LIVE UPDATES
Bota

Fjalimi i Biden/ VOA: Dha një nesazhi dypartiak që bie ndesh me situatën në Ukrainë dhe Kinë

Presidenti Biden tha se mbështetja për Ukrainën është një interes kryesor kombëtar i Shteteve të Bashkuara.

9 Shkurt 2023, 17:19 Nga a.l
Fjalimi i Biden/  VOA: Dha një nesazhi dypartiak që bie ndesh me
Kongresi

SHBA- Presidenti Joe Biden thotë se dëshiron që Kongresi të përpiqet për bashkëpunimin dypartiak për sfidat domethënëse të politikave të brendshme dhe të jashtme me të cilat do të përballen Shtetet e Bashkuara në muajt në vazhdim. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ligjvënësit kanë pikëpamje shumë të ndryshme për çështjet kryesore. Presidenti Joe Biden dha një mesazh dypartiak gjatë fjalimit të tij në Kongres.

Nëse arritëm të punojmë së bashku në Kongresin e mëparshëm, nuk ka asnjë arsye përse të mos punojmë së bashku tani dhe të gjejmë konsensusin për gjërat e rëndësishme edhe në këtë Kongres”, tha ai.

Por në Kongresin e ndarë tashmë në një Senat me shumicë demokrate dhe një Dhomë të Përfaqësuesve me shumicë republikane, ligjvënësit nuk bien dakord për çështjet e mëdha për të cilat Presidenti Biden tha se vendi duhet të gjejë një zgjidhje.

“Republikanët thërrasin ‘mbyllni kufirin’, pa pranuar se kjo nuk është zgjidhje për problemin. Mendoj se duhet të tregohemi më seriozë për kufirin, për pikat e tjera të hyrjes, si aeroportet. Por gjithashtu duhet të merremi edhe me ata miliona të rinj, disa tashmë mbi 30 vjeç, që u sollën në këtë vend si fëmijë, nga prindët e tyre”, thotë Ligjvënësi demokrat Mark Takano.

Republikanët thonë se kërkesa e Presidentit Biden për më shumë fonde për kufirin do të inkurajonte më shumë emigracion. Disa republikanë e shohin me skepticizëm kërkesën e Presidentit Biden për më shumë fonde për sigurinë kufitare, duke patur frikën se fondet do të përdoren në mënyra që inkurajojnë emigracionin.

“Nëse u japim më shumë fonde, do t’i përdorin për të pranuar më shumë, për të lehtësuar procesin dhe për t’u dhënë më shumë emigrantëve që vijnë. Për këto qëllime do të shkojnë paratë, në vend që ta ndalin emigracionin dhe ta dekurajojnë atë”, thotë Ligjvënësi republikan Brian Babin.

Presidenti Biden tha se mbështetja për Ukrainën është një interes kryesor kombëtar i Shteteve të Bashkuara.

Ka të bëjë me reputacionin tonë përpara të gjithë botës, përpara komunitetit global. Ne jemi për demokracinë, ne jemi fanari i shpresës për demokracitë në mbarë botën. Duhet ta mbështesim Ukrainën”, thotë Ligjvënësi demokrat Vicente Gonzalez.

…Por ligjvënësit republikanë kërkojnë më shumë mbikqyrje ndaj ndihmave amerikane për luftën kundër agresionit të Rusisë.

“Si është plani? Të sugjerojmë që është një çek i bardhë i pakufizuar për Ukrainën. Dhe kini parasysh, kur dërgojmë armatime në Ukrainë, nuk e kontrollojmë ne se ku shkojnë ato armë”, tha Ligjvënësi republikan Ryan Zinke.

Republikanët gjithashtu thonë se Presidenti Biden nuk reagoi me shpejtësinë e duhur për balonën spiune kineze që u godit dhe u rrëzua javën e kaluar.

Është gjithnjë shumë i paqartë. Ai nuk dëshiron të provokojë, por duke vepruar kështu i tundon kinezët që të bëjnë edhe më shumë. Mendoj se ata e shohin dhe e ndjejnë dobësinë”, tha Ligjvënësi republikan Don Bacon.

Por Presidenti Biden argumentoi se Shtetet e Bashkuara janë në një konkurim me Kinën, dhe jo në konflikt.

“Presidenti bëri gjënë e duhur dhe priti derisa balona doli në breg dhe u gjend në një hapësirë të sigurtë për ta rrëzuar. E rrëzuam, dhe mendoj se i treguam Kinës, Rusisë dhe botës se nëse vini dhe provoni manovrime të tilla në vendin tonë, atëherë do të ketë pasoja”, tha Ligjvënësi demokrat Vincente Gonzalez.

Kongresi i ndarë do të përballet me një test kryesor në fund të majit, kur tavani i borxhit duhet të ngrihet, për të shmangur mospagimin e borxheve të qeverisë amerikane./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet