LIVE UPDATES
Bota

Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fushate përndjekëse

Në rrugët e këtij qyteti të vogël, i cili ka rreth 10 mijë banorë, një pjesë e qytetarëve ditët e fundit po protestojnë për shkak të vdekjes së një bashkëqytetari në një aksident trafiku, e cila ngjalli tensione etnike, pasi i dyshuari për aksidentin është një i ri me kombësi shqiptare.

20 Shkurt 2026, 11:25 Nga I.A

Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër

SERBI- Kordonë policie para furrave të bukës, protesta dhe gjuhë e urrejtjes, kjo është çfarë tregojnë pamjet nga Surdullica në jug të Serbisë. Në rrugët e këtij qyteti të vogël, i cili ka rreth 10 mijë banorë, një pjesë e qytetarëve ditët e fundit po protestojnë për shkak të vdekjes së një bashkëqytetari në një aksident trafiku, e cila ngjalli tensione etnike, pasi i dyshuari për aksidentin është një i ri me kombësi shqiptare.

Edhe pse i dyshuari është arrestuar, në protesta janë parë pankarta që bënin thirrje për bojkotimin e furrave të bukës në pronësi të familjes së të dyshuarit, si dhe janë dëgjuar thirrje për dëbimin e gjithë familjes shqiptare.

Edhe në protestën e 19 shkurtit pati mesazhe të ngjashme. Goran Mlladenoviç, një nga pjesëmarrësit në protestë, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se familja duhet të largohet nga ai vend sepse, siç u shpreh ai, ajo është “përgjegjëse për ngasjen e pamatur të veturës” nga i dyshuari.

Ai pretendon se protestat nuk janë të motivuara etnikisht.

“Në këto kushte, me këtë sjellje arrogante dhe mënyrën si sillen, mendoj se duhet të largohen. Ai (shoferi) është vetëm 20 vjeç dhe ngiste makinën me një patentë shoferi të Kosovës”, tha Mlladenoviq.

Ndërsa furrat e tij të bukës janë të rrethuara nga policia, gazetarja e REL-it nuk e gjeti pronarin e furrës në vendngjarje. Ai nuk iu përgjigj as thirrjeve dhe as mesazheve të REL-it. Fushatës së përndjekjes dhe thirrjeve për dëbim u parapriu gjuha e urrejtjes në një grup lokal në aplikacionin për dërgimin e mesazheve, Viber, anëtar i të cilit është edhe ministri në Qeverinë e Serbisë, Novica Tonqev, ish-kryetar i komunës së Surdullicës. Edhe pse thekson se i mbështet demonstruesit, Tonqev për REL-in thotë se protestat nuk kanë “bazë kombëtare”.

Sulmet dhe thirrjet për linçim i dënoi ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Demo Berisha, duke theksuar se është “e papranueshme që tragjedia të keqpërdoret për përhapjen e urrejtjes, thirrje për dëbim dhe dënim kolektiv mbi bazë të përkatësisë kombëtare”.

Deri në publikimin e këtij teksti, REL nuk ka marrë përgjigje nga Prokuroria kompetente nëse po heton sulmet dhe nxitjen e urrejtjes kombëtare në Surdullicë. Sipas regjistrimit të vitit 2022, në këtë qytet jetojnë gjithsej gjashtë qytetarë me kombësi shqiptare. Policia, para protestës së fundit më 19 shkurt në Surdullicë, qëndronte para furrave të bukës “Park” në pronësi të familjes së shoferit të dyshuar, por demonstruesit, ndryshe nga herët e mëparshme, kësaj radhe nuk u mblodhën para tyre, raportoi gazetarja e REL-it.

Dhjetëra persona qëndronin në qendër të qytetit me flamuj të Serbisë dhe pankarta me mesazhin “Drejtësi për Rastkon” (i vdekur në aksident). Pavarësisht thirrjeve për bojkot dhe sulmeve, tri furrat në pronësi të familjes shqiptare vazhdojnë të punojnë. Një punonjëse në një nga furrat “Park”, e cila kërkoi të mos i zbulohet identiteti, tha për REL-in se nuk i mbështet protestat. Ajo shtoi se për punëdhënësin e saj mund të thotë “vetëm fjalët më të mira”.

Ndërsa gazetarja e REL-it po bisedonte me punonjësen, disa persona hynë në furrë për të blerë bukë, por nuk pranuan të flasin. Në qendër të Surdullicës, REL-i takoi edhe Danijellën, e cila theksoi se nuk e mbështet bojkotin e furrave dhe protestat. Ajo tha se e njeh pronarin e furrës nga pamja dhe se është kundër përndjekjes së një familjeje të tërë.

“Të përgjigjet ai që e ka kryer (veprën penale)”, tha ajo për REL-in.

Prokuroria në Vlladiçin Han, pranë Surdullicës, njoftoi më 19 shkurt se për aksidentin rrugor po zhvillohet hetim për vepër të rëndë kundër sigurisë së trafikut publik, për shkak të vdekjes së një personi.

