LIVE UPDATES
Bota

Franca nis zbatimin e masa të rrepta kundër përdorimit të drogës në administratën shtetërore, Kryeministri: E bëra për siguri

Sipas agjencisë së lajmeve dpa disa punonjës ministrish janë detyruar të largohen nga detyra pasi rezultatet e testeve të tyre dolën pozitive. Lecornu e konfirmoi këtë në një intervistë për revistën "Paris Match”. "Shumë thonë se e bëra këtë për të dhënë një shembull në Francë. Kjo është e vërtetë. Por mbi të gjitha e bëra për arsye sigurie”, deklaroi Lecornu.

27 Korrik 2026, 08:13 Nga E. D
Franca nis zbatimin e masa të rrepta kundër përdorimit të
Sébastien Lecornu

FRANCË- Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, kishte njoftuar disa javë më parë se do të zhvillohen testime të papritura dhe të paparalajmëruara për droga në ministri, një vendim që shkaktoi debat të madh. Tani njoftohet për pushimet e para nga puna.

Sipas agjencisë së lajmeve dpa disa punonjës ministrish janë detyruar të largohen nga detyra pasi rezultatet e testeve të tyre dolën pozitive. Lecornu e konfirmoi këtë në një intervistë për revistën "Paris Match”. "Shumë thonë se e bëra këtë për të dhënë një shembull në Francë. Kjo është e vërtetë. Por mbi të gjitha e bëra për arsye sigurie”, deklaroi Lecornu.

Ai theksoi se shumë prej punonjësve të testuar kanë qasje në informacione jashtëzakonisht të ndjeshme, ndaj përdorimi i drogës përbën rrezik për sigurinë dhe funksionimin e shtetit.

Në mes të muajit qershor Lecornu u kishte dërguar ministrive një qarkore ku urdhëronte teste të detyrueshme dhe të paparalajmëruara të pështymës për zbulimin e përdorimit të drogave. Sipas mediave franceze ai kërkoi që të kontrollohen anëtarët e ministrive, zyrtarët e lartë shtetërorë dhe personeli që u nënshtrohet verifikimeve të sigurisë.

Në qarkore thuhej se, në rast se rezultatet e testeve dalin pozitive, autoritetet përkatëse duhet të shqyrtojnë pasojat e mundshme, përfshirë edhe masa disiplinore ndaj punonjësve.

Shteti duhet të mbetet i besueshëm në luftën kundër drogës

Përveç mbrojtjes së informacioneve të ndjeshme në nivelet më të larta të administratës shtetërore, një arsye tjetër për testet e drogës në qeveri është dëshira që shteti të ruajë besueshmërinë në luftën e tij kundër kriminalitetit të lidhur me drogën.

Siç deklaroi Sébastien Lecornu për revistën "Paris Match” trafiku i drogës përbën "sfidën më të madhe të politikës së brendshme me të cilën vendi ynë po përballet aktualisht dhe do të përballet edhe në vitet e ardhshme”. Ai tha se në Francë ka pothuajse një milion konsumues droge.

"Kjo prek të gjitha shtresat e shoqërisë”, tha Lecornu. Sipas tij, as bota politike nuk është e imunizuar ndaj këtij fenomeni.

Kryeministri francez theksoi se lufta e shtetit kundër drogës mund të mbetet e besueshme vetëm nëse ata që e udhëheqin atë nuk lënë vetë shkak për dyshim. Sipas tij në trajtimin e problemit nuk mund të ketë standarde të dyfishta.

"Nuk mund të dënojmë vrasjet e 16-vjeçarëve në periferitë e qyteteve dhe në të njëjtën kohë të tolerojmë konsumimin e drogës në lagjet e pasura.”

Me këtë qëndrim qeveria franceze synon të japë sinjalin se lufta kundër drogës duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht statusit shoqëror apo pozicionit politik.

Kontrollet do të vazhdojnë

Sipas kryeministrit francez Sébastien Lecornu, testet e drogës në qeveri dhe ministri nuk janë një masë e përkohshme apo simbolike.

"Testet do të kryhen në mënyrë  rastësore dhe do të vazhdojnë. Nuk kam asnjë dyshim se pasardhësit e mi mund të shkojnë madje edhe më tej”, tha ai.

Kjo do të thotë se kontrollet e paparalajmëruara do të vazhdojnë të mbeten pjesë e mekanizmave të sigurisë në administratën shtetërore franceze me qëllim parandalimin e përdorimit të drogës nga zyrtarët dhe punonjësit që kanë përgjegjësi të rëndësishme.

Ndërkohë ekipet e testimit të drogës shkuan pa paralajmërim edhe në Hôtel de Matignon, selinë e qeverisë franceze. Sipas televizionit TF1, rezultatet e testeve ishin lehtësuese për ekzekutivin francez: kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij rezultuan negativë, pra nuk kishin përdorur drogë.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë franceze për të forcuar luftën kundër drogës dhe për të garantuar që zyrtarët publikë të përmbushin standardet që shteti kërkon nga qytetarët e tij./DW

sébastien lecornu

Sondazh

Poll

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët