LIVE UPDATES
Bota

Sulmet në Lindjen e Mesme, BE-ja dhe Britania: Të vendoset armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Ndërkohë, edhe sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” pas një “përshkallëzimi shqetësues” midis Izraelit dhe Hezbollahut, pasi tensionet në kufi kanë shtuar frikën e një lufte në shkallë të plotë.

22 Shtator 2024, 16:19 Nga M.B
Sulmet në Lindjen e Mesme, BE-ja dhe Britania: Të vendoset
Josep Borrell

BRUKSEL- Bashkimi Evropian është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe grupit Hezbollah, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm”.

“Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar për përshkallëzimin në Liban, pas sulmeve të së premtes në Beirut”, tha Borrell në një deklaratë, duke bërë thirrje për një “armëpushim” përgjatë vijës kufitare që i ndan, “si dhe në Gaza”.

Ndërkohë, edhe sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” pas një “përshkallëzimi shqetësues” midis Izraelit dhe Hezbollahut, pasi tensionet në kufi kanë shtuar frikën e një lufte në shkallë të plotë.

“Mesazhi ynë për të gjitha palët është i qartë: kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët, në mënyrë që të arrijmë një zgjidhje politike, që izraelitët dhe civilët libanezë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë në paqe dhe siguri”, tha Lammy gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë Laburiste.

Ndërsa, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se një përshkallëzim rajonal ushtarak nuk është "në interesin më të mirë" të Izraelit.

"Ne nuk besojmë se përshkallëzimi i këtij konflikti ushtarak është në interesin e tyre më të mirë," tha Kirby për ABC, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara "po ia thonë këtë drejtpërdrejt homologëve tanë izraelitë."

Izraeli dhe grupi libanez Hezbollah, i mbështetur nga Irani, kanë shkëmbyer sulme të përshkallëzuara në kufi, përfshirë një zjarr intensiv raketash gjatë natës në veriun e Izraelit, që detyroi qindra mijëra njerëz të fshiheshin në strehimore, sipas ushtrisë izraelite.

"Tensionet janë shumë më të larta tani sesa ishin vetëm disa ditë më parë," tha Kirby.

Megjithatë, ai shtoi se "ne ende besojmë se ka hapësirë dhe kohë për një zgjidhje diplomatike dhe për këtë po punojmë."

Grupi Hezbollah i Libanit lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të mëngjesit së 22 shtatorit drejt një zone më të gjerë dhe më thellë brenda Izraelit verior. Breshëria e raketave gjatë natës shkaktoi sirena alarmi në të gjithë veriun e Izraelit, duke i detyruar mijëra njerëz të futen në strehimore. Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “drejt zonave civile”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm, pasi më parë raketat ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.

Ky sulm me raketa erdhi pas një sulmi ajror izraelit në Beirut më 20 shtator, që vrau të paktën 37 persona, përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut, si dhe gra dhe fëmijë. Hezbollahu ishte ende duke u përballur me një sulm të sofistikuar që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve personale vetëm disa ditë më parë. Ushtria izraelite tha se kishte kryer një valë sulmesh në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur rreth 400 objektiva militantësh, përfshirë lëshues raketash. Zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkolonel Nadav Shoshani, tha se këto sulme kishin parandaluar një sulm edhe më të madh./ REL

be

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë