LIVE UPDATES
Bota

Evropa e shqetësuar për lidhjet transatlantike pas fitores së Trump

Donald Trump bëri një rikthim historik në zgjedhjet presidenciale të së martës në Shtetet e Bashkuara.

7 Nëntor 2024, 19:05 Nga E. D
Evropa e shqetësuar për lidhjet transatlantike pas fitores së
fotot ilustruese

SHBA- Aleatët e Amerikës në Evropë e uruan zotin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht shqetësimeve mbi ndikimin që mandati i tij i dytë mund të ketë në marrëdhëniet transatlantike. Analistët thonë se aleatët evropianë po përgatiten për një periudhë të paqëndrueshme dhe kjo mund t’i japë një shtytje të re thirrjeve të Francës për një Evropë më të bashkuar, më të fortë dhe më sovrane.

Donald Trump bëri një rikthim historik në zgjedhjet presidenciale të së martës në Shtetet e Bashkuara.

"Amerika na ka dhënë një mandat të pashembullt dhe të fuqishëm", tha ai.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të bëjë presidenti i ardhshëm gjatë mandatit të ri.

Kryeministri britanik Keir Starmer pati një fillim të vështirë pasi ekipi i fushatës së zotit Trump kritikoi zyrtarët e Partisë së tij Laburiste për mbështetje të demokrates Kamala Harris në fushatë. Kryeministri Starmer e uroi menjëherë zotin Trump për fitoren.

“Ne jetojmë ndoshta në një botë më të paqëndrueshme se në shumë dekada. Është absolutisht thelbësore që ne të kemi një marrëdhënie të fortë dhe të veçantë”, tha ai.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se gjërat do të jenë më ndryshe me zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë, por u zotua të “mbetej një partner i besueshëm transatlantik”.

“Kjo vlen edhe për kërcënimin që të gjithë aleatët e NATO-s besojnë se Rusia paraqet për sigurinë në zonën euro-atlantike”, tha ai.

Zoti Trump e ka kritikuar mbështetjen amerikane për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe ekziston frika se ai mund t'i japë fund ndihmës ushtarake dhe financiare për Kievin.

Në mandatin e tij të parë, Donald Trumpi kërcënoi se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO, duke pretenduar se aleatët po shfrytëzonin Amerikën për përfitimet e veta.

Por përmes një deklarate të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se zoti Trump "ka ndihmuar në rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes nga vendet evropiane, ka përmirësuar ndarjen në mënyrë më të barabartë të përgjegjësive transatlantike dhe ka forcuar aftësitë e Aleancës".

Ndërkohë, kryeministri hungarez Viktor Orban nuk e fshehu preferencën e tij për zotin Trump. Pas fitores së tij ai tha "Për botën, kjo do të thotë shpresë për paqe."

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe republikani Donald Trump kanë patur një marrëdhënie të paqëndrueshme, por zoti Macron tha të mërkurën se ai ishte gati të punonte me zotin Trump “me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe begati.”

Në realitet, aleatët evropianë po përgatiten për një periudhë të paqëndrueshme, thotë analisti i politikës së jashtme Garret Martin nga Universiteti Amerikan.

“Katër vitet kur Trumpi ishte në detyrë ishin mjaft të trazuara. Kishte momente përplasjesh, mungesë uniteti dhe kohezioni. Kjo ndodhi në një kohë që ishte më pak e rrezikshme sesa tani. Tani jemi në mes të një lufte të madhe në Evropë, që filloi dy vjet e gjysmë më parë”, thotë ai.

Presidenti Macron për shumë vite ka bërë thirrje për një Evropë më të bashkuar, më të fortë dhe më sovrane. Analistët thonë se fitorja e zotit Trump mund t’i japë një shtytje të re thirrjeve të tij.

“Është vërtet koha që ne, jo vetëm francezët, të zgjohemi dhe të bëjmë diçka. Sepse nëse nuk kemi kapacitetin ushtarak për t’u angazhuar në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, atëherë ne do të jemi të varur nga ajo që do të bëjë Uashingtoni”, thotë analisti francez Jean-Yves Camus nga Fondacioni Jean-Jaures.

Në Francë shqetësim kanë shprehur edhe drejtuesit e bizneseve mbi ndikimin që kërcënimet e zotit Trump për vendosje të tarifave mund të kenë në ekonominë e vendit. Kritikët gjithashtu druhen se fitorja e zotit Trump dhe mënyra se si ai do të qeverisë Shtetet e Bashkuara mund të kenë ndikim në zgjedhjet e vitit 2027 në Francë, duke forcuar pozitat e partive të ekstremit të djathtë.

Ndërkohë, samiti mbi ndryshimet klimatike i javës së ardhshme në Azerbajxhan ka të ngjarë të ndikohet nga fitorja e zotit Trump.

Ish-presidenti amerikan u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit për Klimën në vitin 2017, duke pretenduar se ajo ishte e padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Pasardhësi i tij, Joe Biden, e riktheu Amerikën në këtë marrëveshje në ditën e tij të parë në detyrë.

Por ekziston frika se zoti Trump mund tërhiqet sërish nga marrëveshja, edhe pse shkencëtarët po paralajmërojnë për ngrohje globale në nivele katastrofike nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme./VOA

donald trump europa

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë