LIVE UPDATES
Bota

FBI i bastisi shtëpinë në Mar-a-Lago, Trump: Më thyen kasafortën

Veprimi, të cilin FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk e konfirmuan menjëherë, shënon një përshkallëzim dramatik në ekzaminimin e kujdesshëm që forcat e zbatimit të ligjit po bëjnë ndaj Trumpit dhe vjen pasi ai ka lënë të kuptohet se mund të hyjë në një tjetër garë për president.

9 Gusht 2022, 08:08 Nga d.a.
FBI i bastisi shtëpinë në Mar-a-Lago, Trump: Më thyen
Trump

UASHINGTON - Ish-presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të gjatë të hënën se FBI-ja po kryente një kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe pohoi se agjentët kishin thyer një kasafortë të tij. Një person me njohuri për çështjen tha se veprimi kishte të bënte me një hetim që kërkon të zbulojë nëse Donald Trumpi kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida.

Veprimi, të cilin FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk e konfirmuan menjëherë, shënon një përshkallëzim dramatik në ekzaminimin e kujdesshëm që forcat e zbatimit të ligjit po bëjnë ndaj Trumpit dhe vjen pasi ai ka lënë të kuptohet se mund të hyjë në një tjetër garë për president. Megjithëse urdhri për kontroll nuk sugjeron se akuzat penale janë të mundshme apo të pritshme, zyrtarët federalë që kërkojnë të marrin një urdhër të tillë duhet të demonstrojnë se kanë një shkak të dyshojnë se mund të ketë ndodhur një krim.

“Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”, tha zoti Trump në deklaratën e tij.

Ai shtoi: "Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach të Floridës, është aktualisht nën rrethim, po bastiset dhe kontrollohet nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë si kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Dena Iverson nuk pranoi të komentojë mbi kontrollin, duke përfshirë pyetjen nëse Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland e kishte autorizuar personalisht urdhërin.

Një person në dijeni me çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti pasi hetimi është në vazhdim, tha se kontrolli ndodhi më herët të hënën dhe agjentët po kërkonin gjithashtu të shihnin nëse Donald Trump kishte dokumenta presidenciale shtesë ose ndonjë dokument sekret në pronën e tij.

Departamenti i Drejtësisë ka hetuar praninë e të dhënave të klasifikuara brenda 15 kutive që u morën nga rezidenca Mar-a-Lago nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve në fillim të këtij viti. Arkivi më pas ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

Ligji federal ndalon vendosjen e dokumentave të klasifikuara në vende të paautorizuara, megjithëse është e mundur që zoti Trump mund të përpiqet të argumentojë se, si president, ai ishte autoriteti përfundimtar i deklasifikimit.

Ka shumë ligje që rregullojnë informacionin e klasifikuar, duke përfshirë një ligj të dënueshëm deri në pesë vjet burg që e bën krim heqjen e të dhënave të tilla dhe mbajtjen e tyre në një vend të paautorizuar. Një ligj tjetër e bën krim keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara me dashje ose në një mënyrë jashtëzakonisht të pakujdesshme.

Hetimi nuk është e vetmja dhimbje koke ligjore me të cilën përballet Trumpi. Një hetim tjetër lidhur me përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kongres është intensifikuar gjithashtu në Uashington.

Një prokuror qarku në kontenë Fulton në shtetin Xhorxhia po heton nëse Donald Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kërkuan të ndërhynin në zgjedhjet e atij shteti, të cilat u fituan nga demokrati Joe Biden./VOA/

donald trump fbi ne shtepine e trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet