- Deputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka deklaruar se kryemininistrja italiane Giorgia Meloni duhet që t&eu...
Bota
26 Gusht 2023, 15:32
a.l
Anija
Katër astronautë që përfaqësojnë katër kombe dhe agjenci hapësinore në të gjithë globin u nis&...
Bota
26 Gusht 2023, 15:32
f.i
Andrey Averyano
RUSI- Inteligjenca britanike beson se komandanti i Kremlinit, që orkestroi helmimin e Sergei Skripal në Britani, ka pasur rol edh...
Bota
26 Gusht 2023, 15:26
a.l
Japoni
JAPONI- Agjencia japoneze e peshkimit ka thënë se peshqit e testuar në ujërat përreth centralit bërth...
Bota
26 Gusht 2023, 15:27
f.i.
Valdis Dombrovskis
RUSI- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që të rinovojë marr&...
Bota
26 Gusht 2023, 15:19
a.l
Foto ilustruese
Në një zhvillim të kohëve të fundit që ka ndezur intriga në komunitetin shkencor, shkencëtarja...
Bota
26 Gusht 2023, 13:51
a.l
Belgorod
UKRAINË- Ukraina po vazhdon valën e saj të fundit të sulmeve me dronë në tokën ruse, pasi një t...