LIVE UPDATES
Bota

Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani

Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars.

1 Prill 2025, 20:12 Nga r.ll
Gjendet trupi i ushtarit amerikan të zhdukur në Lituani
foto ilustruese

LITUANI- Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të ditur Ushtria amerikane përmes një deklarate më 1 prill.

Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars. Trupat e tre ushtarëve amerikanë si dhe automjeti i tyre i blinduar M88A2 Hercules, u gjetën një ditë më parë.

“Kjo javë ka qenë shkatërruese. Sot, zemrat tona mbajnë peshën e një dhimbjeje të padurueshme me humbjen e ushtarit tonë”, tha gjeneralmajor Christopher Norrie.

Kërkimet ishin intensifikuar në 24 orët e fundit me mbërritjen e personelit dhe pajisjeve të specializuara. Qentë e shpëtimit dhe dy sisteme të avancuara dronësh, ndihmuan në operacionin e kërkimit.

Qindra ushtarë të Divizionit të tretë të Këmbësorisë, së bashku me zhytës të Marinës amerikane, Forcat e Armatosura të Lituanisë, inxhinierë polakë, policinë ushtarake të Estonisë, agjenci civile shumëkombëshe dhe ekspertë teknikë nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane morën pjesë në operacionin e kërkimit.

Emrat e ushtarëve të vdekur nuk janë bërë publikë deri në njoftimin zyrtar të familjarëve. Hetimet kanë nisur mbi këtë tragjedi. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në incident, përfshirë terrenin, kushtet atmosferike dhe gjendjen e automjetit. Zhdukja e automjetit dhe e ushtarëve nxiti një operacion të gjerë ndërkombëtar shpëtimi, dhe gjeneralmajor Curtis Taylor, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.

“Nuk mund t’i falënderojmë aq sa duhet aleatët dhe kolegët tanë, veçanërisht lituanezët, të cilët nuk kursyen asnjë burim për të mbështetur këtë mision”, tha ai. “Së bashku, e mbajtëm premtimin për të mos lënë kurrë pas një ushtar të rënë”.

Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është mikpritës i më shumë se 1.000 trupa amerikane që janë të stacionuar në këtë shtet baltik në baza rotative./REL

lituani

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend