Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Udhëheqësit e NATO-s po synojnë që të arrijnë pajtim për rritjen e buxheteve për ushtritë kur të takohen në Hagë javën e ardhshme.
RUSI- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Rusia “s’ka shanse” kundër NATO-s, por aleanca duhet “të qëndrojë e bashkuar” përballë një Moske armiqësore. Duke folur para mbajtjes së samitit të NATO në Holandë, ku anëtarët e aleancës janë në presion nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtje, Kallas paralajmëroi se vetëm rritja e shpenzimeve për mbrojtje nuk mjafton për të frenuar Kremlinin.
“Sot, kundër NATO-s dhe BE-së, Rusia s’ka shanse. Por, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas para Parlamentit Evropian në Strasburg.
“Kur udhëheqësit e NATO-s të takohen javën e ardhshme, mbajtja e unitetit në aleancë është prioritet më i madh sesa rritja e shpenzimeve për mbrojtje”, shtoi kryediplomatja evropiane.
Udhëheqësit e NATO-s po synojnë që të arrijnë pajtim për rritjen e buxheteve për ushtritë kur të takohen në Hagë javën e ardhshme. Por, aleanca – ku nga 27 vendet anëtare, 23 prej tyre janë shtete të BE-së – po përballet me dilema sa i përket përkushtimit të SHBA-së ndaj mbrojtjes së Evropës.
Të martën, udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) – ku bëjnë pjesë vendet e NATO-s sikurse Italia, SHBA-ja, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuara dhe Kanadaja – si dhe Japonia nuk arritën të dilnin me një qëndrim të përbashkët për të dënuar Rusinë për sulmet kundër Ukrainës. Trump u largua nga samiti – që u mbajt në Kanada – para se ai të përfundonte.
Presidenti amerikan, Donald Trump, po tenton që përmes negociatave t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022. Kallas tha se forcimi ushtarak i Rusisë paraqet kërcënim për sigurinë e Evropës dhe të komunitetit transatlantik.
“Vitin e kaluar, Rusia shpenzojë më shumë në mbrojtje sesa të gjitha shtetet e BE-së së bashku. Këtë vit, Rusia po shpenzon më shumë në mbrojtje sesa në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe politikave sociale së bashku”, tha ajo.
“Ky është një plan afatgjatë për një agresion afatgjatë. Ju nuk shpenzoni kaq shumë në ushtri nëse nuk planifikoni që ta përdorni ushtrinë”, shtoi Kallas.
BE-ja ka lansuar një nismë që synon mbledhjen e 800 miliardë eurove për të ndihmuar shtetet anëtare që të forcojnë mbrojtjen. Një ditë më parë, Brukseli bëri publik planet për të rritur prodhimin e industrisë së mbrojtjes në Evropë./ REL
Foto AUSTRALI- Australia ka miratur rregulla të reja të cilat lejojnë të gjithë burrat gej dhe biseksualë të dhuroj...
Foto IRAN- Irani ka paralajmëruar Uashingtonin se do t'i përgjigjet fort Shteteve të Bashkuara nëse ato përfshihen drejtpërdr...
foto ilustruese SHBA- TikTok do të vazhdojë të ekzistojë për të paktën tre muaj të tjerë në Shtetet e Bas...
foto ilustruese IRAN- Me sulmet ajrore izraelite që nuk po shfaqin asnjë shenjë ngadalësimi edhe pas gjashtë ditësh, mijë...
Foto IZRAEL- Forcat Ajrore Izraelite kanë goditur mbi 1,100 asete iraniane në qindra sulme në Iran që nga e premtja. Lajmin e njoftoi z...
pamje nga videoja IRAN- Një media shtetërore iraniane postoi në rrjetet sociale një video të një dore që përkë...
Foto UKRAINË- Parlamenti ukrainas miratoi një ligj që u lejon ukrainasve të kenë shtetësi të shum&eu...
Foto INDI- Shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 18 persona që nga e hëna në Gujarat të&nbs...
bomba shkaterruese SHBA- Fabrika sekrete e pasurimit të uraniumit në Fordow e Iranit është varrosur thellë poshtë një ma...
Foto IRAN- Media shtetërore raporton se Irani ka rrëzuar me sukses mbrëmë një dron izraelit mbi zonën e Isfahanit mbrëm&...