“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Festë E PAZAKONTË! Të rinjtë dëfrehen brenda kishës në Turqi, reagime të ashpra në komunitet
Në të kaluarën në kishë janë zhvilluar ekspozita serioze por mbrëmjen e djeshme kisha u shndërrua në një vend argëtimi.
8 Korrik 2023, 14:29Nga f.i
pamje nga festa
TURQI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku bashkia e Izmirit dha lejen për të zhvilluar një festë me muzikë elektronike brenda kishës ortodokse të Agios Vukolos, një kishë greke, raportojnë mediat vendase.
Festa e organizuar dëmtoi komunitetin ortodoks të Izmirit. Presidenti Yorgo Teodoridis lëshoi një deklaratë me shkrim në emër të shoqërisë, ku u shpreh se vendet e të gjitha feve janë të shenjta dhe imazhet festive brenda saj do të ngrejnë shqetësime. Sipas tij në të kaluarën në kishë janë zhvilluar ekspozita serioze por mbrëmjen e djeshme kisha u shndërrua në një vend argëtimi.
Kisha e Shën Vukolos, e cila u ndërtua në vitin 1886, është një vend ku mijëra njerëz u lutën, u strehuan. Muret e saj mbajnë gjurmët e lutjeve. Ikonat e saj i kanë thirrur njerëzit në mirësi prej shekujsh.