Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Samiti ishte gjithashtu një mundësi për Xinë që të prezantohej si një udhëheqës i Globit Jugor që vë si prioritet stabilitetin ekonomik, duke synuar që të paraqesë një kontrast me pasigurinë që sjellë regjimi i tarifave i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ndërprerja e ndihmës së huaj nga SHBA-ja.
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një mesazh kundër Perëndimit lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, teksa qëndroi krah për krah me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, teksa të dy liderët vunë në pah lidhjet e tyre të ngushta gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), në Kinë.
Duke folur para udhëheqësve të tjerë në samitin dyditor në Tianjin, më 1 shtator, Putini tha se lufta në Ukrainë nuk erdhi “si rezultat i një sulmi rus”, por për shkak të një grusht shteti të mbështetur nga Perëndimi në Kiev, sipas deklaratave të transmetuara nga agjencia ruse e lajmeve TASS.
Këto deklarata ishin një referencë e pasaktë për protestat e Majdanit, të cilat rrëzuan nga pushteti presidentin ukrainas pro-Moskës, Viktor Yanukovych, në vitin 2014, pasi ai hoqi dorë nga një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian dhe u orientua nga Rusia.
Putini shtoi – ajo që ai e quajti përpjekje të Perëndimit për të tërhequr NATO-n në Ukrainë – përbënte një “kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë”, një pretendim që aleanca ushtarake e ka mohuar vazhdimisht.
Më pas, Putin lavdëroi SCO-në – ku bëjnë pjesë Bjellorusia, Kina, India, Irani, Kazakistani, Kirgizia, Pakistani, Rusia, Uzbekistani dhe Taxhikistani – dhe duke e cilësuar si model për një “sistem që do të zëvendësonte modelet e vjetruara të Evropës Qendrore dhe euroatlantike”, duke iu referuar organizatave financiare dhe të sigurisë të mbështetura nga Perëndimi, të cilat kanë formësuar institucionet globale që nga Lufta e Dytë Botërore.
Këto komente erdhën në ditën e dytë të samitit të SCO-s, samit që veçse ishte i përqendruar te ndikimi në rritje diplomatik i Kinës, përfshirë edhe shumë momente të orkestruara që synonin të tregonin thellimin e marrëdhënies midis Pekinit dhe Moskës, duke nxjerrë në pah raportin e ngushtë personal midis Putinit dhe Xisë.
Samiti ishte gjithashtu një mundësi për Xinë që të prezantohej si një udhëheqës i Globit Jugor që vë si prioritet stabilitetin ekonomik, duke synuar që të paraqesë një kontrast me pasigurinë që sjellë regjimi i tarifave i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ndërprerja e ndihmës së huaj nga SHBA-ja.
“Ne duhet të shfrytëzojmë fuqinë e tregjeve tona gjigante dhe përpushmërinë ekonomike midis shteteve anëtare dhe të përmirësojmë lehtësimin e tregtisë dhe investimeve”, u tha Xi udhëheqësve në samit gjatë një fjalimi 14-minutësh.
Lideri kinez premtoi 2 miliardë juan (rreth 280 milionë dollarë) grante për shtetet anëtare të SCO-së këtë vit, si dhe 10 miliardë juan (rreth 1.4 miliard dollarë) kredi për një konsorcium bankar të SCO-së. Ai gjithashtu bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të mundshëm të një Banke Zhvillimore të SCO-së./REL
ÇEKI- Ish-kryeministri populist çek Andrej Babis u shtrua në spital të hënën pasi u sulmua nga një burr&...
foto ilustruese BRITANI- Mbretëria e Bashkuar ka pasur verën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, tha...
von der leyen MOSKË- Rusia ka mohuar përfshirjen në dështimin e sistemeve të navigimit GPS në aeroplanin që transportont...
kim jong un PHENIAN- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është larguar nga Pheniani për në Kinë, ku do të marr&...
sendet e sekuestruara GREQI- Autoritetet greke kanë shkatërruar një organizatë kriminale në ishullin e Kretës, ku 49 persona ...
te prekurit nga termeti AFGANISTAN- Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.0 ballë në Afganistan ka kaluar 800, ndërsa 3,000...
Boris Pistorius GJERMANI- Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius ka hedhur poshtë deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropia...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është rikthyer te çështja e marrëdhënieve tregt...
robert kennedy jr SHBA- Nëntë ish-drejtorë të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë...
ursula von der leyen BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët t&eu...