Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në sondazhe fillimisht është parashikuar fitorja e koalicionit të krahut të majtë, që është në pushtet, mirëpo rezultatet më vonë kanë sugjeruar se mund të fitojë blloku i krahut të djathtë.
SUEDI- Rezultati i zgjedhjeve në Suedi ka qenë shumë i ngushtë për të shpallur rezultatin, ka thënë kryeministrja e këtij shteti, Magdalena Andersson.
Në sondazhe fillimisht është parashikuar fitorja e koalicionit të krahut të majtë, që është në pushtet, mirëpo rezultatet më vonë kanë sugjeruar se mund të fitojë blloku i krahut të djathtë. Imigrimi dhe veprat kriminale kanë qenë dy çështje kyçe të fushatës.
Partia e ekstremit të djathtë, Demokratët e Suedisë, synon të bëhet partia e dytë më e madhe në shtet. E krijuar nga një lëvizje neo-naziste në fund të viteve 1980, partia kundër migrimit, Demokratët e Suedisë, ka hyrë në Parlament me 5.7 për qind të votave më 2010, duke u rritur më pas në 17.5 për qind më 2018.
Kësaj here synon të fitojë më shumë se 20 për qind. Megjithatë, lideri i saj, Jimmie Akesson, nuk pritet të bëhet kryeministër edhe nëse blloku i krahut të djathtë fiton numrin më të madh të ulëseve.
Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson pritet të marrë atë pozitë, nëse Demokratët e Suedisë bëhen pjesë e qeverisë së tij. Procesi i numërimit të të gjitha votave mund të zgjasë deri të mërkurën. Demokratët Socialë të Anderssonit kanë qeverisur Suedinë prej vitit 2014 dhe kanë dominuar skenën politike prej viteve 1930.
Dalja në këto zgjedhje besohet se ka qenë e lartë, pasi mbi 80 për qind e popullsisë - 7.8 milionë banorë me të drejtë vote - besohet se kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Fushata zgjedhore është dominuar nga rritja e numrit të të shtënave nga bandat, çështjet e imigrimit dhe rritja e çmimeve të rrymës.
Ndonëse dhuna fillimisht është bllokuar në disa lokacione, më vonë është zgjeruar në hapësira publike sikurse parqe dhe qendra tregtare, duke rritur shqetësimet mes banorëve suedezë, pasi shteti i tyre njihet si vend i sigurt dhe paqësor./REL/
Klase shkolle KOSOVË- Greva e arsimtarëve në Kosovë do të vijojë edhe këtë javë duke lënë fëmij...
Aeroport SHBA- Një pjesë e madhe e anulimeve të fluturimeve gjatë kësaj vere ndodhi në Kinë. Po ashtu, Kanadaja dallohet...
Elizabeth dhe Joe Biden BRITANI- Buckingham Palace nuk e ftoi presidentin Joe Biden për të mbledhur një delegacion për të...
Nikos Dendias GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka përforcuar qëndrimin e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis për ç&e...
Ukrainë-Rusi UKRAINË- Ukraina akuzoi ushtrinë ruse për sulmimin e infrastrukturës civile në përgjigje të nj&eu...
elizabeth ii ANGLI- Ndërsa Britania e Madhe – dhe bota – pajtohen me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II , shum&...
Permbytjet PAKISTAN- Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përballjes me vërshimet më të rënda ndonjë...
Zaporizhzhia RUSI- Presidentët e Rusisë dhe Francës zhvilluan një bisedë telefonike të dielën ku diskutuan mbi sigu...
Curtis Warren ANGLI- Një baron famëkeq i drogës me lidhje me Mançesterin do të dalë në nëntor dhe do të shfa...
Foto ilustruese TUNIZI- Të paktën 11 persona mendohet se kanë vdekur në një mbytje të anijes në brigjet e Tunizis&e...