LIVE UPDATES
Bota

Eksperti i Ballkanit, Konrad Clewing: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën

3 Gusht 2022, 12:00 Nga d.a.
Eksperti i Ballkanit, Konrad Clewing: Kosova duhet të
Konrad Clewing

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën

Deutsche Welle: Z. Clewing, në kufirin serbo-kosovar pati një tension të ri në fundjavë, pasi qeveria e Kosovës donte të zbatonte rregullat e paralajmëruara prej kohësh për hyrjet e qytetarëve serbë dhe automjeteve të tyre me targa serbe. Tani ato janë shtyrë për 1 shtator. A shihni një kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës dhe Ballkanit?

Konrad Clewing: Në terma afatshkurtër nuk shoh një kërcënim të veçantë, sepse KFOR-i i udhëhequr nga NATO mund ta stabilizojë situatën për momentin. Por unë shoh një problem të madh në faktin se përshkrimi i misionit të KFOR-it, i cili rrjedh nga një rezolutë e OKB-së e vitit 1999, nuk e përfshin aspak mbrojtjen e sigurisë së jashtme të Kosovës. Detyra kryesore është krijimi i një mjedisi paqësor dhe i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës. Por, në planin afatgjatë, këto dy pika nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur gjendjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse duhet gjetur një zgjidhje e mirëmenduar dhe e qëndrueshme për të garantuar sigurinë e jashtme të Kosovës. Dhe këtë e shoh vetëm në perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Deri më tani, Gjermania ka mbështetur në radhë të parë perspektivën e BE-së për të gjithë Ballkanin Perëndimor, e cila gjithashtu kërkon eliminimin e konflikteve fqinje. A nuk mjafton perspektiva e BE-së dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për zgjidhjen e përhershme të konfliktit?

Ndryshe nga NATO, BE-ja nuk ofron një sistem sigurie për anëtarët e saj. Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose l uftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të pranojnë dhe përdorin dhe posedojnë dokumente nga Kosova, së paku për nevojat që kanë në marrëdhëniet me shtetin e Kosovës. Dhe mendoj se kjo kërkesë nuk është as joreale dhe as e gabuar.

Megjithatë, si Gjermania ashtu edhe BE-ja duan që këto masa të zbatohen në marrëveshje me Serbinë. A është kjo realiste?

Mendoj se është naive. Kjo çështje themelore nuk mund të zgjidhet në marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përderisa Serbia nuk dëshiron ta njohë Kosovën. Si atdheu i serbëve të Kosovës apo si fuqi mbrojtëse e serbëve të Kosovës, Serbia ka të drejtë të sigurojë që veprimet e shtetit kosovar të mos kërcënojnë ekzistencën e serbëve të Kosovës. Por ajo që Kosova dëshiron të zbatojë këtu nuk është kërcënim për ekzistencën e saj. Është Serbia ajo që e paraqet si të tillë. Ishte një temë e madhe mediatike se Kosova gjoja po përgatitej të dëbonte serbët e Kosovës më 1 gusht. Kjo është në fakt një akuzë groteske dhe tregon gjithashtu se Serbia me të vërtetë nuk duhet trajtuar si një shtet i zakonshëm demokratik në propagandën e saj të brendshme dhe të jashtme dhe në kontrollin e saj mediatik, por ka shumë ngjashmëri me Rusinë përsa i përket përgatitjes së opinionit dhe operon me gënjeshtra. Kjo gjë përhap panik tek serbët e Kosovës dhe i përdor ata për t'i bërë më të bindur ndaj qeverisë. Situata e kësaj fundjavë duhet të jetë vërtet një shenjë paralajmëruese për qeverinë gjermane që të mos kthehet në ato linjat e vjetra të mosmarrjes seriozisht të rreziqeve.

A do të thotë kjo se Gjermania, si më parë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, po tregon shumë konsideratë për interesat e Serbisë?

Gjermania dhe Perëndimi në tërësi janë të kapur nga një lloj mendimi dëshiror që pretendimet revizioniste - në këtë rast ato të Serbisë ndaj Kosovës, në rastin tjetër të Rusisë ndaj Ukrainës - nuk duhet të merren shumë seriozisht. Perëndimi mendon se në rastin më të keq mund të ndodhë që të pushtohen territore të vogla, siç ka qenë rasti i Krimesë në Ukrainë, ose siç është Kosova e Veriut në Kosovë. Dhe pikërisht mbi këtë bazë perëndimi i ka thënë Serbisë gjithmonë një rol qendror në Ballkan. Mendoj se kjo politikë është naive dhe duhet ndryshuar urgjentisht.

A nuk do ta largonte anëtarësimi i Kosovës në NATO  popullsinë serbe, e cila është skeptike ndaj perëndimit, të kthehet përfundimisht nga Rusia dhe të bëhet faktor destabilizues në Ballkan?

Unë nuk e shoh këtë rrezik aq të madh, nëse Serbia vazhdon të ketë perspektivë për BE. Në skenarin tim, Kosova do të shkonte drejt NATOs dhe do të kishte garanci sigurie ndaj Serbisë. Dhe në këto rrethana nuk do të ketë më nevojë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën, sepse ajo nuk mund të bëjë asgjë që do ta vinte në rrezik ekzistencën e shtetit të Kosovës. Dhe nëse ktheheni te një perspektivë reale evropiane për rajonin dhe gjithashtu për Serbinë, nuk mendoj se Serbia do të ketë më interes të orientohet kah Rusia./DW/

 

konrad clewing kosova ne nato

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet