Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një eksperiment me agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale tregon se si mund të gjenerohet një fushatë propagande për të ndikuar opinionin publik dhe përfundimin e zgjedhjeve.
Edhe pse ajo që në ekran duket si një debat i vërtetë online gjatë zgjedhjeve, debati mund të jetë produkt i Inteligjencës Artificiale. Studiuesit paralajmërojnë se rrjetet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale mund të punojnë së bashku, të koordinojnë fushata dezinformimi gjatë zgjedhjeve, duke vërshuar në mediat sociale me propagandë, në mënyrë të pavarur dhe në shkallë të gjerë dhe të ndikojnë opinionin publik.
Eksperiment me ndihmën e Inteligjencës Artificiale
Në një studim të kohëve të fundit shkencëtarët e testuan këtë fenomen në një platformë sociale të simuluar, të ngjashme me platformën X. Ata krijuan me Inteligjencë Artificiale 50 agjentë, 40 syresh vepruan si përdorues të rregullt dhe 10 të tjerët si operatorë që kishin si qëllim promovimin e një kandidati fiktiv.
Shkencëtarët testuan tre skenarë: agjentë me një qëllim të vetëm; agjentë që i njihnin shokët e tyre të ekipit dhe agjentë që mund të planifikonin strategji së bashku.
Rezultati kryesor i eksperimentit ishte se thjesht të dije se kush ishte në të njëjtin ekip, ishte e mjaftueshme për të krijuar një sjellje të koordinuar, pothuajse aq frytdhënëse sa planifikimi së bashku.
Produkti ishte thuajse njësoj si bisedat e vërteta online: mendime të ndryshme, përgjigje dhe mbështetje në rritje rreth një mesazhi të vetëm.
Më efektivë se robotët
Kjo risi është shumë e ndryshme nga fushatat tradicionale me ndihmën e robotëve. Metodat e vjetra robotike ndjekin skenarë të thjeshtë: "postoni këtë, ricikloni atë”, duke i bërë më të lehtë për t'u zbuluar.
Kurse sistemet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale ngjasojnë më shumë me përdoruesit e vërtetë.
Rrezik me pasoja ende të paparashikueshme
Edhe pse ky ishte vetëm një simulim, pasojat janë reale. Sisteme të tilla mund të formësojnë opinionin publik dhe të rrisin përçarjen në zgjedhjet e ardhshme.
Dhe ato mund të jenë shumë më të vështira për t'u zbuluar, sepse nuk ka të bëjë vetëm me atë që postojnë llogaritë individuale, por edhe me mënyrën se si rrjetet e llogarive veprojnë së bashku. Dhe është ende e paqartë, nëse platformat mund ta përballojnë këtë./DW
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përgëzoi katër astronautët e misionit Artemis II pas kthimit ...
J.D.Vance PAKISTAN- Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance mbërriti në Pakistan për bisedime me Iranin. Ende pa nisur t...
Kapsula Orion SHBA- Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s janë rikthyer shëndoshë e mirë në Tokë, duke pë...
Më 12 prill, Hungaria përballet me zgjedhjet e saj më vendimtare parlamentare që nga koha kur regjimi komunist i Hungarisë ...
Presidenti amerikan, Donald Trump Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani “nuk ka asnjë kartë” përveç përdor...
IRAN- Kryetari i parlamentit të Iranit ka këmbëngulur që luftimet duhet të ndalen në Liban përpara se të fillojn&...
SHBA- Bordi i Paqes i Donald Trump ka marrë vetëm një shumë të vogël të 17 miliardë dollarëve t&eu...
elliot engel SHBA- Ish-kongresmeni amerikan Elliot Engel ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Mediat ndërkombë...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për media në Pentagon. Ambasadori veteran Joey Hood, diplomat karri...
VATIKAN- Emmanuel dhe Brigitte Macron u takuan me Papa Leo XIV sot në Vatikan, duke i dhuruar atij një sërë dhuratash simbolike q&eum...