LIVE UPDATES
Bota

Fundi i epokës Dodik/ Analiza: A është i mundur kthimi i Dodikut?

Pyetja lind pasi Kuvendi i Republikës Sërpska anuloi të shtunën disa ligje antikushtetuese, ndërsa, një ditë më parë, Uashingtoni lehtësoi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve të afërt të Dodikut.

21 Tetor 2025, 11:31 Nga E. D
Fundi i epokës Dodik/ Analiza: A është i mundur kthimi i Dodikut?
Millorad Dodik

MAQEDONI E VERIUT- Vizita e Ana Trishiq Babiqit dhe Zhelka Cvijanoviqit këtë muaj në Uashington, ku takuan “persona të rëndësishëm në administratë”, dhe tërheqja disa ditë më vonë e ligjeve anti-Dejton në Republikën Sërpska. A është thjesht një rastësi, apo një tranzicion i dakorduar politik mes Millorad Dodikut dhe aktorëve ndërkombëtarë?

Pyetja lind pasi Kuvendi i Republikës Sërpska anuloi të shtunën disa ligje antikushtetuese, ndërsa, një ditë më parë, Uashingtoni lehtësoi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve të afërt të Dodikut.

Analistët paralajmërojnë se Dodik “mund të jetë duke ndryshuar taktikat, në pritje të një momenti të ri të favorshëm dhe një hapësire manovruese për t’u kthyer në pushtet”.

“Strategjia e Dodikut është vetëm një pjesë e rrëfimit. Pjesa tjetër, më e rëndësishme, është sjellja e SHBA-së, BE-së dhe partive të tjera politike në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk dua të parashikoj, por për aq kohë sa ato vazhdojnë presionin, mendoj se ky mund të jetë vërtet fundi politik i Dodikut dhe është plotësisht e mundur që kjo të ndodhë pikërisht tani”, thotë për Radion Evropa e Lirë Toby Vogel, analist nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit, me seli në Bruksel.

Ana Trishiq Babiq, këshilltare për kohë të gjatë e Dodikut, u emërua presidente e përkohshme e Republikës Sërpska më 18 tetor. Në të njëjtën ditë, Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska anuloi ligjet që miratoi në pranverë, për të penguar funksionimin e organeve të drejtësisë dhe policisë së shtetit në territorin e këtij entiteti. Kjo, pasi Dodiku u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

Dodik, të cilit i është hequr mandati i presidentit të Republikës Sërpska, ka qenë një figurë dominuese politike në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe përmes Aleancës së tij të Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) ka diktuar zhvillimet politike në vend, tash e dy dekada.

Politika e tij është parë shpesh si kërcënim për stabilitetin dhe paqen në Bosnje dhe Hercegovinë. Për pasojë, Departamenti i Financave i SHBA-ve ka vendosur sanksione ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij më të afërt - përfshirë Cvijanoviqin - si dhe ndaj anëtarëve të familjes dhe kompanive që, sipas SHBA-së, “kanë shërbyer për pasurimin e tij personal”.

Një tranzicion i drejtuar me kujdes

Vogel thotë se zhvillimet aktuale në Republikën Sërpska, me shumë gjasa, “nuk janë spontane”, por “rezultat i marrëveshjeve pas dyerve të mbyllura për një tranzicion të butë të pushtetit”, megjithëse nuk ka prova që e vërtetojnë këtë.

Sipas tij, Dodik përballet me presione të konsiderueshme dhe të shumëfishta, si nga komuniteti ndërkombëtar, ashtu edhe nga rrethi i tij i brendshëm politik. Ai thotë se Dodik “bën gjithmonë kompromis kur është nën presion të madh”, por “e radikalizon situatën kur ndien se ka hapësirë për një lëvizje të tillë”.

“Mendoj se amerikanët dhe evropianët do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Republikën Sërpska, SNSD-në dhe mbi atë që do ta zëvendësojë Dodikun pas zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, që të vazhdojnë në këtë kurs dhe të mos e ndryshojnë atë”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Një skenar i tillë do të ishte një kompromis i pranueshëm për aktorët ndërkombëtarë, sepse, siç thotë Vogel, Dodik ka më shumë frikë nga ndjekjet e mundshme penale në të ardhmen dhe nga humbja e kontrollit mbi pasurinë e tij personale.

“Mendoj se kjo e motivon më shumë se politika e lartë, apo se kush do të jetë president i përkohshëm i Republikës Sërpska...”, vlerëson Vogel.

Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se Dodik u detyrua të tërhiqej pas trysnisë së madhe ndërkombëtare. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se tërheqja e Dodikut mund të interpretohet si përgjigje ndaj “kërcënimeve konkrete dhe serioze nga Uashingtoni”.

Ai kujton paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, drejtuar partnerëve në rajon, që t’i bashkohen SHBA-së në kundërshtimin e “kësaj sjelljeje të rrezikshme dhe destabilizuese”.

“Kjo do të thotë se ka ndodhur diçka, se ka ardhur një kërcënim i fortë nga Uashingtoni dhe se është marrë seriozisht në Banja Llukë - kryesisht nga Dodiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Pra, është arritur një marrëveshje: nëse ju e bëni atë që ne kërkojmë nga ju - që është pikërisht kjo që është bërë - atëherë ne do të jemi më të butë ndaj jush”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.

Davor Gjenero, analist politik nga Zagrebi, thotë se vizita në Uashington e Cvijanoviqit dhe Trishiq Babiqit ishte “ngjarja kryesore” që shërbeu për të orkestruar një “tranzicion të qetë pas epokës së Dodikut”.

Pas tërheqjes së ligjeve, Cvijanoviq shkroi në anglisht në X se Republika Sërpska ka treguar se është një “partnere e besueshme”.

Gjenero tërheq një paralele mes Cvijanoviqit dhe Bilana Pllavshiqit, e cila, siç thotë ai, “ka luajtur një rol të ngjashëm në periudhën pas [Radovan] Karaxhiqit”, në fund të viteve 1990.

Edhe pse Pllavshiq më vonë u dënua për krime lufte nga Tribunali i Hagës, roli i saj i përkohshëm si një urë drejt Perëndimit ishte, sipas Gjeneros, i domosdoshëm për stabilizimin e situatës dhe që ai skenar të mos përsëritej. Gjenero e përshkruan këtë si një taktikë pragmatike amerikane, e cila u mundëson aktorëve ndërkombëtarë të komunikojnë me figurat lokale dhe të realizojnë tranzicionin e pushtetit, pa ndërhyrje të hapur.

“Kjo nuk do të thotë se ka ndodhur ndonjë ndryshim në qëndrimin ndaj Millorad Dodikut apo në vendimin që ai - dhe në plan afatgjatë edhe rrethi i tij i ngushtë - duhet të largohet nga politika. Do të shohim në zgjedhjet për presidentin e entitetit nëse kjo hapësirë do të shfrytëzohet, apo nëse do të paraqitet dikush që është edhe më i afërt me [presidentin serb, Aleksandar] Vuçiq sesa ka qenë Dodik”, thotë Gjenero për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Dodik përballet me mundësinë e “tërheqjes së qetë nga jeta publike, duke mbrojtur pasurinë e tij të fituar”, ose me “një konflikt që mund ta vendosë atë në një pozicion të ngjashëm me atë të Karaxhiqit”.

“Nuk ka opsion të tretë. Ai nuk bën pjesë në traditën e kriminelëve të luftës në politikën e entitetit. Përfituesit e luftës janë më racionalë se kriminelët e luftës dhe janë të përqendruar, para së gjithash, në ruajtjen e fuqisë së tyre ekonomike”, thotë Gjenero.

A është i mundur kthimi i Dodikut?

Profesori Shaqir Filandra nga Fakulteti i Shkencave Politike në Sarajevë thotë për Radion Evropa e Lirë se spekulimet për tërheqjen e Dodikut, për momentin, mbeten vetëm zëra, pasi ai vazhdon të ketë ndikim kyç në proceset politike dhe në vendimmarrje.

Ai shton se “ka gjasa që të ketë pasur njëfarë koordinimi me aktorët ndërkombëtarë”, me qëllim që “të parandalohet hapja e një vatre të re juridike-politike apo të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në rajon”.

“Nuk mendoj se do të ketë një grushtshtet të madh politik. Mendoj se Dodik ka dëshmuar deri më tani se ka aftësi politike për të ruajtur pozicionin e tij”, thotë Filandra.

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës po zhvillon një hetim kundër Dodikut, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, dhe kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, nën dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Zyra e Prokurorit po heton edhe një rast që lidhet me blerjen e një vile nga Dodiku në lagjen elitare të Beogradit, Dedinje. Dodik u dënua me një vendim të formës së prerë për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe iu ndalua të mbante poste publike për gjashtë vjet.

Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje dhe Hercegovinës ia hoqi Dodikut mandatin si president i Republikës Sërpska dhe shpalli zgjedhje të parakohshme. Aktualisht, ai ushtron vetëm funksionin e kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur - partisë në pushtet në Republikën Sërpska dhe në nivel shtetëror./REL

millorad dodik

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë