Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet ndodhën në tri valë midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 21 dhjetor.
RUSIA- Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet ndodhën në tri valë midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 21 dhjetor. Shërbimi për shtyp i Rustam Minnikhanov, udhëheqësit të republikës autonome të Tataristanit, tha në një komunikatë se tetë dronë e sulmuan qytetin. Sipas komunikatës, gjashtë prej tyre i goditën ndërtesat e banimit, një e goditi një objekt industrial dhe një tjetër u rrëzua mbi një lumë.
Ministria ruse pretendoi se dronët ishin me origjinë ukrainase, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar. Sipas një komunikate në Telegram nga zyra e kryetarit të Kazanit, zona e banimit në tri qarqe të qytetit ishin në shënjestër të dronëve. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa raste ku dronët godasin ndërtesa shumëkatëshe dhe shpërthejnë në flakë.
Shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë raportoi se nxënësit janë evakuuar nga shkollat në qarkun sovjetik të Kazanit dhe se sirenat mund të dëgjoheshin në qytet. Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar mbi numrin e viktimave. Sipas Interfax, kryetari i Kazanit, Ilsur Metshin, tha se njerëzit janë evakuuar nga ndërtesat e prekura dhe po u sigurohet strehim dhe ushqim.
Kazani ndodhet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës. Në një komunikatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një "mjet ajror ukrainas, pa pilot, u shkatërrua mbi territorin e Republikës së Tataristanit nga forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë". Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë tha në një komunikatë se "janë vendosur kufizime të përkohshme në Aeroportin e Kazanit në mëngjesin e 21 dhjetorit për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile". Në të kaluarën, në shënjestër të sulmeve të dronëve ukrainas kanë qenë vendet ushtarake dhe industriale ruse në rajon./ REL
Gocat e detit LOS ANXHELOS- Të paktën 80 njerëz janë sëmurë pasi hëngrën goca deti të papërpunuara në...
Elon Musk GJERMANI- Manjati i teknologjisë Elon Musk, ka shkaktuar zemërim në Gjermani pasi mbështet partinë e ekstremit të d...
pamje nga vendngjarja GJERMANI- Situata kaotike që ka mbizotëruar në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg mbrëmjen e së ...
Giorgia Meloni dhe Joe Biden SHBA- Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë...
autori GJERMANI- Të paktën 2 persona kanë humbur jetën mes të cilëve një fëmijë dhe 68 të plagosur nga su...
Foto nga vendi i ngjarjes GJERMANIA- Sulmi i së premtes vonë në Magedburg (20.12.) ka tronditur Gjermaninë dhe ka s...
pamje nga vendngjarja INDI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Jaipur të Indisë ku si pasojë kanë humbur jet&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes GJERMANIA- Drejtuesi i një automjeti përplasi një turmë të madhe njerëzish në një tr...
foto ilustruese SHBA- Dy senatorë amerikanë paraqitën të premten një projektligj dypartiak të premten që parashikon sank...
foto ilustruese SHBA- Disa orë përpara skadimit të afatit të mbylljes së pjesshme të qeverisë në mesnatë, Dhom...