Aksidenti ndodhi më 9 shkurt, ndërsa nga prokuroria bëjnë të ditur se i dyshuari B.F. posedon patentë shoferi nga Kosova “e cila iu mor menjëherë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia”.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se do të urdhërojë ekspertizë “me qëllim që të përcaktohet shkaku i aksidentit, shpejtësia e lëvizjes së automjetit që drejtohej nga i dyshuari, si dhe fakti nëse personit të ndjerë iu ofrua ndihmë mjekësore në kohë”.

Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa Prokuroria thekson se “në këtë, si në të gjitha procedurat, respektohet prezumimi i pafajësisë”.

Prokuroria theksoi gjithashtu se këtë njoftim e ka lëshuar, ndër të tjera, për shkak të “publikimit të informacioneve të paverifikuara në rrjetet sociale”.

Protestat në Surdullicë u organizuan përmes rrjeteve sociale dhe aplikacionit për shkëmbim mesazhesh, Viber. Në rrjetet sociale dhe media u publikuan pjesë nga korrespondenca në grupin Viber “Drejtësi për Rastkon”, i cili thuhet se ka disa qindra anëtarë. Në këto komunikime, ndër të tjera, bëhet thirrje për bojkotimin e furrave, por edhe për dëbimin e familjes së të dyshuarit. Gjuha e urrejtjes përshkallëzoi në protesta, ku u sulmua edhe gazetarja Dejana Cvetkoviq, e cila po raportonte nga vendi i ngjarjes.

“Në protestë u sulmova verbalisht dhe u pengova gjatë punës, më drejtonin komente të ndryshme me konotacion seksual. Mendoj se (disa individë) ishin të pakënaqur me raportimin tim, sepse i vendosa protestat në kontekstin e mosdurimit ndëretnik”, tha ajo për REL-in.

Ajo shtoi se protesta e parë u organizua para furrës së familjes së të dyshuarit, kur të pranishmit hodhën vezë në drejtim të objektit. Cvetkoviç theksoi gjithashtu se në bisedë me pronarin e furrës ka mësuar se pas këtyre ngjarjeve ai ishte detyruar ta evakuonte familjen nga Surdullica, por se as kjo nuk kaloi pa incidente.

“Ai më tha se protestuesit sulmuan automjetin që po evakuonte familjen e tij”, tregoi ajo.

REL nuk mori informacion nga policia nëse dhe sa persona janë ndaluar për sulmet ndaj furrës dhe familjes shqiptare.

Në të njëjtat protesta u formulua edhe një sërë kërkesash drejtuar institucioneve, ku ndër të tjera kërkohet dorëheqja e drejtuesve të policisë në Surdullicë për shkak të pretendimeve për injorim shumëvjeçar të problemit të ngasjes së pamatur nga i dyshuari.

Po ashtu, pyetje iu drejtuan edhe Qendrës Shëndetësore lokale për shkak të pretendimeve se ndihma e shpejtë ka mbërritur me vonesë.

Autoritetet në Surdullicë nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it lidhur me protestat dhe gjuhën e urrejtjes që u dëgjua në këto tubime.

Një nga anëtarët e grupit Viber ku u shkëmbyen mesazhe urrejtjeje ishte edhe ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Novica Tonqev, i cili është gjithashtu ish-kryetar i komunës së Surdullicës.

I pyetur nga REL lidhur me thirrjet për dëbimin e familjes shqiptare, Tonqev u përgjigj se në Surdullicë po mbahen “protesta paqësore si formë e shprehjes së pakënaqësisë për sjelljen e pamatur të pjesëmarrësve në trafik”.

“Në këto tubime qytetare, shkaku nuk është aspak baza kombëtare, por vetëm adresimi ndaj institucioneve kompetente se gjëra të tilla dhe të ngjashme nuk duhet të ndodhin”, shkroi ai.

Megjithatë, disa organizata joqeveritare dhe institucione në Serbi i interpretojnë ndryshe ngjarjet në Surdullicë.

Organizata “Iniciativat Qytetare” njoftoi më 17 shkurt se në atë vend po zhvillohet një fushatë “që përfshin targetimin kolektiv të qytetarëve mbi bazë të përkatësisë së tyre kombëtare”.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se në kanalet e komunikimit ku u përhapën thirrjet për shpërngulje të përhershme dhe ndëshkim kolektiv kanë marrë pjesë edhe funksionarë publikë, përfshirë ministrin Novica Tonqev”, thuhet në reagim.

Komisionari për Mbrojtjen e Barazisë, Millan Antonijeviq, dënoi kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes të drejtuar ndaj familjes me kombësi shqiptare.

Antonijeviq deklaroi se shprehja publike e mesazheve që bëjnë thirrje për linçim, dëbim ose frikësim përbën shkelje serioze të së drejtës për barazi dhe mund të çojë në rrezikimin e sigurisë së qytetarëve dhe në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Së fundmi, për pozitën e pakicës shqiptare në Serbi ka paralajmëruar edhe Uashingtoni. Anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan në janar kërkuan shqyrtimin e një sërë problemesh me të cilat përballen shqiptarët në jug të Serbisë, duke vlerësuar se ata janë të diskriminuar.

Qeveria në Serbi i ka hedhur poshtë këto vlerësime. Sipas regjistrimit të vitit 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë dhe ata përbëjnë pakicën e katërt më të madhe kombëtare në vend./REL

goran mlladenoviç

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje