Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky është i kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi njohur si “Fania Beratit”, ish-bashkëpunëtor i Talo Çelës, i cili i tha Gjykatës në Londër se nëse ekstradohej i rrezikohej jeta pas një tentative të dështuar për ta ekzekutuar po nga Talo Çela në nëntor 2020.
Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës një shqiptarë i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe dënuar me një vit burg në mungesë në vitin 2022 për përdorim celulari kur ishte në paraburgim e humbi betejën e bllokimit të ekstradimit nga Anglia në Shqipëri.
Ky është i kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi njohur si “Fania Beratit”, ish-bashkëpunëtor i Talo Çelës, i cili i tha Gjykatës në Londër se nëse ekstradohej i rrezikohej jeta pas një tentative të dështuar për ta ekzekutuar po nga Talo Çela në nëntor 2020.
Irfan Azizi po ashtu i tha gjykatës së nëse do të ekstradohet ky veprim do të kishte një impakt shkatërrues për bashkëshorten dhe katër fëmijët me të cilët ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe.
Gjykata ka shprehur habi kur Irfan Azizi deklaroi se kishte paguar 5.000 euro për ta mbyllur këtë çështje gjë e cila ka shërbyer negativisht në bllokimin e ekstradimit.
Në vendimin e disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, gjyqtarja Annabel Pilling thotë se:
“Unë nuk konsideroj se mund të arrij në përfundimin se ndikimi mbi familjen tejkalon detyrimet e Mbretërisë së Bashkuar dhe respektin që duhet t’i tregohet dënimit të ligjshëm dhe vendimit të ligjshëm të shqiptuar nga një gjykatë në një shtet tjetër. Duke peshuar interesin e lartë publik që Mbretëria e Bashkuar të respektojë detyrimet e saj dhe kërkesën e bërë nga Irfan Azizi , si dhe faktin që ai korruptoi një gjyqtar me shpresën për ta mbyllur çështjen, kundrejt ndikimit mbi familjen e tij dhe jetën e tyre familjare, balanca anon qartë në favor të ekstradimit”.
Gjyqtarja britanike në pikën 73 të vendimit, nuk i jep peshë dhe nuk e pranoi kërkesën e Irfan Azizit se nëse ekstradohet do tentohet të vritet përsëri.
“Kam arritur në përfundimin se edhe nëse ka pasur një tentativë ndaj jetës të Irfan Azizit në nëntor 2020, e cila mund të mos jetë hetuar plotësisht nga policia në Shqipëri, ai e ka ekzagjeruar nivelin e kërcënimit me të cilin është përballur atëherë dhe që përballet tani. Nuk e besoj deklarimin e tij se ai kishte frikë për sigurinë e partneres dhe fëmijëve të tij. Ata jo vetëm që kanë mundur të qëndrojnë të sigurt në Shqipëri pa të, por kanë qenë gjithashtu në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për t’iu bashkuar atij pa u bërë asnjë kërcënim. Pretendimi se policia i kishte thënë të “ikte” ishte një shtesë e vonshme në rrëfimin e tij për atë që kishte ndodhur, në përpjekje për të forcuar provat mbi çdo kërcënim që ai pretendon se ka përballur në Shqipëri”.
Gjyqtarja Pilling shprehet se duhet të rrëzoj kundërshtinë e të kërkuarit të drejtësisë shqiptare dhe ta çoj çështjen tek sekretarja e shtetit për ta firmosur nga ku e të theksohet se Azizi duhet të gëzoj të drejtën rigjykimit.
Irfan Azizi thotë gjyqtarja britanike ka 14 ditë kohë nga data e vendimit për ta apeluar. Por për momentin nuk mund të ekstradohet pa marrë përgjigje nga Home Office për kërkesën e azilit që ka bërë./Top Channel
Foto Ilistruse Një përgjim i kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit përmes pajisjes “IMSI Catcher”, ka çuar në zb...
aku TIRANË- Drejtori i AKU-së Tiranë, Ersid Hasanllari, është thirrur në Prokurorinë e Tiranës në kuad&eu...
Artur Hoxhosmani DURRËS- Kontrolle të befasishme janë kryer ditën e sotme në ambientet e burgut të Durrësit, nga Fo...
SAZAN- Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur, ndodhet nj...
KOSOVË- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, i ka bërë thirrje spektrit politikë në Kosovë gjat&e...
Arti Papajani TIRANË- Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Sh&...
Prokuroria e Fierit TIRANË- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një efektiv policie që akuzohet se përndiqte ish-t&eum...
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv...
SPAK TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja hetimore lidhur me përplasjen me armë zjarri të ndodhur në...
DURRS- Kontrolle të befasishme janë kryer në ambientet e burgut të Durrësit, nga Forcat Speciale të Drejtorisë s&...