Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në afat të shkurtër, ekspertët ligjorë thonë se vendimi i Gjykatës së Lartë se ish presidentët gëzojnë imunitet për veprimet e lidhura drejtpërdrejt me detyrat e tyre zyrtare, por jo për veprime që nuk lidhen me detyrat zyrtare, është një fitore për Trump.
SHBA- Sipas ekspertëve ligjorë, vendimi i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara se presidentët gëzojnë imunitet për veprimet zyrtare është një fitore e menjëhershme për ish Presidentin Donald Trump kandidatin e pritshëm republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, i cili ka mbështetur shpresat tek shtyrja kohore e proceseve gjyqësore ndaj tij. Por në afat të gjatë, sipas ekspertëve, ky vendim mund të ketë pasoja të thella për sistemin politik amerikan përmes zgjerimit të pushtetit të presidentit dhe pandëshkueshmërisë.
Në afat të shkurtër, ekspertët ligjorë thonë se vendimi i Gjykatës së Lartë se ish presidentët gëzojnë imunitet për veprimet e lidhura drejtpërdrejt me detyrat e tyre zyrtare, por jo për veprime që nuk lidhen me detyrat zyrtare, është një fitore për Trump. Por, sipas tyre, vendimi i Gjykatës së Lartë rrezikon të transformojë postin e presidentit dhe të ndikojë në sistemin qeverisës amerikan, duke i hapur rrugë prirjeve autoritare.
“Ai nuk mori imunitet të plotë, 100 për qind për të gjitha ato që ka bërë dhe që po kërkonte. Por në tërësi, kjo ishte një ditë e mirë për Presidentin Trump. Të paktën fillimi i gjyqit ndaj tij do të shtyhet,” thotë profesorja Claire Wofford nga Kolegji Charleston.
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori një vendim historik, duke vendosur për herë të parë për çështjet që lidhen me imunitetin e presidentit nga ndjekja penale. Sipas vendimit, zoti Trump nuk mund të ndiqet penalisht për asnjë veprim të ndërmarrë në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese si president, por vetëm për aktet private. Por, anëtarët e Gjykatës së Lartë ia lanë gjykatës së nivelit më të ulët mënyrën se si do ta zbatonin këtë vendim në rastin e ish-presidentit Trump.
Sipas profesorit të Universitetit Hofstra, James Sample, me vendimin e saj gjykata ka krijuar pengesa procedurale që do të jenë sfida për prokurorin e posaçëm Jack Smith, që e ka akuzuar zotin Trump për përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor. Ai thotë se Gjykata e Lartë i dha një fitore zotit Trump ndërkohë që po i afrohet fundit të fushatës.
“Precedenti i ri në këtë rast është se gjykata gjeti një doktrinë e cila nuk ka ekzistuar më parë, e cila thotë që në vend që të ketë barazi para ligjit, ku çdo individ është i barabartë përballë ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin, dikush mund të supozohet se është mbi ligjin. Në kontekstin e demokracisë amerikane, sidomos se si shihet ajo nga bota, nuk bëhet fjalë për të dhënë shembull demokracie, por për një qasje, bëj si them unë e mos bëj si bëj unë,” thotë profesori Sample.
Vendimi i Gjykatës së Lartë u mbështet nga gjashtë gjykatësit konservatorë dhe u kundërshtua nga tre anëtarët liberalë. Ndonëse vendimi nuk hedh poshtë aktakuzat kundër zotit Trump, ai përbën një fitore për strategjinë e kandidatit të pritshëm republikan për president në zgjedhjet e këtij viti, për të shtyrë proceset ligjore deri pas zgjedhjeve, sipas dekanit të Fakultetit Juridik të Universitetit “George Washington”, Alan Morrison.
“Nuk është ende fitore, por është fitore për faktin që gjyqi ndaj tij nuk do të fillojë para zgjedhjeve... Është e pamundur që gjykimi për këtë rast të fillojë për të paktën edhe një ose dy vite, gjithsesi jo para nëntorit,” thotë ai.
Profesorja Wofford thotë se vendimi u jep shumë mbrojtje presidentëve amerikanë.
“Nëse një president është në pozitë të ndërmarrë një sërë veprimesh që një qytetari apo një pjesëtari tjetër të qeverisë nuk i lejohet dhe ai nuk jep llogari para askujt, atëherë unë mendoj se kemi të bëjmë me një sistem politik që dallon nga sistem i tanishëm demokratik ku ka ndarje të pushteteve. Të paktën si mundësi, po shkojmë drejt një regjimi më autoritar dhe diktatorial, që është edhe arsyeja që i shqetëson shumë kur bëhet fjalë për zoti Donald Trump,” thotë ajo.
Në opinion kundërshtues të pakicës, anëtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor shprehet se, “Vendimi për t’u dhënë presidentëve imunitet nga veprat penale, i jep formë të re institucionit të Presidentit. Tallet me parimin themelor të Kushtetutës dhe sistemit tonë qeverisës, se askush nuk qëndron mbi ligjin.”
Vendimi i Gjykatës së Lartë u përshëndet nga ish Presidenti Trump si një “fitore e madhe për Kushtetutën dhe demokracinë”, ndërsa u kritikua nga Presidenti demokrat Joe Biden, i cili tha se “vendimi nuk ndryshon faktet”, duke shtuar se zoti Trump kishte, siç tha ai, “nxitur një turmë të dhunshme të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.”/ VOA
fotot ilustruese KOSOVË- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës kanë përuruar javë më...
Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Shkup. SHKUP- "Qeveria e re, gjatë fushatës së saj, qartazi tregoi se cilat mendon se jan&e...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin (djathtas) përshëndetet me homologun e vet ukrainas, Rustem Umerov, në Pentagon, Uashington, 2 ko...
pamje nga vendngjarja MALI I ZI- Mali i Zi është goditur nga një stuhi e fuqishme ditën e sotme, ku si pasojë kanë humbur jet...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden e kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës së Lartë, që u jep presidentëve imunitet të ...
IZRAEL- Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelitete ndaj qytetit të Khan Younisit, bënë t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Sofje nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, më 22 prill të vitit 2...
Viktor Orbán dhe Volodymyr Zelenskyy HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orbán vizitoi Kievin të martën për bisedime me pres...
Të afërm dhe vullnetarë duke i bartur në barela trupat e viktimave të një rrëmuje vdekjeprurëse në Indi, 2 korrik...
fotot ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër t&eum...