13 Qershor 2025, 14:35
Nga E. D
Rexhep Tayyip Erdogan
TURQI- Rexhep Tayyip Erdogan nisi një sulm të ri ndaj Izraelit, pas sulmeve të nisura nga Forcat Ajrore Izraelite ndaj objektivave iraniane. Presidenti turk foli për një përshkallëzim veçanërisht të rrezikshëm që paraqet rreziqe serioze për sigurinë në rajonin e gjerë.
"Izraeli, duke u përqendruar në Gaza, por edhe në rajonin tonë në përgjithësi, po e çon strategjinë e tij në një nivel të ri, jashtëzakonisht të rrezikshëm, duke e përmbytur rajonin me gjak, lot dhe paqëndrueshmëri", tha ai.
Erdogan i përshkroi sulmet e Izraelit ndaj Iranit fqinj si një provokim flagrant që shkel ligjin ndërkombëtar dhe përkeqëson ekuilibrat tashmë të brishtë në Lindjen e Mesme. Ai theksoi gjithashtu se sulmet ndodhën në një kohë kur negociatat për programin bërthamor të Iranit po intensifikohen dhe presioni ndërkombëtar mbi Izraelin po rritet për shkak të veprimeve të tij çnjerëzore në Gaza.
"Veprimet e paligjshme dhe agresive të qeverisë Netanyahu kërcënojnë të çojnë jo vetëm rajonin tonë, por të gjithë botën drejt shkatërrimit ", theksoi presidenti turk, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë masa të menjëhershme kundër asaj që ai e përshkroi si aventurizëm izraelit".
"Bashkësia ndërkombëtare tani duhet t'i japë fund veprimeve të dhunshme dhe destabilizuese të Izraelit, të cilat po dëmtojnë stabilitetin global dhe rajonal. Sulmet e Netanyahut dhe rrjetit të tij të masakrave, të cilat po e zhytin rajonin në flakë, duhet të ndalen", tha ai.
Erdogan përsëriti qëndrimin e kahershëm të Ankarasë se nuk dëshiron gjakderdhje, shkatërrim dhe konflikt të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
"Sot, edhe një herë, shprehim vendosmërinë tonë për të mos parë një cikël të ri dhune në rajonin tonë", vuri në dukje ai.
Në përfundim, ai shprehu ngushëllimet e vendit të tij për Iranin: "Shprehim ngushëllimet tona për të vdekurit dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve, si dhe solidaritetin tonë me popullin vëllazëror të Iranit."
rexhep tajip erdogsn
Bota
13 Qershor 2025, 14:24
E. D
pamje nga vendngjarja
IRAN- Sipas raportit nga agjencia iraniane e lajmeve Nournews, të paktën 78 persona u vranë dhe 329 u plag...
Bota
13 Qershor 2025, 14:09
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e quajti sulmin izraelit ndaj Iranit të shkëlqyer dhe para...
Bota
13 Qershor 2025, 14:03
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli po mbyll ambasadat e tij në të gjithë botën dhe po u bën thirrje qytetarëve izraelitë t...
Bota
13 Qershor 2025, 13:59
E. D
foto ilustruese
IRAN- Sulmi i gjerë izraelit kundër Iranit duket se ka befasuar udhëheqjen ushtarake iraniane dhe mund ta ketë vonuar n...
Bota
13 Qershor 2025, 13:31
E. D
foto ilustruese
IRAN- Dy burime thanë për reuters se të paktën 20 komandantë të lartë iranianë, përfshirë...
Bota
13 Qershor 2025, 13:33
M.B
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Në një deklaratë video të publikuar më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu...
Bota
13 Qershor 2025, 13:27
M.B
Dmitry Peskov
RUSIA- Kremlini ka reaguar ndaj sulmeve izraelite ndaj Iranit teksa zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Rusia është...
Bota
13 Qershor 2025, 12:41
E. D
Vishwas Kumar Ramesh
INDI- I mbijetuari i vetëm dhe dëshmitari okular i tragjedisë ka përshkruar momentet që pasuan ...
Bota
13 Qershor 2025, 11:51
M.B
Selia e Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Qarkun e Dytë, Gjykata e SHBA-së Thurgood Marshall ndodhet në 40 Fol...
Bota
13 Qershor 2025, 12:02
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën e tij dhe sigurinë ...