Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pranë varrit të "Papës së të varfërve" ndodhet ikona bizantine e Virgjëreshës Mari, para së cilës falej papa i ndjerë. Përpara se të çohej në banesën e fundit, fëmijë të vegjël, refugjatë, emigrantë, të pastrehë e shumë të tjerë lanë një lule të bardhë brenda kishës.
ITALI- Të paktën 400,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Papa Françeskut më herët sot, duke përfshirë besimtarët që u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe përgjatë procesionit nëpër rrugët e Romës, tha ministri i brendshëm italian.
"Midis njerëzve që morën pjesë në sheshin e Shën Pjetrit për meshën dhe atyre që morën pjesë përgjatë rrugës për në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, ne vlerësojmë numrin të paktën 400,000 njerëz," tha Matteo Piandendozi.
Varrimi privat
Varrimi i Papës ishte privat, siç kishte kërkuar ai. Pranë varrit të "Papës së të varfërve" ndodhet ikona bizantine e Virgjëreshës Mari, para së cilës falej papa i ndjerë. Përpara se të çohej në banesën e fundit, fëmijë të vegjël, refugjatë, emigrantë, të pastrehë e shumë të tjerë lanë një lule të bardhë brenda kishës.
Turma njerëzish u gjetën edhe në qendrën historike të Romës, përgjatë rrugës prej gjashtë kilometrash të mbuluar nga procesioni funeral. Emocioni ishte i madh dhe nuk munguan lutjet dhe duartrokitjet e gjata. Të dielën (27/4) kardinalët do të shkojnë në Santa Maria Maggiore për të adhuruar dhe nga e hëna, kisha do të hapë portat e saj për besimtarët në mënyrë që ata të mund të adhurojnë.
Në testamentin e tij, Papa Françesku dha udhëzime të thjeshta për varrimin e tij: Varri duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorime të veçanta dhe të ketë vetëm mbishkrimin: Franciscus.
Në fakt, Françesku do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që kërkon të varroset jashtë Vatikanit. Siç kishte deklaruar, ai nuk dëshiron të varroset në Bazilikën e Shën Pjetrit apo në katakombet e saj, ku janë varrosur shumica e Papëve. Shpjegimi që dha ishte se gjatë gjithë jetës së tij Papa Françesku tha se ia besonte veten gjithmonë Virgjëreshës Mari.
“Për këtë arsye, kërkoj që mbetjet e mia mortore të pushojnë, në pritje të Ringjalljes, në bazilikën papale të Shën Marisë Major”, shkruan ai në testamentin e tij.
Foto ilustruese IRAN- Të paktën katër persona u vranë sot nga një shpërthim i fuqishëm që ndodh...
Foto ilustruese TURQI- Autoritetet turke kanë bërë një valë të re arrestimesh në kuadër të hetimeve p&eum...
Foto ilustruese ITALI- Presidenti i SHBA Donald Trump, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryemi...
IRAN- Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të ...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur ditën e sotme se Rusia ka rimarrë kontrollin e Kurskut, raj...
Foto ilustruese IRAN- Një shpërthim i fortë në Iran ka plagosur sot 516 persona, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim. Shpërthimi ndo...
Foto nga takimi ROMA- Raundi i bisedimeve diplomatike të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Romë nuk ka përfunduar ende. M...
Foto ilustruese ITALI- Presidenti amerikan Donald Trump u akuzua për shkelje të kodit të veshjes në funeralin e Papa Fran&cce...
Këpucët VATIKAN- Papa Françesku është përcjellë për në banesën e fundit, në Bazilikën Sa...
Foto nga takimi VATIKAN- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se takimi që zhvilloi në Vatikan me presidentin e SHBA-s&e...