LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet për tunelin nëntokësor në Podgoricë?

Identiteti i gjashtë personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në gërmimin e tunelit ende është duke u hetuar dhe mësohet se është gjetur furgoni që ata përdorën.

15 Shtator 2023, 22:50 Nga I.A
Çfarë dihet për tunelin nëntokësor në
Tuneli

MALI I ZI- E vetmja gjetje konkrete e hetimeve për tunelin nëntokësor që u hap në gusht mes bodrumit të një ndërtese banimi dhe Gjykatës së Lartë në qendër të Podgoricës, është se nga depoja e gjykatës janë zhdukur 19 armë. Identiteti i gjashtë personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në gërmimin e tunelit ende është duke u hetuar dhe mësohet se është gjetur furgoni që ata përdorën.

Zyrtarisht ende nuk ka asnjë të dyshuar. Ekzistenca e tunelit u zbulua më 11 shtator dhe tri ditë më vonë, Prokuroria Themelore filloi seancat dëgjimore të personave që mund të kishin informacione për bastisjen e depos, e cila u arrit përmes tunelit të gërmuar.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shkelje serioze të sigurisë. Në afërsi të tunelit ndodhet selia e Qeverisë, Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Tuneli nëntokësor është rreth 30 metra i gjatë dhe rreth një metër i gjerë dhe po aq i lartë. Ai lidh bodrumin e ndërtesës së banimit - në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës - me depon e Gjykatës së Lartë, midis së cilës ndodhet një rrugë.

Muret e tunelit janë të veshura me dërrasa, për të parandaluar shembjen e dheut dhe gurit. Lidhur me dheun, Velko Vasileviç, ekspert gjyqësor në fushën e ndërtimit, tha se ai ishte i butë, gjë që e bëri më të lehtë gërmimin.

Fundi i tunelit çon në depon e bodrumit të Gjykatës së Lartë, muri i së cilës është thyer në vendin ku ndodhen raftet me dosje. Hapja është, gjithashtu, pranë dhomës ku sillen dhe ndalohen të pandehurit para se të hyjnë në sallën e gjyqit.

Apartamenti është dhënë me qira në fund të korrikut dhe tuneli është zbuluar më 11 shtator. Supozohet se ai është groposur për një muaj e gjysmë, me shumë gjasa gjatë muajit gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve të Gjykatës së Lartë ishin në pushime.

Pronarët u morën në pyetje nga Policia e Podgoricës. Pronarja tha se nuk i njihte personat që e morën me qira banesën. Është konstatuar se ata kanë përdorur dokumente false. Aktualisht, policia nuk dyshon se pronari është i lidhur me këtë rast. Të hënën, më 11 shtator, zyrtarët e gjykatës zbuluan se dikush qëndronte në depo në bazë të rasteve të kontrolluara.

U njoftua policia, e cila ka nisur hetimet. Pas largimit të policisë, oficerët filluan inventarizimin e gjësendeve, gjatë të cilit u gjet një hapje pas raftit me lidhëse. Depoja përmban 100.000 sende, materiale provuese nga procese të shumta penale, lëndë gjyqësore, nëntë tonë drogë, 400 armë, municione, eksploziv...

Menjëherë pas hapjes së tunelit, kryetari i këtij institucioni, Boris Saviq, tha se “pothuajse asgjë nuk mungon”.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se janë zhdukur disa gjëra , përfshirë armët, gjë që ende nuk është konfirmuar nga gjykata. Pas hetimeve, Prokuroria Themelore bëri të ditur se ende nuk dihet se çfarë ka humbur. Abazoviç bëri të ditur se hapja e tunelit nuk mund të bëhej pa ndihmës brenda Gjykatës së Lartë - ç’gjë ata e hodhën poshtë.

Gjykata njoftoi se punonjësit nuk janë të trajnuar për t'u marrë me sigurinë e ndërtesave dhe nuk është në përshkrimin e tyre të punës.

Disa palë akuzuan Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtorinë e Policisë se janë përgjegjëse kryesore për dështimet e tyre, e që rezultuan me hapjen e tunelit.

Policia tha se nuk ka qasje në depo dhe as nuk i siguron ambientet e Gjykatës së Lartë.

Përgjegjësia për sigurimin e objekteve i takon departamentit të sigurisë personale në kuadër të Administratës së Policisë.

Përgjegjësia specifike i takon MPB-së dhe udhëheqjes së Gjykatës së Lartë, tha për Radion Evropa e Lirë avokati nga Podgorica, Vesellin Radulloviç.

“Nëse shërbimet e sigurisë do të kishin bërë punën e tyre, do ta kishte të vështirë që dikush në qendër të qytetit, pranë institucioneve më të rëndësishme, të hapte një tunel 30 metra, pa informacion për vendndodhjen e depos. Atë informacion mund ta kishte dhënë dikush nga Gjykata e Lartë ose një person që e ka atë informacion”.

Radulloviq thekson se refuzimi i përgjegjësisë është praktikë në Mal të Zi.

“Përveç shkallës së lartë të papërgjegjshmërisë në këtë rast, kemi edhe pengim të hetimeve”, thotë avokati Radulloviq.

Gjatë hetimeve nga ekspertët mjeko-ligjorë, Abazoviq, së bashku me ministrin e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme, vizituan vendin e gërmimit të tunelit dhe më pas depon e Gjykatës së Lartë. Në një moment në depo ndodheshin të paktën dhjetë persona dhe nga videot shihet se edhe të pranishmit preknin objekte. Prokuroria Themelore ka paralajmëruar hetim mbi bazën e të cilit është bërë vizita, pasi nuk është miratuar nga ai institucion.

Pyetja është nëse gjatë vizitës ata mund të kontaminojnë vendin e hetimit dhe potencialisht të rrezikojnë gjurmët. Sipas rregullores, ndalohet qëndrimi në atë zonë gjatë hetimeve dhe ka një procedurë të qartë për asgjësimin e celularëve. Abazoviq ka folur për vizitën në depo, duke thënë se miratimin për vizitën e ka marrë nga kryetari i gjykatës, Boris Saviç.

Marrë nga REL

boris saviç vesellin radulloviç

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion