25 Nëntor 2022, 21:00
Nga d.a.
Afganistan
AFGANISTAN- Trajtimi i grave dhe vajzave afgane nga talebanët, përfshirë përjashtimin e tyre nga parqet dhe palestrat, si dhe shkollat dhe universitetet, mund të përbënte një krim kundër njerëzimit, tha të premten një grup ekspertësh të OKB-së.
Vlerësimi i Raportuesit Special të OKB-së për Afganistanin, Richard Bennett dhe nëntë ekspertë të tjerë të OKB-së, thotë se trajtimi i grave dhe vajzave mund të jetë ‘persekutim gjinor’ sipas Statutit të Romës, në të cilin Afganistani është palë.
Zëdhënësi i talebanëve nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e agjencisë së lajmeve “Reuters” për koment mbi vlerësimin e ekspertëve.
“Të mbyllësh gratë në shtëpitë e tyre është e barabartë me burgim”, thanë ekspertët në një deklaratë, duke shtuar se ka të ngjarë të çojë në nivele të larta të dhunës në familje dhe probleme të shëndetit mendor.
Ekspertët përmendën gjithashtu si shembull arrestimin në fillim të këtij muaji të aktivistes Zarifa Yaqobi dhe katër kolegëve meshkuj.
Ata mbeten në paraburgim, thanë ekspertët.
Talibanët morën pushtetin nga një qeveri e mbështetur nga perëndimi në gusht të vitit 2021. Ata thonë se respektojnë të drejtat e grave në përputhje me interpretimin e tyre të ligjit islamik.
Qeveritë perëndimore kanë thënë se ata duhet të ndryshojnë kursin për të drejtat e grave, përfshirë realizimin e sinjaleve të dhëna më parë se do të hapnin shkolla të mesme për vajza, si rruga e vetme e njohjes formale të qeverisë së talebanëve.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut u bëri thirrje autoriteteve talebane që të ndalonin menjëherë fshikullimet publike në Afganistan.
Ravina Shamdasani tha se zyra ka dëshmi për shumë incidente të tilla këtë muaj, duke përfshirë një grua dhe një burrë që janë goditur nga 39 herë secili për shkak se kishin kaluar kohë së bashku pa qenë të martuar./VOA/
richard bennett talebanet qeverisin afganistanin
Bota
25 Nëntor 2022, 20:50
d.a.
Pyotr Tolstoy
RUSI- Një nga aleatët kryesorë të presidentit rus tha se Vladimir Putin do ta 'ta kthejë Ukrainë...
Bota
25 Nëntor 2022, 20:41
d.a.
Putin dhe Kadyrov
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se sot se do të zhvillojë një takim gjatë ditës me komandantin &c...
Bota
25 Nëntor 2022, 20:32
d.a.
GJERMANI- Gjermania tha të premten se është duke diskutuar me aletët mbi kërkesën e Polonisë që sistemi gjerman i mbro...
Bota
25 Nëntor 2022, 20:28
k.m.
Foto ilustruese
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e caktoi 25 dhjetorin datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendet komunale t...
Bota
25 Nëntor 2022, 20:22
d.a.
Trump
SHBA- Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, biznesmeni dhe figura e njohur televizive u pa si përçarë...
Bota
25 Nëntor 2022, 19:59
Paul Ronzheimer
Angela Merkel
Vetëm Gas-Gerd ka kaq pak vetë-reflektim kur bëhet fjalë për Ukrainën! Ish-kancelarja Angela Merkel vazhdon t&e...
Bota
25 Nëntor 2022, 20:09
d.a.
Kim Yo Jong
KOREJA E VERIUT- Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kritikoi iniciativën e Koresë së ...
Bota
25 Nëntor 2022, 19:45
d.a.
Kurti dhe Solana
SPANJË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet në Spanjë si pjesë e Kongresit të Internacionalet...
Bota
25 Nëntor 2022, 19:36
d.a.
Abazovic
Nga Samir Kajosheviç për BIRN
Ministria e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi kritikoi nismën rajonale t&eu...
Bota
25 Nëntor 2022, 19:27
d.a.
BE
BRUKSEL- Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim urgjent të premten në përpjekje të leh...