Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
FOTO/ Protesta të dhunshme në Angli/, përleshje pas ceremonisë mortore për viktimat e sulmit me thikë
Siç raportohet trazirat kanë shpërthyen në qytetin Merseyside para ceremoninsë për vajzat e vrara në sulmin tragjik.
31 Korrik 2024, 15:11Nga E. D
pamje nga protesta
ANGLI- Protesta të dhunshme kanë shpërthyen në Angli pas sulmit me thika ndaj fëmijëve në një klasë baleti. Siç raportohet trazirat kanë shpërthyen në qytetin Merseyside para ceremoninsë për vajzat e vrara në sulmin tragjik. Gjithashtu protestuesit goditën me mjete të forta policët duke plagosur tetë prej tyre.Trazirat nisën afër një xhamie dhe sipas policisë u bënë nga persona jashtë qytetit. Policia tha se dhuna besohet të ketë përfshirë mbështetës të Ligës Angleze të Mbrojtjes.
Policia tha se personat e dhunshëm po përdornin vdekjen e tre fëmijëve të vegjël për qëllimet e tyre politike. Ndërsa të martën, Policia e Merseyside tregoi se tre vajza u vranë në një seminar vallëzimi me temën e Taylor Swift, ato ishin 6,8 dhe 9 vjeç. Dje u zhvillua ceremonia e përcjelljes së tyre ndërsa gjatë gjithë ditës, në internet qarkullonin zëra për një demonstrim të planifikuar pranë një xhamie në rrugën e Shën Lukës.
Rreth orës 19:45, demonstruesit filluan të mblidhen dhe u përfshinë në një përplasje me oficerët e policisë. Gjithashtu është djegur edhe një automjet policie. Në total, 27 efektivë janë dërguar në spital, dhe 12 janë trajtuar në vendngjarje, tha shërbimi i ambulancës. Ngjarja morri shkas nga tragjedia e së hënës kur një 17-vjeçar u arrestua si i dyshuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje pas sulmit të së hënës. Në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar edhe Keir Starmer, i cili tha se kushdo që shkakton trazira do të përballet me ligjin.