LIVE UPDATES
Bota

Presidentja e Kosovës caktoi 25 dhjetorin për zgjedhjet për Kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviçit

Shpallja e zgjedhjeve në këto komuna pasoi vendimin e fillimit të nëntorit të përfaqësuesve politik të serbëve për t’u dorëhequr nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të mospajtimeve me vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

25 Nëntor 2022, 20:28 Nga k.m.
Presidentja e Kosovës caktoi 25 dhjetorin për zgjedhjet për
Foto ilustruese

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e caktoi 25 dhjetorin datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviçit në veriun e Kosovës, pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet vendase. Shpallja e zgjedhjeve në këto komuna pasoi vendimin e fillimit të nëntorit të përfaqësuesve politik të serbëve për t’u dorëhequr nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të mospajtimeve me vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

Tashmë presidentja Osmani e ka caktuar 18 dhjetorin datë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të katër komunave në pjesën veriore të Kosovës.

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve bëri të ditur të premtën se tashmë ka përfunduar periudha e kandidimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marin pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit për kryetarë në katër komuna e veriut.

Sipas KQZ-së për këto zgjedhje kanë kandiduar gjashtë subjekte politike: Iniciativa qytetare Mitrovica, Partia Demokratike e Kosovës, Partia Kosovskih Srba (Partia e Serbëve të Kosovës), një kandidat i pavarur, Lëvizja Vetëvendosje dhe Iniciativa qytetare “Srpski Opstanak” (Mbijetesa Serbe).

Këto zgjedhje po bojkotohen nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në komunat me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të enjten gjatë një debati në parlamentin e Kosovës se integrimi i serbëve të larguar nga institucionet tashmë është çështje e ligjit.

“Unë ju kam bërë thirrje të gjithë serbëve që janë në institucione, mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje, mos shkoni, por nuk ju kam thënë kthehuni. Nuk kam të drejtë të ju them kthehuni. Unë kam të drejtë politikisht të ju them mos shkoni por nuk kam të drejtë të ju them kthehuni. Shkuarja tyre është akt individual politik, kthimi i tyre, është çështje ligjore, kushtetuese, institucionale”, tha ai.

Kosova dhe Serbia u pajtuan të mërkurën në Bruksel për çështjen e përdorimit të targave të makinave në veriun e Kosovës. Pajtimi u mirëprit nga diplomacia perëndimore si një hap u rëndësishëm për shmangien e tensioneve.

Ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka, tha të premten gjatë një vizite në Prishtinë se marrëveshja ndihmon jo vetëm uljen e tensioneve por krijon edhe kushte shumë më të përshtatshme për t’u përqendruar me urgjencë tek arritja e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Zonja Xhaçka tha se në këtë rrugë Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën pasi sipas saj arritja e kësaj marrëveshje është një domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin./REL

vjosa osmani kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet