8 Gusht 2022, 21:42
Nga I.A
UKRAINË- Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus nga Siberia me 10 vjet burgim për granatimin e një ndërtese banimi në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, në fund të shkurtit. Gjykata e këtij qyteti dënoi më 8 gusht rreshterin Mikhail Kulikov pasi ai u deklarua fajtor për gjuajtjen me një top tanku në një ndërtesë të lartë banimi, më 26 shkurt, dy ditë pasi Rusia filloi pushtimin e saj të të paprovokuar të Ukrainës.
Kulikov tha në gjyq se kishte ndjekur urdhrin e mbikëqyrësit të tij, i cili duke bërtitur tha se në ndërtesë ishte një person me një granatahedhës, që më vonë doli të ishte e pavërtetë. Granatimet nuk shkaktuan viktima, por shkatërruan dy apartamente private.
"Dua t'u them të gjithë atyre që u prekën nga ajo që bëra, si moralisht ashtu edhe fizikisht, se më vjen keq. Jam penduar për atë që kam bërë që nga fillimi e deri më sot. Më vjen shumë keq. Më falni. Dua vetëm të shkoj në shtëpi për familjen time. Faleminderit për gjithçka", tha ai para gjykatës.
Burime në qytetin e lindjes së Kulikovit, Zarinsk në rajonin e Altai Krai i thanë Radios Evropa e Lirë se 31 vjeçari Kulikov shërbeu në një njësi tankesh në qytetin Aleisk.
Më herët në maj, një tjetër ushtar rus nga Siberia, Vadim Shishimarin, u dënua me burgim të përjetshëm pasi qëlloi për vdekje një civil në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumy. Ky dënim më vonë u zëvendësua me 15 vjet burg.
Gjithashtu në maj, një gjykatë në qytetin verilindor të Ukrainës, Kotelva, dënoi dy ushtarë rusë, Aleksandr Ivanov dhe Aleksandr Bobykin, me 11 vjet e gjysmë burg secili. Ata u shpallën fajtorë për granatimin dhe shkatërrimin e disa ndërtesave të banimit në qytetin Kozacha Lopan dhe një shkollë në qytetin Veterinarne në rajonin lindor të Harkiv më 24 shkurt, ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës.
Marrë nga REL
mikhail kulikov lufta ukraine-rusi
Bota
8 Gusht 2022, 21:03
I.A
CIA
SHBA- Në një takim të kohëve të fundit me dyer të mbyllura me drejtuesit e qendrës kundër terrorizmit, zyrtari ...
Bota
8 Gusht 2022, 20:59
I.A
Ndihmat
SHBA- Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainë...
Bota
8 Gusht 2022, 20:50
I.A
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përsëriti të hënën se ai nuk ishte në dijeni se telefoni i k...
Bota
8 Gusht 2022, 20:44
I.A
Marina Ovsyannikova
RUSI- Gazetarja televizive ruse, Marina Ovsyannikova, e njohur protestën e saj kundër luftës në Ukrainë në...
Bota
8 Gusht 2022, 19:33
I.A
Maryam Rajavi
TIRANË- Video të disa shqiptarëve që kanë djegur fotot e liderëve të muxhahedinëve ësht&eum...
Bota
8 Gusht 2022, 19:18
I.A
Ferenc Kajári dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në zyrë komandantin e KFROR-it, gjeneral Major Ferenc Kaj&...
Bota
8 Gusht 2022, 18:44
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një burrë që jetonte në Torre di Mosto (Venecia) tentoi të vriste ish-gruan e tij duke përdorur nj&eum...
Bota
8 Gusht 2022, 18:39
I.A
Zaporizhzhia
UKRAINË- Kreu i instaluar nga Moska i rajonit jugor të Ukrainës Zaporizhzhia ka nënshkruar një dekre...
Bota
8 Gusht 2022, 18:18
k.m.
Foto ilustruese
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se disa kompani të lidhura me tregtarin serb të armëve, Slobodan Tesi...
Bota
8 Gusht 2022, 18:14
I.A
Petar Petkoviç
SERBI- Nuk ka dyshim se Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon se haptazi dëshiron luftë, jo dialo...