6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Khamenei – i cili është parë vetëm një herë prej se filluan sulmet javën e kaluar – i bëri këto komente pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi nga Irani të “dorëzohet pakushte” dhe e paralajmëroi Khamenein se SHBA-ja e di ku ndodhet ai, por nuk ka plane ta vrasë, “tani për tani”.
IRAN- Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, i hodhi poshtë të mërkurën thirrjet e Shteteve të Bashkuara për t’u dorëzuar përballë bombardimeve nga Izraeli dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të pësojë “dëme të pariparueshme” nëse përfshihet ushtarakisht.
Deklaratat e Khameneit u lexuan nga një spikere në televizionin shtetëror iranian.
Khamenei – i cili është parë vetëm një herë prej se filluan sulmet javën e kaluar – i bëri këto komente pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi nga Irani të “dorëzohet pakushte” dhe e paralajmëroi Khamenein se SHBA-ja e di ku ndodhet ai, por nuk ka plane ta vrasë, “tani për tani”.
Trump fillimisht u distancua nga sulmi i papritur i Izraelit të premten, i cili e shkaktoi konfliktin, por ditët e fundit ka lënë të kuptohet se mund të ketë përfshirje më të madhe amerikane, duke thënë se dëshiron "diçka shumë më të madhe" sesa thjesht një armëpushim.
SHBA-ja gjithashtu ka dërguar më shumë avionë ushtarakë dhe luftanije në Lindjen e Mesme.
Khamenei i hodhi poshtë deklaratat “kërcënuese dhe absurde” të Trumpit.
"Njerëzit e mençur që e njohin Iranin, popullin e tij dhe historinë e tij, kurrë nuk i flasin këtij kombi me gjuhën e kërcënimit, sepse kombi iranian nuk është ai që dorëzohet", tha Khamenei.
"Amerikanët duhet ta dinë se çdo përfshirje ushtarake nga SHBA-ja do të shkaktojë pa dyshim dëme të pariparueshme për ta", shtoi ai.
Televizioni shtetëror tha se do ta transmetojë më vonë një video ku Khamenei shihet duke e dhënë fjalimin e tij. Irani ka vepruar njëlloj edhe më parë kur ka lëshuar deklarata nga lideri suprem, ndoshta për arsye sigurie. Vendndodhja e Khameneit nuk dihet.
Një zyrtar iranian më herët të mërkurën paralajmëroi se ndërhyrja e SHBA-së do të rrezikonte “luftë të gjithanshme”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, nuk dha hollësi, por mijëra trupa amerikane janë të vendosura në vende përreth që janë brenda rrezes së armëve iraniane.
SHBA-ja ka kërcënuar me përgjigje të fuqishme ndaj çdo sulmi.
Një zyrtar tjetër iranian tha se vendi do ta vazhdojë pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore, duke lënë të kuptohet se kërkesat e Trumpit që Irani të heqë dorë nga programi bërthamor janë të papranueshme.
Izraeli i nisi bombardimet ndaj Iranit të premten e kaluar dhe të mërkurën ushtria izraelite tha se ka kryer gjithashtu sulme në Iranin perëndimor, duke goditur depo raketore dhe një raketahedhës të mbushur.
Izraeli i ka goditur disa objekte bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë.
Një grup për të drejta e njeriut me seli në Uashington tha se të paktën 585 njerëz, përfshirë 239 civilë, janë vrarë dhe mbi 1.300 janë plagosur në Iran.
Irani i ka lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë në sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, duke i vrarë të paktën 24 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Disa raketa kanë goditur ndërtesa banimi në Izraelin qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha, dhe sirenat e sulmeve ajrore i kanë detyruar izraelitët të strehohen disa herë./REL
Iran 1953 IRAN- Frika nga përfshirjen e Amerikës në luftën midis Izraelit dhe Iranit po intensifikohet, me bashkësin&eum...
foto ilustruese GAZË- Si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 30 persona në mbarë Rripin e Gazës, t...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka ndihmuar në evakuimin e rreth 400 qytetarëve të tij nga Izraeli nëp&e...
Foto IZRAEL- Izraeli ka synuar objektet e programit bërthamor të Iranit ditët e fundit, me ushtrinë që njoftoi të mërkur...
foto ilustruese JAPONI- Japonia është përballur me temperatura të larta që nga fillimi i javës, t&e...
Johann Wadephul GJERMANI- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul u bëri thirrje udhëheqësve të Iranit të japi...
Erdogan TURQI- Presidenti turk, Tayyip Erdogan e përshkroi vetëmbrojtjen e Iranit kundër Izraelit si legjitime, duke pretenduar se...
ali khamenei TEHERAN- Irani nuk do t'i pranojë kërkesat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për dorëzim pa kushte...
Kallas RUSI- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Rusia “s’ka shanse” kundër NATO-s, por aleanca duhe...
Foto AUSTRALI- Australia ka miratur rregulla të reja të cilat lejojnë të gjithë burrat gej dhe biseksualë të dhuroj...