LIVE UPDATES
Bota

Sulmet masive të SHBA-së në Jemen, milicët Huti kërcënojnë: Do të reagojmë me përshkallëzim!

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj disa objektivave në Jemen, ku si pasojë pati 31 të vdekur, milicët Huti kërcënojnë SHBA-në se milicia do të reagojë me përshkallëzim.

17 Mars 2025, 08:29 Nga B.Z
Sulmet masive të SHBA-së në Jemen, milicët Huti
Foto ilustruese

SHBA - Uashingtoni ndërkohë ka adresuar parajmërime të qarta ndaj Iranit dhe Rusisë. Këto janë sulmet më të rënda ajrore nga ajri qëkurse ka nisur mandatin presidenti i SHBA-së Donald Trump: Gjendja në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzojë edhe më tej, pasi SHBA goditën nga ajri pozicionet e milicëve Huti në Jemen. Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Steve Hegseth, tha në Uashington, se sulmet e SHBA-së do të vazhdojnë derisa milicët Huti të ndërpresin aksionet ushtarake kundër qarkullimit ndërkombëtar të anijeve.

Në një intervistë për televizionin Fox News, Hegseth deklaroi, se, fushata e nisur natën duke gdhirë e diela (16.03.2025) është një reagim ndaj sulmeve të shumta të milicëve Hiti që nga nëntori 2023 ndaj anijeve. Ky aksion shërben si paralajmërim për Iranin, që të heqë dorë nga mbështetja e këtij grupi milicësh. "Kjo do të vazhdojë edhe më tej për aq kohë sa ju të thoni: 'Ne nuk do të pushojmë së qëlluari ndaj anijeve. Ne do të pushojmë së qëlluari ndaj institucioneve", tha Hegseth.

Komanda rajonale e SHBA-së në Centcom bëri fjalë për një seri "goditjesh me precizion" në të gjithë Jemenin. Sulmet mund të zgjasin me ditë e ndoshta edhe me javë, citojnë mediet e SHBA-së përfaqësues të ushtrisë. Shtëpia e Bardhë publikoi fotografi, që tregojnë, se si presidenti i ndjek nga ekrani këto sulme: me një bluzë të bardhë, me kapellen e kuqe Trumpdhe me kufje në vesh.

31 vetë janë vrarë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Huti. Ndër viktimat janë edhe katër fëmijë dhe një grua. 101 vetë të tjerë janë plagosur, sipas këtyre të dhënave.

Milicia Huti bën fjalë për krime lufte

Drejtues të nivelit të lartë të milicëve Huti në Jemen u larguan nga kryeqyteti Sanna duke u tërhequr në zona rurale. Këtë e njofton televizioni i financuar nga Arabia Saudite, Al-Arabija. Anëtarë drejtues të nivelit të lartë të milicisë Huti kanë marrë udhëzimin që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga sulmet e mëtejshme nga ajri të SHBA-së.

Agjencia e lajmeve DPA nga qarqet e afërta me Hutit mësoi, se anëtarët e kësaj milice duhet t'i shmangen edhe shesheve publike dhe nuk duhet të publikojnë adresat e vendqendrimeve të funksionarëve të lartë. Udhëheqja politike e milicisë Huti aksionin ushtarak të SHBA-së e cilësoi si krim lufte. "Forcat tona jemenite janë plotësisht të përgatitura për të reaguar ndaj një përshkallëzimi", thuhet në një deklaratë.

Irani mbrohet kundër ndërhyrjeve në politikën e tij të jashtme

Milicët Huti mbështeten edhe nga Irani ashtu si edhe militantët islamik të Hamasit në Rripin e Gazës dhe Hisbollahu në Liban. Presidenti i SHBA-së Trump i kërkoi qeverisë në Teheran të ndërpresë menjëherë mbështetjen ndaj milicisë Huti. Nëse Irani kërcënon SHBA-në, "Amerika do t'ju nxjerrë para përgjegjësisë, dhe ne nuk do të jemi të sjellshëm," tha Trump.

Qeveria e SHBA-së i ka bërë të qartë Iranit, "se është mbushur kupa". Si reagim ndaj këtyre deklaratave të SHBA-së kryekomandanti i Gardës iraniane të Revolucionit deklaroi, se Hutit marrin vendimet e veta strategjike dhe operative. "Ne i paralajmërojmë armiqtë tanë, se Irani është i vendosur dhe do të reagojë në mënyrë shkatërrimtare, në rast se ju i vini në jetë kërcënimet tuaja", tha Hossein Salami në mediat shtetërore. den staatlichen Medien./DW

shba-milicia huti krime lufte

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet