LIVE UPDATES
Bota

Sulmi ndaj Kramatorskut, Ukraina akuzon një banor lokal se ndihmoi forcat ruse

Kramatorsku është një qytet në vijën e parë të frontit, ku ndodhet qendra rajonale e ushtrisë ukrainase. Piceria frekuentohej nga banorë të zonës, gazetarë, punonjës të ndihmës së shpejtë, e ushtarë.

28 Qershor 2023, 15:26 Nga I.A
Sulmi ndaj Kramatorskut, Ukraina akuzon një banor lokal se ndihmoi forcat
Ukraina

UKRAINË- Autoritetet ukrainase arrestuan të mërkurën një person i cili akuzohet se ka ndihmuar Rusinë në kryerjen e një sulmi me raketë, që goditi të martën një piceri mjaft të frekuentuar në qytetin e Kramatorskut, në lindje të Ukrainës. Si pasojë të paktën 10 persona u vranë, mes tyre tre fëmijë të moshës 14 dhe 17 vjeç, ndërsa 61 të tjerë u plagosën. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim për të mbijetuar apo viktima që nuk i mbijetuan sulmit.

Kramatorsku është një qytet në vijën e parë të frontit, ku ndodhet qendra rajonale e ushtrisë ukrainase. Piceria frekuentohej nga banorë të zonës, gazetarë, punonjës të ndihmës së shpejtë, e ushtarë.

Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, personi i arrestuar, i seksit mashkull, punonjës i një kompanie lokale për transportin e gazit, dyshohet se kishte orientuar trupat ruse të godisnin restorantin.

Ai u kishte ofruar atyre pamje filmike dhe i kishte informuar mbi popullaritetin e restorantit, sipas një njoftimi për shtyp të Shërbimit të Sigurisë, të publikuar në rrjetin social ‘Telegram’. Por autoritetet ukrainase nuk dhanë asnjë provë mbi pretendimet e tyre.

Sulmet ndaj qyteteve të Ukrainës janë një taktikë që Rusia e ka përdorur shpesh gjatë 16 muajve të luftës.

Guvernatori i Doneskut Pavlo Kyrylenko tha se gjatë sulmit të së martës ndaj Krematorskut u dëmtuan gjithashtu 18 ndërtesa shumëkatëshe, 65 shtëpi, pesë shkolla, dy kopshte, një qendër tregtare, një ndërtesë administrative dhe një qendër argëtimi.

Sulmi ndaj këtij qyteti dhe ndaj të tjerave anembanë Ukrainës, janë tregues se Kremlini nuk po i lehtëson sulmet ajrore pavarësisht përballjes me një rebelim të armatosur jetëshkurtër, fundjavën e kaluar. Po kështu nuk ka pasur asnjë shtysë të dukshme ushtarake nga ana e Ukrainës, për të shfrytëzuar situatën. Megjithatë Kievi nuk ka dhënë informacione në lidhje me zhvillimet e fundit në fushën e betejës.

Fillimisht u mendua se sulmi ndaj Kramatorskut ishte kryer me një raketë tokë-ajër S-300, raketa që forcat ruse i kanë përdorur për sulme ndaj qyteteve, por autoritetet policore shtetërore njoftuan më vonë se ishte përdorur një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi ‘Iskander’.

Rusia ka këmbëngulur në mënyrë të vazhdueshme se nuk ka goditur objektiva civile, megjithëse gjatë sulmeve të saj ajrore janë vrarë shumë të tillë. Qytetit i Kramatorskut ndodhet në rajonin e Donetskut, një nga katër provincat e Ukrainës që Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme shtatorin e kaluar, e që megjithatë nuk e kontrollon plotësisht.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 28 Qershor 2023, 14:42 k.m.

Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

Foto ilustruese Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid. Ky term nënkupton vdekjen e mi...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen