“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Gjendet pa ndjenja pjesëtari i KFOR-it në Brezovicë, detajet e para
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se ai është nën përkujdesje mjekësore, pasi që ekipet e emergjencës kanë shkuar shpejt në vendin e ngjarjes.
8 Janar 2023, 17:19Nga a.l
KFOR
KOSOVË- Një pjesëtar i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it është gjetur pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se ai është nën përkujdesje mjekësore, pasi që ekipet e emergjencës kanë shkuar shpejt në vendin e ngjarjes.
'Sot, rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore”, ka thënë Veseli.
Ai ka bërë të ditur se janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-it të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.