All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Franca kritikohet pasi lejoi një marsh të neo-nazistëve në Paris: Është e papranueshme, po fyejnë të vdekurit

Në marshimin e së shtunës nëpër një lagje luksoze të Parisit morën pjesë qindra burra nga grupet e ekstremit të djathtë, të cilët marshuan me flamuj dhe brohoritëm slogane për të përkujtuar vdekjen e një aktivisti të ekstremit të djathtë, Sebastien Deyzieu, më 1994.

8 Maj 2023, 19:51 Nga DOSJA
Franca kritikohet pasi lejoi një marsh të neo-nazistëve në
Francë
All - Paragraf - 1

PARIS- Forcat e policisë së Parisit dhe Ministria e Brendshme e Francës janë përballur me pyetje dhe kritika të shumta më 8 maj lidhur me një një marshim prej rreth 600 neo-nazistësh, që u autorizuan të kalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit në fundjavë.

Tubimi i 6 majit i ekstremistëve të krahut të djathtë, të veshur me të zeza, erdhi përderisa autoritetet po tentojnë t’i shuajnë protestat kundër qeverisë, me disa kufizime të reja të vendosura të hënën për ta mbrojtur presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nga zhurma e protestuesve që përplasnin tenxheret.

Në marshimin e së shtunës nëpër një lagje luksoze të Parisit morën pjesë qindra burra nga grupet e ekstremit të djathtë, të cilët marshuan me flamuj dhe brohoritëm slogane për të përkujtuar vdekjen e një aktivisti të ekstremit të djathtë, Sebastien Deyzieu, më 1994.

Protesta u autorizua nga autoritetet e qytetit dhe policia shihej duke patrulluar aty pranë.

Senatori i Partisë Socialiste, David Assouline, i bëri thirrje ministrit të  Brendshëm, Gerald Darmanin, që të “shpjegohet”.

“Është e papranueshme të lejosh 500 neo-nazistë dhe fashistë të parakalojnë në zemër të Parisit. Organizatat e tyre, shfaqja e ideologjisë së tyre, parullat, simbolet janë po aq fyerje për të vdekurit sa edhe nxitje për urrejtje racore”, shkroi ai në Twitter.

Franca shënoi festën tradicionale publike të 8 majit të hënën për ta përkujtuar fitoren e forcave aleate mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945 dhe jetët e humbura në luftën kundër fashizmit.

Ian Brossat, një zëdhënës i Partisë Komuniste, tha me shaka se “tenxheret janë qartazi më të rrezikshme se çizmet ushtarake”.

Organizata bamirëse e krahut të majtë, Attac, shkroi gjithashtu se e djathta ekstreme “demonstron urrejtjen e saj me pandëshkueshmëri të plotë në qendër të Parisit, ndërsa shteti po kërkon të shpallë të jashtëligjshëm goditjen e tenxhereve”.

Intelektuali i njohur, Jacques Attali, e quajti tubimin “të patolerueshëm”.

Departamenti i policisë së Parisit reagoi të hënën duke shpjeguar se nuk kishte kompetenca ligjore për të parandaluar një demonstratë nëse ajo nuk paraqet “rrezik të provuar për rendin publik”.

“Duke pasur parasysh se kjo demonstratë nuk kishte shkaktuar ndonjë problem apo probleme në rendin publik gjatë viteve të kaluara, prefekti i Parisit nuk ishte në gjendje të ndërmerrte hapa për ta ndaluar atë”, thuhet në një deklaratë.

Ai i referohej një përpjekjeje të mëparshme, në janar, për ta ndaluar një tubim nga grupi i ekstremit të djathtë “Paris Pride”, i cili u hodh poshtë nga një gjyqtar pas një apeli nga organizatorët. Demonstratat u ndaluan të hënën rreth Champs-Elysees në Paris, ku Macron mori pjesë në një ceremoni të 8 majit pranë memorialit të luftës, Arc de Triomphe.

Policia në Lionin lindor gjithashtu i shpalli të jashtëligjshme demonstratat të hënën pranë një memoriali të luftës ku Macron pritej të bënte homazhe për heroin e Rezistencës Franceze, Jean Moulin.

Një ankesë nga sindikata CGT u refuzua nga një gjykatë lokale. Anëtarët e qeverisë janë ndjekur nga protestuesit që rrahin tenxhere që kur Macron nënshkroi një reformë të pensioneve më 15 prill, e cila do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç nga 62 vjeç.

Demonstrata e ekstremit të djathtë në Paris të shtunën përfundoi me pjesëmarrësit që brohorisnin “Evropë, rini, revolucion”, slogani i grupit të dhunshëm studentor të ekstremit të djathtë GUD që pati ndikim në vitet 1990, tha një reporter i agjencisë së lajmeve AFP.

Dy ish-anëtarë të GUD, Axel Loustau dhe Olivier Duguet, të cilët më parë kanë punuar ngushtë me udhëheqësen politike franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, u fotografuan në tubimin e së shtunës, raportoi të hënën uebfaqja Mediapart.

Ministria e Brendshme ka ndaluar një numër grupesh ekstremiste kundër imigracionit në vitet e fundit, duke përfshirë Generation Identitaire dhe Zouaves Paris.

Marrë nga REL

neo nazistet ne paris

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet