All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Armëpushimi i mundshëm në Ukrainë/ Çfarë interesash ndjekin SHBA, BE dhe Rusia?

Uashington dhe Kievi kërkojnë armëpushim në luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës, por Moska vendos kushte. Çfarë interesash ndjekin Ukraina, SHBA, BE dhe Rusia?

17 Mars 2025, 08:25 Nga B.Z
Armëpushimi i mundshëm në Ukrainë/ Çfarë
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA - Që nga takimi mes përfaqësuesve të SHBA dhe Ukrainës në qytetin saudit, Xhida ka shpresa për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë. Një vështrim mbi interest e palëve kryesore.

Rusia

Presidenti rus, Vladimir Putin e lidh miratimin për armëpushimin me disa kushte. „Ne jemi dakord me propozimin të për ndalimin e veprimeve luftarake", tha Putin dhe falënderoi presidentin Trump për iniciativën. "Por ne jemi të mendimit, që ky ndalim duhet të jetë I tillë, që të çojë në një paqe afatgjatë dhe të mënjanojë shkaqet e konfliktit”, tha Putin në një konferencë për mediat të enjten (12.03.) të pritur me shumë interes.

Këshilltari i Putinit, Juri Ushakov kishte deklaruar më parë, se propozimi për armëpushim është "i nxituar”. Çdo rregullore për paqen duhet të marrë në konsideratë "interesat legjitime të Rusisë”  dhe nuk duhet të shërbejë si "pauzë frymëmarrjeje për Ukrainën”.

Sipas ekspertëve, Moska dëshiron të zmbprapsë NATO-n nga Europa lindore dhe ndikimin e saj në Ukrainë. "Nuk besoj, se është realiste që Rusia të bjerë dakord me çfarëdolloj marrëveshjeje në të cilën Ukraina mbetet sovrane dhe e pavarur”, shprehet eksperti për Rusinë në Fondacionin Shkenca dhe Politika SËP në Neë York Times. Ai iu referua kërkesave të vazhdueshme të Rusisë për zgjedhje të reja në Ukrainë.

Në këtë strategji futen edhe kushtet që Moska vendos për rastin eventual të bisedimeve të paqes. Këtu bën pjesë që Kremlini disa herë ka theksuar, se nuk e pranon stacionimin e trupave të huaja për sigurimin e paqes në Ukrainë. Edhe një anëtarësim i Ukrainës në NATO nuk është i pranueshëm.

Po ashtu nuk ka gjasa për kthimin e territoreve të aneksuara ukrainase. Përkundrazi. Putin i ofroi Trumpit në fund të shkurtit një marrëveshje më vete për eksplorimin e lëndëve të para në zonat e pushtuara. Rusia është e gatshme "të bashkëpunojë me partnerë të huaj, përfshirë edhe amerikanët në rajonet e reja", tha Putin në një intervistë televizive.

Moska ka interes të madh për heqjen e sanksioneve të perëndimit që u vendosën me fillimin e luftës në Ukrainë. Bumi ekonomik i nxitur nga ekonomia e luftës po shuhet, vendi kërcënohet nga recesioni dhe inflacioni.

SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump do të pozicionohet si një ndërmjetëses i paqes. Premtimin zgjedhor për t'i dhënë fund luftës Brenda 24 orësh ai nuk e mbajti sot, por ai ia ka dalë të rrisë presionin ndaj Kyjivit dhe Moskës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi në Charlevoix kandaeze, në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s se do të ishte "perfekte”, nëse  nga takimi del mesazhi "se SHBA kanë bërë diçka të mirë për botën.”

Paqja do t'i mundësonte Trumpit të reduktonte ndihmat ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Kjo përshtatet edhe me planet e tij të ulë angazhimin amerikan në NATO dhe të detyrojë vendet europiane të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

SHBA ka interes të ketë qasje në lëndët e para. Ukraina zotëron si lëndë të pata fosile si gazi edhe minerale të rralla. Për momentin marrëveshja e planifikuar mes Ukrainës dhe SHBA pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë ka dështuar. Ndërkohë presidenti Zelenski është i gatshëm ta nënshkruajë atë. Ekspertët janë kritikë, se Trump ndodhet nën presion që të përmbushë premtimin për paqen dhe mund t'i bëjë lëshime të mëdha Putinit.

Bashkimi Europian

Lufta e Ukrainës dhe frika nga zgjerimi i konfliktit e kanë çuar në një ndërrim mentaliteti në BE dhe në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Vende që prej dekadash ishin vende neutrale, si Finlanda dhe Suedia tani janë anëtare të NATO-s. Shumica e vendeve anëtare të BE i janë bashkangjitur sanksioneve kundër Rusisë. „Ne duhet ta sjllim Ukrainën në pozicionin më të fprtë të mundshëm. Sanksionet janë një mjet presioni", deklaroi e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.

Brukseli kërkon të dobësojë ndikimin rus në Europë dhe i ofron Ukrainës perspektivën e anëtarësimit në BE. Nga viti 2022 Ukraina është vend kandidat i BE.

Tek vendet që simpatizojnë ose bashkëpunojnë me Rusinë është ndër të tjera edhe kandidatja tjetër e BE, Serbia, si edhe vendet anëtare, Hungaria, Sllovakia

Ukraina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski është gati të bëjë lëshime pas presionit masiv nga SHBA. Deri më tani pozicioni zyrtar i Kijyvit ishte "nuk flasim me Putinin”, dhe se "do të rimarrim të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë dhe Ukrainën lindore”.

Ndërkohë Kijyvi e vlerëson si sukses, që pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë u rivendosën sërish ndihmat amerikane dhe u mundësua shkëmbimi i informacioneve mes shërbimeve të inteligjencës. Në një marrëveshje të mundshme ekziston sërish edhe perspektiva për garanci të mundshme sigurie nga SHBA.

Megjithëse një armëpushim me siguri nuk do të përmbajë rikthimin e territoreve të pushtuara, Ukraina shpreson në plan afatgjatë në kthimin e këtyre territoreve. Në të njëjtën kohë Kijyvi shpreson tek vazhdimi i mbështetjes ndërkombëtare për të forcuar pozicionin e tij dhe të sigurojë që të mbetet presioni ndaj Rusisë./DW

lufta rusi-ukraine armepushim shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje