LIVE UPDATES
Bota

Fushata e republikanëve në zgjedhjet paraprake, SONDAZHET favorizojnë Donald Trump

Sondazhet e votuesve të mundshëm republikanë tregojnë se Donald Trumpi ka një epërsi të madhe ndaj sfiduesve të tjerë të deklaruar në zgjedhjet paraprake, përfshirë dy më të shquarit: Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-nënpresidentin Mike Pence.

28 Qershor 2023, 15:30 Nga k.m.
Fushata e republikanëve në zgjedhjet paraprake, SONDAZHET
Donald Trump

Ish-presidenti Donald Trump po bën fushatë për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, duke u zotuar të fitojë këtë herë ndaj Presidentit Joe Biden, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e vitit 2020. Por së pari Trump do të duhet të mposhtë një numër në rritje të republikanëve që po konkurrojnë gjithashtu për të siguruar emërimin e partisë si kandidat të saj për president. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman thotë se numri i madh i konkurrentëve është në avantazhin e Trump, pasi shumica e tyre hezitojnë ta kritikojnë ish-presidentin.

Sondazhet e votuesve të mundshëm republikanë tregojnë se Donald Trumpi ka një epërsi të madhe ndaj sfiduesve të tjerë të deklaruar në zgjedhjet paraprake, përfshirë dy më të shquarit: Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-nënpresidentin Mike Pence.

Trump mbetet sfidues pavarësisht se u bë i pari ish-president që përballet me akuza penale federale.

Strategu politik dhe veteran i pesë fushatave presidenciale republikane, Stuart Stevens nuk është i befasuar nga epërsia e fortë e ish presidentit.

“Kjo është partia e Trumpit. Dhe nuk shoh asnjë arsye për të besuar se çështjet ligjore që ai ka, do ta ndryshojnë këtë. Në shumë mënyra, thjesht e forcojnë Trump. Ai ka arritur ta portretizojë veten me sukses si viktimë”.

Konkurrenti më i fundit në fushën republikane është ish-ligjvënësi Will Hurd nga Teksasi.

“...Nëse zgjedhim një politikan të dështuar, egoist si Donald Trump, i cili humbi Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë, të gjithë e dimë se Joe Biden do të fitojë përsëri”.

Pak nga republikanët e tjerë që kandidojnë janë po kaq kritikë të hapur ndaj Trump. Përjashtim bën ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie.

"Donald Trumpi na bëri më të dobët,duke na ndarë edhe më shumë".

Me përjashtim të Pence, shumë në garë ka të ngjarë të marrin pjesë si kandidatë të mundshëm për postin e nënpresidentit, ose po e përdorin këtë sezon primaresh si një bazë për vitin 2028.

Ashtu si kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez, ata shënjestrojnë presidentin Biden dhe demokratët - jo Donald Trumpin.

"Nën këtë administratë, Amerika ka filluar përsëri të dyshojë në veten e saj".

Cilido qoftë motivimi i tyre, ka një arsye të llogaritur në qasjen e kujdesshme të shumicës së kandidatëve ndaj ish presidentit Trump.

“Nëse pozicionohesh kundër Joe Bidenit, kjo është një gjë e mirë në zgjedhjet paraprake republikane. Por historia ka treguar se kur sulmon Donald Trumpin, ai të kundërsulmon shumë fort. Ndoshta Chris Christie është një përjashtim - por nuk mendoj se pjesa tjetër e tyre po kërkojnë të luftojnë me Donald Trumpin".

Për votuesit, mundësia e tyre e parë për të vlerësuar shumë prej atyre që konkurrojnë për president do të vijë kur kandidatët të përballen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, më 23 gusht - dita kur Partia Republikane ka planifikuar debatin e saj të parë të sezonit të primareve./VOA

donald trump

Sondazh

Poll
Bota 28 Qershor 2023, 14:42 k.m.

Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

Foto ilustruese Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid. Ky term nënkupton vdekjen e mi...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet