All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Sulmet izraelite në 24 orët e fundit, të paktën 140 të vrarë në Gaza

Të paktën 40 nga numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë ditës së fundit humbën jetën si pasojë e të shtënave dhe sulmeve ajrore izraelite të mërkurën, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

18 Qershor 2025, 15:30 Nga M.B
Sulmet izraelite në 24 orët e fundit, të paktën 140 të
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

LINDJE E MESME- Sulmet izraelite i kanë vrarë të paktën 140 njerëz në gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët shëndetësorë të mërkurën. Të paktën 40 nga numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë ditës së fundit humbën jetën si pasojë e të shtënave dhe sulmeve ajrore izraelite të mërkurën, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Në mesin e tyre ka edhe palestinezë të vrarë duke pritur për të marrë ndihma ushqimore, siç ka ndodhur pothuajse çdo ditë gjatë tre javëve që kur Izraeli hoqi pjesërisht bllokadën e plotë mbi territorin. Punonjësit mjekësorë thanë se sulme të ndara ajrore mbi shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi, lagjen Zeitoun dhe në qytetin e Gazës, në pjesën qendrore dhe veriore të saj, vranë të paktën 21 njerëz.

Ndërkohë, pesë të tjerë humbën jetën në një sulm ajror mbi një kamp në Han Junis, në jug të Gazës. Katërmbëdhjetë njerëz të tjerë u vranë nga zjarri izraelit mbi turma palestinezësh të zhvendosur që prisnin kamionët me ndihma të sjella nga Kombet e Bashkuara përgjatë rrugës Salahudin në Gazën qendrore, sipas mjekëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se po hetojnë raportet për vdekjen e njerëzve që prisnin për ndihma ushqimore. Lidhur me sulmet e tjera, IDF-ja deklaroi se "po veprojnë për të shkatërruar kapacitetet ushtarake të Hamasit" dhe po marrin "masa të mundshme për të kufizuar dëmet ndaj civilëve".

Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se 397 palestinezë që po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore janë vrarë dhe më shumë se 3.000 janë plagosur që nga rifillimi i dërgesave të ndihmave në fund të majit.

Disa në Gazë shprehën shqetësimin se përshkallëzimi i fundit i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, që filloi në tetor 2023, po anashkalohet pasi vëmendja është zhvendosur te konflikti midis Izraelit dhe Iranit që nisi javën e kaluar.

"Po na masakrojnë në Gazë, ditë e natë, por vëmendja është zhvendosur te lufta Izrael-Iran. Ka shumë pak lajme për Gazën këto ditë", tha Adel, një banor i qytetit të Gazës.

"Kush nuk vdes nga bombat izraelite, vdes nga uria. Njerëzit rrezikojnë jetën çdo ditë për të marrë ushqim, dhe përfundojnë të vrarë, me gjakun e tyre që njollos thasët me miell që menduan se i kishin fituar", i tha ai agjencisë Reuters përmes një aplikacioni komunikimi.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL

lindje e mesme

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet