6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Personi i cili ka hakësuar faqen e presidences ka përshkruar ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë së fundmi është shprehur se vijojnë hetimet për gjetjen e personit që ka ndërhyrë në webfaqen e Presidencës. Personi i cili ka hakësuar faqen e presidences ka përshkruar ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Osmani në reagimin e saj ka theksuar se do të ketë takime me institucionet e sigurisë ndërsa e ka cilësuar të papranushëm ndërhyrjen në faqen e presidentcës.
“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme. Do të sigurohem që patjetër të zbulohet kush e ka bërë një ndërhyrje të tillë”, tha Osmani.
Këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar ditën e djeshmë pas akuzave të hedhura ndaj Krasniqit ku u shpreh se po e hetojnë këtë ndërhyrje ku do të merren masa diciplinore për personat përgjegjës.
“Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”, shkroi Kupina në Facebook.
Kupina më tej kërkoj falje ndaj Krasniqit dhe familjes së tij për situatën e krijuar.
“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, shkroi më tej ai.
Nayib Bukele Presidenti Nayib Bukele i El Salvadorit, i njohur për shtypjen e dhunës së bandave në vendin e Amerikës Qendrore, tho...
Angazhimet dhe garancitë e forta për përdorimin e F-16 nga Turqia janë përfshirë në letrën e Departamenti...
KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një reagim të bërë së fundmi ka komentuar situ...
Jodi Thomas dhe Jean Rouchard FRANCË- Në një mëngjes të së shtunës në fillim të janarit, Jodi Thomas fil...
Foto Ilustrim ITALI- Një nxënës 17-vjeçar me problem të shendetit mendor, ka sulmuar me thikë mësuesen e tij 57-vjecar...
LITUANI- Një avion pasagjerësh me 179 persona në bord rrëshqiti në një pistë me baltë pasi u ul në akull.&nb...
Foto ilustruese SHBA- Falë një kombinimi mes fuqisë ushtarake dhe përpjekjeve të shtuara për zgjidhje diplomatike, Shtetet e ...
Pamje nga aksidenti ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin Emilia Romano, në afërsi të qytetit Modena në...
Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë. KOSOVA- Bashkimi E...
Hong Chang-Joon Mal i Zi- Mali i Zi ka ekstraduar një partner biznesi të Hyegon Do Know, një sipërmarrës koreano-jugor i cili &eum...