LIVE UPDATES
Bota

Sulmet me raketa dëmtojnë rëndë një digë në qytetin e lindjes së Zelenskyt

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili ka lindur në këtë qytet, e ka përshkruar Rusinë si “shtet terrorist”, pasi sulmit në rezervuarin Karaçunivske.

15 Shtator 2022, 12:00 Nga d.a.
Sulmet me raketa dëmtojnë rëndë një digë në
Sulmet ne ukraine

UKRAINË- Raketat ruse kanë goditur një digë rezervuari në qytetin ukrainas Krivij Rih, kanë thënë zyrtarët. Banorëve në disa zona u është thënë që të evakuohen, ka deklaruar kryetari i qytetit, Oleksandr Vilkul, mirëpo ka shtuar se situata është nën kontroll.

Ukraina ka thënë se sulmet janë hakmarrje nga Rusia për kundërsulmin e nisur në fillim të muajit shtator.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili ka lindur në këtë qytet, e ka përshkruar Rusinë si “shtet terrorist”, pasi sulmit në rezervuarin Karaçunivske.

“Ju jeni njerëz të dobët që luftoni civilët. Njerëzit e poshtër që kanë ikur nga fushëbeteja, janë duke tentuar të bëjnë dëme diku më larg”, ka thënë Zelensky në një adresim në orët e vona të së mërkurës.

Këto deklarata duket se kanë qenë referencë për suksesin e ushtrisë ukrainase në kuadër të kundërofensivës në rajonin e Harkivit.

Në këtë operacion, ushtria ukrainase ka thënë se ka rikthyer rajone të mëdha nën kontrollin e saj, duke zmbrapsur forcat ruse.

Në fjalimin e tij, Zelenskyy ka thënë se rezervuari “nuk ka asnjë vlerë ushtarake”. Viklul ka thënë se përgjatë natës janë kryer dy sulme për të rritur sasinë e ujit që kalon nga diga në lumin Inhulets.

Si pasojë e sulmit, shumë njerëz kanë mbetur pa ujë në këtë qytet, i cili para luftës ka pasur më shumë se 600.000 banorë.

Sipas zyrtarëve, uji ka dalë nga diga dhe ka vërshuar disa shtëpi. Në mëngjesin e së enjtes, situata është thënë të jetë përmirësuar dhe nuk ka raportime për viktima. Moska nuk i ka komentuar publikisht raportimet për sulme me raketa.

Ushtria ruse e ka pranuar më herët se ka goditur një termocentral për prodhim të energjisë, duke lënë pa rrymë milionë njerëz gjatë fundjavës së kaluar në rajonet lindore të Ukrainës.

Të mërkurën, Zelensky ka vizituar qytetin e rikthyer të Izjumit, pikë strategjike në rajonin e Harkivit, pasi forcat ruse e kanë përdorur si rrugë për furnizim. Ai ka falënderuar trupat që kanë marrë pjesë në kundërofensivë dhe është zotuar se flamuri ukrainas do të rikthehet në secilin qytet dhe fshat të shtetit.

Shpejtësia e avancimit të forcave ukrainase duket se ka befasuar forcat ruse, pasi ka raportime se disa ushtarë rusë kanë braktisur uniformat e tyre për t’u fshehur në mesin e civilëve.

Rusia e ka pranuar se forcat e saj janë larguar nga disa fshatra në rajonin e Harkivit, mirëpo nuk e ka konsideruar këtë hap si zmbrapsje. Autoritetet ruse kanë insistuar se forcat e tyre janë duke u rigrupuar. Ky pretendim është përqeshur në Perëndim dhe vetë Rusinë.

Teksa forcat e Kievit fitojnë qasje në rajonet e pushtuara muaj më parë nga Rusia, dyshimet për krime lufte kanë nisur të dalin në pah. Banorët në qytezën Balakja, që gjendet po ashtu në rajonin e Harkivit, i kanë thënë transmetuesit britanik, BBC, se trupat ruse kanë torturuar civilët në një stacion policor.

Rusia ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për sulme ndaj civilëve. Ndonëse Rusia ende kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, qytezat në rajonin lindor të Donbasit, që kanë rënë në duart e rusëve në ditët e para të luftës, tani janë në fokus të ushtrisë ukrainase.

Luftime të ashpra janë raportuar në ato rajone ditëve të fundit. Pasi kanë dështuar të marrin kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kievit, dhe zonave përreth, Moska ka thënë se do të fokusohet në Donbas, pjesë të të cilit kontrollohen nga rebelët e përkrahur nga Rusia.

Rusia ka insistuar se do të vazhdojë luftën ‘derisa të përmbushen të gjitha qëllimet e vëna”. Një kundërofensivë tjetër ukrainase është duke vazhduar në rajonin jugor të Hersonit, mirëpo avancimi i trupave atje ka qenë më i ngadalshëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen