LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros

Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare për një hap të tillë. Ndërsa javën e kaluar, më në fund kjo shumicë u arrit.

16 Nëntor 2025, 08:36 Nga E.d
Analiza e DW: Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros
Foto ilustruse

Oligarku bullgar me ndikim në vendin e tij Delian Peevski do të kishte dashur prej kohësh të shihte një hetim parlamentar mbi aktivitetet e miliarderit amerikan të bursës dhe filantropit George Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur (OSF) në Bullgari. Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare për një hap të tillë. Ndërsa javën e kaluar, më në fund kjo shumicë u arrit. Një komision i Parlamentit Bullgar i quajtur "Komisioni Ad-hoc për të shqyrtuar aktivitetet e George dhe Alexander Soros dhe fondacioneve të tyre në territorin e Bullgarisë" do të fillojë së shpejti punën e tij. Komisioni do të raportojë se cilët individë dhe organizata mbështeten nga babai dhe i biri Sorosit dhe kush ka marrë para nga fondacioni i tyre OSF.

Aktualisht nuk janë parashikuar pasoja ligjore kundër individëve dhe organizatave të lidhura me Sorosin dhe fondacionet e tij. Megjithatë parlamenti bullgar ndonjëherë - sipas modelit të ligjit rus "kundër agjentëve të huaj" vendosur në vitin 2012 - mund të ndërmarrë një përpjekje të tillë. Në shkurt 2025 pati një përpjekje, por për projektligjin nuk u arrit të krijohet shumica e nevojshme për ta kaluar atë në parlament. Derisa për këtë të ketë një shumicë, përpjekje të tilla do të mbeten një lloj propagande dhe demaskimi publik: Fjala është që të mund të denigrohet si "Sorosoid" - kjo është fjala fyese në bullgarisht - kushdo që me gjasë apo faktikisht ka pasur të bëjë me filantropin liberal.

Iniciatori i këtij projektligji, Deljan Peevski, që prej 20 vjetësh është ndër figurat më të spikatura të përfshira në skandale në historinë postkomuniste të Bullgarisë dhe emri i tij lidhet me një sërë pështjellimesh ndërmjet kriminalitetit të organizuar dhe politikës së nivelit të lartë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe e kanë sanksionuar biznesmenin dhe manjatin e medias dhe kanë sekuestruar një pjesë të pasurisë së tij jashtë vendit. Por pavarësisht kësaj në Bullgari që është vend anëtar i BE-së Peevski vazhdon të ketë ndikim të fuqishëm në politikë. Në debatin për komisionin hetimor në parlament ai tha: "Ka ardhur koha për një betejë vendimtare. Bota e rreme e Sorosit dhe e Sorosoidëve duhet të shkatërrohet."

Hungaria vendi i origjinës

Ideja, që akuzat e korrupsionit dhe kriminalitetit kundër tij të përdoren në drrejtimin e kundërt ndaj të gjithë atyre që i kundërvihen, duke i cilësuar si "agjentë të Sorosit" nuk është e Peevskit. Kjo ide ka lindur në Hungarinë e Viktor Orbanit.Atje mediet e afërta me qeverinë për herë të parë në vitin 2013 filluan të listojnë në mënyrë sistematike, se sa para dhe kur kanë marrë organizata të pavarura civle dhe persona kritikë ndaj qeverisë prej fondacionit OSF.

Që nga kriza e migracionit më 2015 qeveria e kryeministrit Orban për herë të parë ushtroi një fushatë të madhe shtetërore kundër Sorosit, gjatë së cilës është përdorur narrativa antisemitiste dhe ekstremiste e djathë. Në vendlindjen e George Sorosit kjo lë një shije veçanërisht të hidhur: Miliarderi i bursës ka prejardhje hungarezo-hebreje dhe i ka mbijetuar si i ri Holokasutit në Budapest. Nga qeveria Orban ai u akuzua, se po planifikon shkëmbimin e popullsisë në Europë ose se mishëron babëzinë ndërkombëtare, dmth. të kapitalit financiar hebre, që zhvat shtetet kombëtare. 

Fushatat impenjative të Orbanit kundër Sorosit u kurorëzuan në disa ligje, ndër to edhe i ashtuquajturi "Stop-Soros-Paket" më 2018, përmes të cilit personat kritikë ndaj Orbanit dhe organizatat e pavarura u shkatërruan financiarisht për t'i bërë që të heshtnin. Më vonë ato u shpallën pa përjashtim si antiligjore nga Gjykata Europiane. Por efekti i tyre propagandistik ka mbetur. Në Hungari megjithatë duket se është konsumuar damkimi i Sorosit si figura e armikut. Në vend të miliaderit të bursës ndërkohë propaganda e Orbanit po përdor Ukrainën si vatrën e re të së keqes. Sidoqoftë fushtatat hungareze kundër Sorosit janë përhapur si model sot pothuajse në të gjitha vendet e Europës Juglindore.

Maqedonia e Veriut

Një ndër vendet e para europiano-lindore, që mori modelin e fuhatës kundër Sorosit pas Hungarisë, ishte Maqedonia (që nga shkurti 2019 e emërtuar Maqedonia e Veriut). Në fillim të vitit 2017 atje u themelua lëvizja  "Stop-Operacionin-Soros", përfaqësuesit e së cilës ishin pranë kryetarit të partisë nacionaliste të djathtë VMRO-DPMNE dhe dorës së fortë në Maqedoninë e atëhershme, Nikola Gruevski. Ky i fundit një vit më parë (2016) ishte detyruar të hiqte dorë nga posti nën presionin e lëvizjes masive civile për reforma dhe kundër korrupsionit. Ai i akuzonte protestuesit kundër qeverisjes së tij si të "drejtuar nga Sorosi".

Polonia

Edhe në Poloni në vitet 2015 deri më 2023 partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) kopjoi fushatën e Viktor Orbanit kundër Sorosit. Në vitet 2017/18 PiS nisi fushtatat kundër "organizatave kriminale jo qeveritare", që sipas saj "komandoheshin së largu nga Sorosi dhe Rusia", pavarësisht mospërputhjes nisur nga fakti që Soros edhe në Rusi ishte stilizuar ndërkohë si figura e armikut.

Në fushtat elektorale 2019 dhe 2023 narrativa anti-Soros e PiS dhe të tjerave parti nacionaliste të djathta luajti një rol të madh. "Rrjeti Soros", pra organizatat civile dhe mediet  "e blera nga Sorosi" po kërcënojnë kombin dhe po destabilizojnë shoqërinë polake, thuhej. Edhe presidenti polak i zgjedhur në qershor 2025 Karol Navrocki përdor narrativën anti-Soros. Ai akuzoi p.sh. kundërshtarin e tij në fushatën elektorale Rafal Trzaskovski, se "paguhet nga fondacionet gjermane dhe nga Sorosi" duke e paraqitur veten si "mbrojtës të sigurisë së Polonisë".

Serbi

Në Serbi presidenti Aleksandar Vuçiq, përfaqësues të partisë së tij në pushtet SNS dhe mediat pro-qeveritare prej vitesh ndjekin narrativën, se organizatat e pavarura joqeveritare, personat kritikë ndaj qeverisë dhe lëvizjet civile të protestës nxiten nga "agjentë huaj" dhe "financohen nga Sorosi".

Në protestat aktuale, që po vazhdojnë prej një viti kundër qeverisjes së tij Vuçiq nuk flet vet në mënyrë eksplicite për Sorosin si nxitësi në prapaskenë, por konsideron se "shërbimet e huaja sekrete" dhe "fondet nga jashtë" janë financues të "revolucionit të ngjyrave". Në mediat besnike ndaj Vuçiqit, si gazeta bulevardeske Informer, herë pas here botohen kryeartikuj të tillë si: "Sekreti i Sorosit' Loja! Dora e përgjakur vjen nga Shqipëria në Beograd: Protestat në Serbi janë vetëm fillimi i destabilizimit të Ballkanit".

Sllovakia

Në Sllovakikryeministri Robert Fico, i cili në tetor 2023 mori mandatin e katërt, ndoqi një shembull në legjsliacion nga vendi fqinj Hungaria. Që nga qershori  2025 ka hyrë në fuqi ligji i iniciuar nga qeveria e tij, që i detyron organizatat joqeveritare për  "raporte transparence". Përpara nismës ligjore Fico dhe përfaqësues qeverisë dhe partisë së tij Drejtimi-Socialdemokracia (SMER-SD) akuzuan Sorosin dhe "agjentët e huaj" se vazhdimisht influencojnë në Sllovaki.

Fico vet e akuzoi lëvizjen e protestëts, që më 2018 çoi ndër të tjera në dorëheqjen e tij, se është "financuar nga rrjeti i Sorosit". Duke argumentuar ligjin e tij në fuqi që nga qershori "ligji i transparencës" ai thotë, se "të gjithë në Sllovaki duhet ta dinë, se cilën këngë këndon secila organizatë joqeveritare". Edhe në vende si Çekia, Rumania, Kroacia dhe Mali i Zi ka pasur në të shkuarën vazhdimisht fushata të politikanëve nacionalistë të djathtë dhe populistë kundër Sorosit dhe rrjetit të tij. Por ligje kundër organizatave joqeveritare si në Hungari dhe Sllovaki nuk janë miratuar.

Shqipëria rast i veçantë

Një rast i veçantë në narrativën anti-Soros në Europën Juglindore është prej kohëshShqipëria. Këtë narrativë e përdor opozita, por jo qeveria. Opozita e përdor këtë narrativë si kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama (PS), i cili është në këtë post që nga viti 2013 dhe shpesh preferon të përdorë metoda të qeverisjes autoritare. Partia demokratike nacional-konservatore (PD) e akuzon Ramën, se është një "fanar ndriçues i Sorosizmit". George Soros dhe djali i tij Alexander, sipas opozitës, që nga viti 2013 bashkë me Ramën kanë zbatuar një plan sekret, për të qendruar në pushtet në Shqipëri afatgjatë përmes reformës në drejtësi, kushtuese dhe elektorale./DW

delian peevski anti-soros europa

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale